14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 9065

Pasaporta diplomatike, e pa vlerë

0

pasaporta e kosovesPasaportën diplomatike të Kosovës e kanë marrë më shumë se 600 zyrtarë. Ky dokument, pothuajse nuk u ofron atyre kurrfarë privilegji jashtë shtetit. Por, në Kosovë me këtë dokument ata e kalojnë kufirin më lehtë dhe kanë disa lehtësira në aeroport.Tre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni nuk kanë marrë pasaportat diplomatike të Shtetit.Për dallim prej 117 deputetëve të tjerë, Muhamet Mustafa, Emin Gërbeshi dhe Rada Trajkovic nuk janë pajisur me pasaportë diplomatike.

Aktualisht, pasaportë të tillë kanë edhe ish-Presidenti, ish-Kryeministrat, ish-Kryeparlamentarët, Presidentja me familje, Kryeministri me familje, Ministrat me familjet e tyre, Zëvendësministrat si dhe stafi diplomatik i Kosovës.

Gazeta Express ka pasur qasje në listën e pasaportave diplomatike, të cilën e harton dhe mirëmban Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim më Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë listë ishin më shumë se 600 zyrtarë që kanë përfituar pasaportë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Zyrtarët e MPJ’së kanë thënë se kjo listë plotësohet për shkak se ka zyrtarë që ende nuk kanë marrë pasaportë dhe ka të tjerë që i kthejnë pasaportat diplomatike në momentin që e përfundojnë mandatin.

Por, cilat janë privilegjet që ofron pasaporta diplomatike e Kosovës?

Kjo pasaportë iu mundëson zyrtarëve të përdorin dhomën VIP në Aeroportin e Prishtinës, të kalojnë kufirin e Kosovës pa pritur në rend.

Posa ta kalojnë kufirin, zyrtarët e Kosovës trajtohen sikur çdo qytetarë tjetër përveç nëse në vendin ku shkojnë i pret protokolli i shtetit mikpritës.

Sidoqoftë, zyrtarët e pajisur me pasaportë diplomatike duhet të pajisen me vizë njësoj sikur qytetarët me pasaporta jodiplomatike.

Me LDK-në koalicion

0

Blerim KuciSekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, është shprehur i bindur se kjo parti në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do t’i fitojë mbi 20 për qind të votave. Ai ka thënë se, përveç komunave ku aktualisht qeveris AAK-ja, do të dalë fituese edhe në komuna të tjera. “Jemi të sigurt se në këto zgjedhje do ta kalojmë pragun e arritur në zgjedhjet e 2009-s. AAK-ja në ato zgjedhje ka marrë 18.7 për qind. Jemi duke punuar dhe duke bërë përpjekje maksimale për të kaluar këtë shifër dhe për të fituar mbi 20 për qind në zgjedhjet e 3 nëntorit”, ka thënë Kuçi në intervistën për “Epokën e re”.
Kuçi u ka bërë thirrje Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt të mendojnë për një koalicion të ardhshëm AAK – LDK. “Votuesit i obligojnë, qoftë z. Mustafa qoftë z. Haradinaj, t’i përmbahen kësaj vije: një koalicioni të mundshëm AAK – LDK ose LDK – AAK”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se do të ishte mirë që në krye të qeverisë së ardhshme të vijë Ramush Haradinaj.

Kryeziu mobilizohet për zgjedhjet e nëntorit

0

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka filluar të mobilizohet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti. Ai për nesër ( e shtunë), ka ftuar në një takim përfaqësuesit e të gjitha nëndegëve të LDK-së në Prizren.

Zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi tha se qëllimi i takimit të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziut me nëndegët e LDK-së, është mobilizimi për t’i fituar zgjedhjet. “Në këtë takim do të diskutohet për mënyrën e mobilizimit për t’i fituar zgjedhjet në nëntor”, tha Gashi për “PrizrenPress”. Sipas tij, LDK-ja në Prizren në këtëo zgjedhje do të hyjë e mobilizuar dhe e bindur në fitore.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, takimin me përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së do të mbajë në ora 12:00./PrizrenPress.com/

 

Elita e Kosovës e zhytur në korrupsion dhe krim

0

Pare ndoreLigji i amnistisë që u miratua kohë më parë në Kuvendin e Kosovës e që aktualisht ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Kështu, transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, në një storje të publikuar në emision “Europa Sot “, thekson se ligji i amnistisë kërcënon të vë në pikëpyetje të gjithë punën e EULEX-it në Kosovë.

Mediumi gjerman, rikujton se ligji fillimisht ishte menduar për Veriun e Kosovës, ku lulëzon kontrabanda dhe krimi i organizuar. Por, aty theksohet edhe dëshira e elitës kosovare të korruptuar dhe të zhytur në evazion fiskal, për ta amnistuar edhe vetën.

“Amnisti tingëllon bukur edhe në Parlamentin e Kosovës, të dominuar prej shqiptarëve. Deputetët kanë miratuar një ligj amnistie, i cili vlen jo vetëm për serbët në Veri, por edhe për aktet penale në mbarë Kosovën. Madje, një ligj edhe për vet deputetët. Elita e Kosovës është e zhytur në korrupsion në evazion fiskal dhe kriminalitet të organizuar. Por për të vendosur paqen e qëndrueshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, ishte në radhë të parë BE që ushtroi presion për këtë ligj” thuhet në storjen e DW.

Po ashtu, përmendet tregtia ilegale me produkte farmaceutike në Kosovë, që thuhet se është një ndër bizneset kriminale me qarkullimin më të lartë të parave.

“Por, tani mafia kosovare e shëndetësisë mund të shpresojë tek amnistia për falsifikuesit e dokumenteve”

Ndërkaq, potencohet edhe rasti i ish – Sekretarit të Ministrisë Shëndetësisë Ilir Tolajt, që mund të përfitojë nga amnistia, sikurse edhe ai ish -Kryetarit të Ferizajt Bajrush Xhemajli, që kishte shkaktuar aksident duke lënë të vdekur një kosovar.

DW ka rikujtuar se tani ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por se ka pak shpresa të ndryshojë

“Por askush nuk beson se kjo instancë do ta rrëzojë atë, të gjithë janë pro Qeveria, Parlamenti dhe tek e fundit edhe Bashkimi Europian”.

65 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit, për pesë ditë

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Rajonit të Prizrenit, nga e hëna e kësaj jave e deri më sot, ka shoqëruar dhe arrestuar persona të kërkuar nga gjykata dhe disa prej tyre janë dërguar në burgje të Kosovës.

“Me qëllim të krijimit të një vendi më të sigurt dhe respektimit të ligjit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka hartuar plane veprimi që kanë të bëjnë me sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin. Për këtë prin Stacioni Policor i Prizrenit, policët e të cilit kanë arrestuar apo shoqëruar 25 persona për vepra të ndryshme penale. Nga këto: tre të dyshuar janë nën masën e arrestit policor; nëntë persona janë dërguar në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale.

Në Rahavec policia ka arrestuar 15 persona: katër për vepra të ndryshme penale; dhjetë sipas urdhëresave të gjykatave dhe një është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërsa në Suharekë policia ka kryer shtatë arrestime, prej tyre dy persona kanë përfunduar në burg.

Në Malisheva ka kryer gjashtë arrestime, prej tyre dy me urdhër arrest dhe Dragashi ka kryer 12 arrestime: tri arrestime për vepra të ndryshme penale dhe nëntë arrestime sipas urdhër arrestit të gjykatave. Aksioni i policisë nuk ka përfunduar por do të vazhdojë edhe ditëve tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Pse Ismail Kadare duhet ta fitojë Çmimin Nobel 2013 për Letërsinë

0

IsmailKadare6-30Revista “World Literature Today”, e themeluar në vitin 1927,e cila botohet një herë në dy muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi pardje një shkrim të Nina Sabolik, Profesore në Universitetin Shtetëror të Arizonës, nën titullin “Pse Ismail Kadare duhet ta fitojë Çmimin Nobel 2013 për Letërsinë”.

Në vijim po japim një përmbledhje të zgjeruar të këtij shkrimi.

Unë duhet ta urrej Ismail Kadarenë. Unë duhet ta urrej atë sepse unë jam maqedonase, ndërsa ai është shqiptar dhe dy popujt tanë kanë qenë armiq prej shekujsh dhe u futën në luftë së fundmi nja dymbëdhjetë vjet më parë. Unë duhet ta urrej atë, sepse në një takim së fundmi të PEN-it ndërkombëtar ne Bled të Sllovenisë, ai ishte i vetmi që refuzoi të firmosë një peticion për njohjen e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues – një peticion që u firmos nga të 70 anëtarët e PEN-it, përfshi dhe pesë shkrimtarët e tjerë shqiptarë… Megjithatë, pas leximit të romaneve dhe tregimeve të tij, unë jo vetëm nuk mund ta urrej atë, por dëshiroj ta nominoj atë për Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2013. Më lini t’u tregoj përse.

Shumë nga librat e tij ishin ndaluar gjatë tridhjetë vjetëve që ai kaloi si një shkrimtar në Shqipërinë komuniste. Midis tyre është romani që është konsideruar si vepra më mirë e tij ‘Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981) i cili bën një paralele të dukshme midis regjimit të Hoxhës dhe një vendi të trilluar ku ëndrrat shqyrtoheshin për shenja të ndonjë disidence politike. Megjithatë, pavarësisht nga gjithë ky mendim i lirë i tij, Kadare jo vetëm mbijetoi, por u bë i famshëm në një vend ku shkrimtarët në përgjithësi internoheshin, burgoseshin, ose ekzekutoheshin për gabime shumë më vogla ideologjike.

Romani “Kështjella”, si disidencë e Kadaresë, është një alegori e një alegorie. Në thelbin e saj, ajo nuk është vetëm një kritikë e komunizmit, por gjithashtu një reflektim mbi relativitetin kulturor të shfaqjes historike.

Si historia e “Kështjellës” – dhe si ajo e familjes sime, në kuptimin më të vrazhdë, komunistët e klasës punëtore, socialistët borgjezë liberalë dhe antikomunistët konservatorë përziheshin dhe bënin krushqi me njëri-tjetrin – jeta politike e Kadaresë nuk përfaqëson një kufi të qartë midis komunistëve “të këqij” dhe disidentëve “të mirë”. Në vend të kësaj, në rrëfimin e tij Kadare përdor lentet e historisë për të treguar natyrën e disidencës politike në përgjithësi. Kronikani oportunist politik i “Kështjellës”, për shembull, sajon historinë e përplasjes midis ushtrisë osmane dhe armikut shqiptar, e cila është konsideruar nga kritikët bashkëkohorë si një histori mbi përplasjen midis komunistëve dhe kundërshtarëve të tyre.

Të ishe shkrimtar në Shqipërinë komuniste duhet të ketë qenë e ngjashme me të qenit kronikan në një ushtri të madhe lindore në ditët e Perandorisë Otomane. Portretizimi i Kadaresë për Tursun Pashën, komandantin e ushtrisë otomane te ‘Kështjella” dhe një paraqitje e Enver Hoxhës dhe diktatorëve ushtarakë gjithandej, është rrëfyer në këtë vështrim. “Nata ishte shtatzënë dhe ai ishte në barkun e saj, krejtësisht i vetëm” është, për shembull, se si kronikani përshkruan gjendjen emocionale të Pashait në prag të kështjellës. Një karakter i trazuar në muzgun e jetës së tij, i shqetësuar për tatëpjetën e karrierës së tij ushtarake, Tursun Pasha ndihet i dërrmuar nga pesha sa personale dhe qytetëruese e misionit që ai synon të arrijë. Në barkun e dyshimeve të tij, ai i kundërvihet vlerës së jetës së tij të kaluar si një shërbëtor dhe krijues i një perandorie të sapolindur dhe mizore. Në fund të karrierës së tij, shfaqja e qiellit të kuq- gjak nga Lindja ishte parandjenja e një rrethimi të përgjakshëm, ndërsa vdekja e tij është i vetmi njoftim i mundshëm që del nga kufijtë e perandorisë. Kështu, “barku i errët” i natës shërben me qëllime të shumëfishta simbolike sa për konfliktet e brendshme të një personi të paaftë për t’i shpëtuar peshës dërrmuese të historisë, zgjedhës së një perandorie të stërmadhe të përhapur në drejtim të perëndimit, dhe, tërthorazi, por pagabueshëm, perandorisë komuniste të Stalinit. Vetëvrasja e Tursun Pashait në fund të rrethimit nënvizon kuptimin e zymtë të kësaj metafore, vdekja e tij duke u bërë “një lloj vendi askund, një vend me të vërtetë përtej mundësive të ligjit, jashtë botës dhe Perandorisë”.

Një element tjetër i kritikës së Kadaresë ndaj regjimit të Hoxhës është sulmi i tij mbi idenë e denacionalizimit, që te ‘Kështjella” fillon nga padishahu, ose sulltani, i cili ishte gjithashtu një argëtim i preferuar i perandorisë më të fundit komuniste… Kjo është një temë që Kadare i rikthehet në veprën e tij të fundit, “Aksidenti” (2010), e cila shenjon ndikimin korruptiv të vlerave të shtrembëruara perëndimore në Europën postkomuniste juglindore. Tek “Aksidenti”, megjithatë, armiku nuk është një diktator komunist, por sulmi ideologjik i vlerave të padiskutueshme perëndimore, i cili, në emër të lirisë, ka prishur thelbin moral të Shqipërisë postkomuniste.

Rrethanat e Kadaresë sfidojnë nocionin e Josef Brodskit që ekzili, fizik apo mendor, është e vetmja përgjigje e arsyeshme ndaj një regjimi shtypës. Për Kadarenë, mënyra e vetme për t’i bërë ballë një diktature, qoftë komuniste, koloniale, apo neokoloniale, është për ta luftuar atë, sërish e sërish, nga brenda, në thellësitë e shpirtit të saj.

Ndryshe nga autorë të tjerë disidentë nga regjime të ndryshme diktatoriale, Kadareja nuk sheh një dritë në fund të tunelit historik. Nuk ka shpëtim nga cikli i përjetshëm i grindjeve dhe pajtimit. Lufta vazhdon, nën shumë maska të ndryshme. Nuk ka shpëtim në anën tjetër të vijës kufitare, as në vijën e frontit të një revolucioni fisnik.

Të gjitha kundërshtimet kryesore për nominimin e Kadaresë për Çmimin Nobel rrjedhin nga një burim i vetëm: paaftësia e një audience perëndimore për të lënë pas provincializmin e vet kulturor dhe të vlerësojë një shkrimtar që nuk i përshtatet stereotipit të letërsisë botërore, siç e përshkruan James English, një përzierje salcash multikulturore vendore.

I pari prej këtyre kundërshtimeve, ideja se Kadare nuk ishte dhe aq disident dhe se ai bashkëpunoi me regjimin e Hoxhës, buron nga një opinion tipik perëndimor të disidentit antikomunist, si një figurë e spikatur, si fjala vjen Solzhenicini që boton veprën e tij disidente kundër mosmarrëveshje të mëdha, dhe pastaj emigron në Perëndimin e ndritshëm dhe të lumtur – një version hollivudian i disidentit të Europës Lindore. Kadareja, nga ana tjetër, bën pjesë ndër ata shumë të padukshëm që i rezistoi regjimeve diktatoriale nga brenda, një akt shumë më i frikshëm dhe më heroik. Kadare i mbijetoi për më shumë se dyzet vjet botimit të romaneve të tij në heshtje, por të padyshimta antikomuniste nën hundën e diktatorit të egër stalinist Enver Hoxha. E vetmja gjë që do ta bënte atë më shumë një hero do të ishte në qoftë se ai do kishte vdekur i persekutuar (një mundësi konstante kjo) dhe të publikoheshin rrëfimet e tij heretike nga vetë kupola komuniste.

Kundërshtimi i fundit, i publikuar nga New York Sun në vitin 2005, – ku thuhet se vepra e tij është shumë e errët dhe shumë e vështirë për t’u përkthyer, vendi i tij shumë i largët dhe i njohur për së keqi në audiencën perëndimore për t’u kuptuar (le më pastaj për t’u vlerësuar) – rrjedh nga i njëjti vetëgjykim perëndimor që e ka të vështirë ta imagjinojë Kadarenë si një kritik shumëdimensional të ideologjive kontradiktore. Temat e romaneve të Kadaresë – alegoritë ndaj perandorive të vjetra dhe të reja, çështja e historisë dhe kuptimi i saj; besimin e tij ende të sigurt të vazhdueshëm dhe këmbëngulës te shpirti i njeriut – të gjitha këto zhvillohen përtej kohës dhe kufijve. Konteksti për tregimet e tij nuk është vetëm Shqipëria në momente të ndryshme të historisë, ai është për ne – lexuesit, si dhe për botët që ne kemi krijuar në mendjet dhe zemrat tona. Gjuha e tij, ndonëse poetike dhe me të vërtetë e vështirë për t’u përkthyer me të gjithë gjallërinë e saj shkëlqyese, ruan fuqinë e saj edhe në një përkthim të dyfishtë, sikurse ndodh te “Kështjella”, e cila është përkthyer në anglisht nga frëngjishtja, e jo nga shqipja origjinale.

Së fundi, për t’u kthyer sërish te çmimet Nobel,këta Oskarë të botës letrare, çfarë idealizmi apo një “vepër letrare në një drejtim ideal” kërkohet sot? Idealistët nuk janë njerëz të cilët jetojnë në një kullë të fildishtë, duke parë përmes dritares së tyre të ngushtë një qiell të zbukuruar me palma, duke ëndërruar një botë të qetë, paqe dhe lumturi. Idealistët janë shpesh të çuditshëm, dhe nganjëherë vërtet mizantropë. Për ta, një qiell i zbukuruar me palma është sipas gjasave për të treguar më shumë vezullimin e Technicolor-it dhe mjegullën e kulturës bashkëkohore pop se sa një oaz të ndritshëm të të ardhmes. Me fjalë të tjera, ata janë të përfshirë intensivisht me të tashmen. Kadare zgjodhi të komentojë mbi gjërat që janë të pakëndshme, për atë po aq sa dhe për ne; që shtrojnë pyetje më shumë se përgjigje, që nuk kanë asnjë zgjidhje në të tashmen dhe ndoshta asnjë në të ardhmen. Ky është idealizëm. Dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të fitojë Çmimin Nobel për vitin 2013 në Letërsi./Dita/

‘Bujtinat’ e prizrenalive, presin mysafirët

0

Prizreni5-24Jo vetëm ngjarje e madhe e filmit, por e shndërruar tashmë në një ngjarje të madhe kulturore, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, ka bërë që gjatë kohës së mbajtjes së tij, Prizrenin ta vizitojnë me qindra njerëz. Kjo, pos festivalit, i ka sjell të mira dhe vetë qytetit, pos të tjerave edhe në anën materiale.

Ashtu si vitet e kaluara, të gjitha bizneset që kanë shërbime klientele janë bërë gati për të pritur mysafirë gjatë kohës sa do të zgjasë DokuFesti. Disa nga ta thonë se e presin me kënaqësinë më të madhe e disa thonë se periudha 17-25 gusht do të jetë e njëjtë si të gjitha ditët tjera të vitit. Me përjashtim të hoteleve-bujtinave që punojnë për 365 ditë në vit, ka edhe nga ata që hapin dyert e shtëpive dhe ofrojnë mundësi akomodimi për turistët nga vendet e ndryshme të cilët udhëtojnë për në Prizren, në DokuFest.

Pronari i bujtinës “Andi”, që gjendet te Qafa e Kishës, Asllan Shala, thotë se ka pranuar rezervime për dhomat të cilat i ka në dispozicion për klientë. Ai për gazetëtn ka thënë se pregatitjet janë në nivelin e duhur, që sipas tij, vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit ka rezervime para se të fillojë festivali.

“Ne nuk jemi duke e pritur festivalin, ne punojmë 24 orë çdo ditë, por edhe për këtë festival jemi pregaditur deri në pikë të fundit për klientët tanë” thotë Shala, shkruan Zëri. Çmimet sipas tij nuk do të lëvizin.

“Jemi me traditë si hotelier dhe nuk dëhirojmë që të krijojmë përshtypje si qytetar shfrytëzues për të huajt që vijnë tek ne, do të vazhdojmë sikur me dhe pa DokuFestin” ka shtuar Asllan Shala. Njejtë sikur Asllan Shala thotë edhe pronari i hotel “Venisi”, Iftiman Ademaj.

“Ngase punojmë vazhdimisht, kemi klient të rregullt, por për DokuFest ashtu si ka ndodhur vitin e kaluar me organizatorët e këtij festivali, ashtu do të punojmë edhe këtë vit” ka thëqnë Ademaj. Dhomat e tij sillen me një çmim çift prej 35 deri në 40 euro, ndërsa për dhomë njëshe, Ademaj thotë se nata kushton 25 euro.

“Ende po presim që t’i “rehatojmë” vizitorët e huaj, që përveç se do të kënaqen në ditët e DokuFestit, ata do të akomodohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana jonë” ka shtuar Ademaj.

Gjatë vitit të kaluar, disa nga këto biznese kishin përjetuar një keqkuptim nga ana e medieve, që sipas tyre, një shumë e madhe e të hyrave biznesore kishte dalë në pah e një gjë e tillë pronar i një bujtine tjetër, i njohur për redaksinë e “Zëri”-t, thotë se nuk ka ndodhur.

“Nuk do të doja të jem pjesë e kontratave të mundshme nga organizatorët e as i përfshirë në medie, ngase vitin e kaluar është thënë se 6 milion euro kanë përfituar bizneset-bujtinat në Prizren, por realisht një gjë e tillë nuk është e mundur, e më pas inspektorët dhe ligjvënësit na kanë “sakatuar” me tatime shtesë” ka thënë ai. Ndryshe nga “përjetuesit” e DokuFestit, Mark Curri, pronar i bujtinës “Kalaja” thotë se me të marrë vesh se ky biznes është më i kërkuari gjatë ditëve të festivalit, kohë më parë ka renovuar shtëpinë e tij private dhe e ka “mbushur” me krevetër.

“Kam dëgjuar që flenë “grumbull” dhe kam mbushur dhomat me katër a pesë krevetër të cilat do të jenë në shfrytëzim të “kërkuesve” të gjumit” ka thënë Curri. I interesuar se si do të rrjedhojë i gjithë festivali, Curri thotë se çmimet për person do të sillen nga 15 deri në 20 euro për person. “Nuk kam punuar më herët me këtë biznes, por kushtet i kam krijuar si për vete, ashtu edhe për mysafirët, kështu që vizitorët të jenë sa më të kënaqur edhe me pritjen prizrenase” thotë ai.

Hotel “Prizreni” është vendi ku nga dhjetori i vitit kaluar ka marrë kërkesa për rezervime gjatë periudhës së këtij festivali. Menaxheri i “Prizreni”-t, Nexhat Palushi ka thënë se mëngjesi dhe fjetja janë të përfshira në një çmim prej 48 euro e 50 cent, që sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur në bashkëpunim me organizatorët e DokuFest.

“Jemi duke i pritur mysafirët që të na vijnë nga data 17, nga të cilët, të gjitha dhomat i kemi të rezervuara” ka thënë Palushi. Kordinatorja e DokuFest, Nita Dedaj, thotë se ka dy muaj që stafi i festivalit është duke u marrë me pregaditjen e akomodimit të viziotërve të ftuar nga ta. “Me të gjitha bujtinat, kohë më parë dhe vazhdimisht jemi duke punuar në këtë drejtim, për akomodimin e të ftuarve tanë që e kanë konfirmuar ardhjen e përcjelljes së festivalit, marrëveshje kontraktore kemi me të gjithë dhe besoj se do të na shkojë mbarë i gjithë procesi” ka thënë ajo.

Agim Musta: Pengu i Havzi Nelës në qeli, s’u bë kurrë baba

0

Agim MustaPak ditë më parë u shënua 25-vjetori i vdekjes së poetit kuksian Havzi Nela. Ishte 10 gushti i vitit 1988, kur rreth orës 2 të mëngjesit, në agim të ditës, ai u var në mes të qytetit verior, për të tmerruar sa më shumë të qe e mundur bashkëqytetarët që ua kishte enda të ndiqnin rrugën e tij. Ky dënim me vdekje do të shënonte të fundit në Europën Lindore e komuniste. Miku, bashkëvuajtësi dhe njëherazi studiuesi Agim Musta, flet për Nelën në përvjetorin e ikjes së poetit. Kujtimet në burg, bisedat me të, vendimi me vdekje, pengjet dhe burrat e gratë që i firmosën vdekjen vijnë të rrëfyera nga Musta.

Z.Musta, si e keni njohur Havzi Nelën?
E kam pasur bashkëvuajtës sepse kemi qenë në të njëjtin burg bashkë. Përpos kësaj, kemi qenë edhe kolegë, sepse të dy kishim punuar mësues, unë historie e ai letërsie.
Si e mbani mend?
Ishte njeri që skuqej, ishte unikal nga të burgosurit. Studionte shumë. Arrita t’i gjeja një fjalor frëngjisht-shqip që të mësonte gjuhën në burg. E mbaj mend si një njeri jashtëzakonisht të dashur. Gojëmbël, Havziu bënte çmos të zbatonte rregulloren e burgut.
Në ç’vit e keni njohur?
Ishte viti 1968 dhe në atë kohë kemi qenë në Elbasan, ku bënim punë kampi të detyruar. Më tej, kemi qenë bashkë edhe në Ballsh, Reps dhe Spaç. Unë, në vitin 1972 u lirova, ndërsa Havziu qëndroi në burg deri më 1980.
E internuan më tej, në një katund të largët të Kukësit. Një ditë i shkoi fjala se e ëma po vdiste. I thanë se asaj nuk i dilte shpirti pa e parë të birin. U nis për te nëna, po rrugës takoi të plotfuqishmin e zonës. Mbas një debati që patën mes tyre, Havziu e ofendoi atë, ndërsa i plotfuqishmi i tha se do të përgjigjej për largimin nga internimi. Pas kësaj, Havziu e qëlloi dhe e arrestuan.
Më tej, erdhi dënimi me vdekje. Pse kaq i rëndë?
Në bazë të dokumenteve me të cilat jam njohur në demokraci, rezulton se komiteti i partisë së Kukësit i ka dërguar relacion Tiranës për çështjen e Havziut. Në të thuhej se Nela duhej bërë shembull për të mbyllur gojët e njerëzve që flasin keq për reformat e partisë komuniste. Dhe kështu u bë, ai u arrestua dhe për të u kërkua varja.
Sipas jush, ai u flijua?
Po, u bë fli i situatës së rëndë në Shqipëri. Ishte viti 1988 dhe atij dhanë një dënim shembullor. E varën poetin, siç kishin bërë edhe me Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi. Mos harroni që ai u vra më 10 gusht 1988 e pas një viti ra Muri i Berlinit, duke shënuar edhe rënien e sistemit komunist.
Si qe jeta në burg?
Kam qenë në burgje për 11 vite e ndër këto kam jetuar edhe me Havziun. Duke filluar që nga burgu i Burrelit. Aty mësova historinë reale të Shqipërisë, pasi kishte nënpunës të lartë që kishin mbajtur poste të mira që 1920 e më vonë. Ishin në burg, dhe flisnin lirshëm duke mos pasur frikë të tregonin të vërtetën siç ndodhi. Dikur e mbyllën gojën se ridënoheshin. Me Havziun kam jetuar në vitet 1968-1972. Ishte poet i lindur, që kërkonte të drejtën. Shkaku që ai bëri tentativën për të ikur, ishte po ky, liria. Ishte koha kur u prishën institucionet fetare. Ai u ngrit në mes të popullit dhe tha: ‘ato janë institucione që ndihmojnë në moralin e njerëzve’. Po kjo binte ndesh me parimet e Partisë.
Pse u arrestua në Prizren?
Pasi shkoi në Prizren, UDB jugosllave kërkoi ta rekrutojë si agjent që të punonte për ta, pra iu kërkua të bëhej armik i vendit të tij. Havziu nuk pranoi, ata e arrestuan në Prizren dhe e kthyen këtej sërish ku u dënua me 15 vjet burg. Në fakt, Nela kërkonte liri, kërkonte të mos ekzistonte frika, që jeta të mos ishte e zymtë dhe e varfër. Çdo gjë që prodhohej vinte në depo, fshatarët mezi ushqeheshin. Gjithmonë kishim shpresë se nuk do të vazhdonte për shumë kohë, sidomos pas vdekjes së diktatorit.
Si ishte të punoje në kampe?
Ne ishim skllevër të shek. ’20. Punonim 2 turne dhe hanim një garuzhde oriz të prishur ose gjellë me patate. Shumë njerëz bënë vetëvrasje. Edhe në kampet e tjera gjendja ishte skllavëruese.
Vetë Kryeministri i Shqipërisë thoshte: Aty ku vë këmbën Enver Hoxha, ne duhet të vëmë kokën.
Ku i shkruante poezitë Havzi Nela?
Havziu bënte poezi dhe i shkruante në fletë të vogla. Ishte me rrezik edhe kjo, se kishim kontrolle me nga 200 policë herë pas here, dhe po të gjenin të tilla gjëra, ridënoheshe. Kështu u dënua Kujtim Luzaj, djali i Isufit për disa vargje për diktaturën.
Kujt i këndonte Havziu?
Ai i këndonte lirisë dhe shpresonte se edhe këtu do të kishte drejtësi. Poezitë e kohës së burgut janë mbledhur dhe janë botuar. Nga koha e burgut nuk ka edhe aq shumë, sepse qe e vështirë t’i ruaje letrat e vogla.
Kush vinte ta takonte në burg?
Vëllai i vet vinte.
Po e shoqja?
Lavdia u dënua me burgim si fillim se ishte arratisur me Havziun, me pas përfitoi nga amnistia dhe u çua në internim. Ka qenë e persekutuar për vite me radhë derisa erdhi tranzicioni.
Ata të dy nuk takoheshin?
Nuk kishin se si të takoheshin. Njëri ishte në burg e tjetri në internim. Megjithatë, Lavdia ka marrë pjesë aktive në aktivitetet që bëhen për Havziun.
A ishte tip që kishte përplasje në burg Nela?
Jo. Ishte tip i qetë.
A kërkoi ta rekrutojë Sigurimi?
Të gjithë tentonin t’i bënin pjesë të Sigurimit.
Çfarë pengu kishte Havziu?
Mbase se nuk mundi të kishte një fëmijë. Shkak për këtë u bë mungesa e lirisë. U privua dhe s’kishte shumë vjet që ishte martuar kur u dënua.
Një ndër debatet që shoqëron emrin e Havzi Nelës ka të bëjë edhe me ata që e dënuan. Emri më i përfolur është ai i babait të kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, z. Kristaq Rama. Sa faj kishte ai për dënimin e Nelës?
Babai i Edi Ramës ishte anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Për dënimet me vdekje vendimin e jepte ky presidium, në rastin kur i dënuari kishte kërkuar falje të jetës. Si në rastin që jepej falja, edhe në rastin që nuk jepej, të gjithë anëtarët e këtij presidiumi hidhnin firmën në vendim.
Vendimi ka emrat e gjithë firmëtarëve të presidiumit, e mes tyre është edhe Kristaq Rama, i ati i kryesocialistit Edi Rama. Emrat e anëtarëve të Presidiumit Popullor nisin me ish-presidentin Ramiz Alia, Rita Markon, Xhafer Spahiun, Emine Gurin, Sihat Tozajn, Eleni Selenicën, Faik Çinajn dhe vijon më tej me emrat e Kristaq Ramës, Lumturi Rexhës, Petrit Gaçes, Rrahman Hankun, Simon Ballabanin, Sotir Koçollarin, Stefan Qirjakon dhe Terezina Marubin.
Çfarë postesh mbanin këta emra në arë kohë?
Sihat Tozaj ishte sekretar i presidiumit, Faik Çinaj qe anëtar i tij, Simon Ballabani qe zëvendës ministër i Mbrojtjes, Petrit Gaçe ishte doktor i Enverit dhe i Bllokut, Stefan Qirjako më duket se ka qenë ekonomist, Terezina Marubi ishte anëtare e presidiumit dhe funksionare në Komitetin Ekzekutiv të Shkodrës, Lumturi Rexha ishte kryetare e gruas shqiptare e anëtare e Komitetit Qendror, Rrahman Hanku ishte ministër i Ndërtimit dhe anëtar i presidiumit, Sotir Koçollari ishte anëtar i presidiumit, Rita Marko anëtar i Byrosë Politike, Xhafer Spahiu qe zëvendëskryeministër, nga Gjakova me origjinë dhe anëtar i presidiumit, Emine Guri qe sekretare e parë e Partisë për Beratin dhe anëtare e K. Qendror, Eleni Selenica qe Kryetare e Gjykatës së Lartë, një grua që ka dhënë shumë dënime me vdekje. Ndërsa Ramiz Alia ishte sekretar i parë e kryetar i Qeverisë shqiptare. Pas një viti u rrëzua muri i Berlinit dhe vendimi që vrau Nelën ishte vendimi i fundit me vdekje në Bllokun komunist.
A janë këta të gjithë emrat apo duhet të ketë të tjerë?
Ndoshta mungojnë një a dy, po anëtarët e presidiumit ishin këta.
Vetëm presidiumi ia falte jetën një njeriu dhe këta nuk e bënë. Nuk varej nga një njeri vendimi, ai merrej në grup.
Presidiumi merrte mendimin e Enverit, po në këtë kohë ai kishte vdekur. Unë them se faji për vdekjen e Nelës i shkon gjithë presidiumit dhe Kristaq Rama nuk ka rol të veçantë. /BalkanWeb)

Shoqëritë kulturo-artistike në Prizren rrezikojnë të shuhen

0

OJQ-Qendra per promovim...Në periudhën e para luftës në komunën e Prizrenit vepronin rreth 70 Shoqëri Kulturo-Artistike, të cilat në periudha të caktuara bartën barrën kryesore të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulturore. Mirëpo, për fat të keq, nga ky numër aktualisht kanë mbetur “në këmbë’ vetëm pak prej tyre, dhe ato vazhdimisht ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar në Prizren nga OJQ-ja “Qendra për Promovim, Demokratizim dhe Integrim”,ku morën pjesë përfaqësues të disa SHKA-ve, njohës të kësaj lëmie, zëvendësminitri për Kulturë, Gani Elshani, por jo edhe zyrtarë nga drejtoria komunale për Kulturës?! Qazim Thaçi, drejtor ekzekutiv në QPDI ka paraqitur një analizë të gjendjës së dikurshme dhe të tanishme të veprimtarive kulturo-artitsike të bazuar në anketa dhe biseda të shumta që janë bërë në terren, duke thënë se qëllimi i kësaj tryeze dhe i projektit “Trashëgimia Kulturo-Artistike tradicionale” që është mbështet nga MKRS-ja, është që të gjenden mënyrat dhe mundësitë për t’i riaktivizuar këto veprimtari, shkruan Zëri.

Nexha Çoçaj, studiues i trashëgimisë kulturore, ka folë për rëndësinë e madhe që kishin dhe mund ta kenë SHKA-të në ruajtjen dhe kukltivimin e vlerave kulturore, shpirtërore, por edhe kombëtare, kurse Hajdar Elezkurtaj nga AKV “Emin Duraku” nga Zhuri është ndalur në problemet dhe vështirësitë me të cilat aktualisht ballafaqohen tani ato SHKA të cilat po mundohen të qëndrojnë edhe më tej.

“Kemi shumë probleme që nga ato që lidhen me mungesën e lokaleve, të garderobës, instrumenteve e deri të mungesa e anëtarëve, si pasojë e mërgimit shumëvjecar që është bë,por edhe të ndryshimit të vetëdijës së gjeneratave të reja karshi këtyre vlerave”, ka thënë Elezkurtaj, përderisa kryetari i SHKA “Agimi”, Xhemajl Kabashi, ka kërkuar një bashkëpunim dhe mbështetje shumë më të madhe të institucioneve komunale,por edhe të vetë SHKA-ve në mes vedi. Shqyrtimin e kësaj çështje në këtë temë e ka mbështet edhe zëvendësminirtri Gani Elshani, duke thënë se për këto veprimtari kohëve të vundit po diskutohet edhe në MKRS-në, ku po dominon mendimi se në të ardhëmen duhet të mbështetet SHKA-të, sidosmos ato që kanë rezultate.

“Ju përgëzoj vërtetë për këtë nismë dhe unë mendoj se këtë temë duhet sa më parë ta diskutojmë edhe në nivelin qendror dhe të përcaktohemi për marrjen e masave që do të ndikojnë në raiktivizimin e veprimtarive të SHKA-ve kudo që do të jenë nismat dhe mundësitë”, është shprehur zëvendësministri Elshani, i cili komunën e Prizrenit edhe në këto kushte e ka vlerësuar si një mes ku ka aktivitete të kësaj fushe.

Rreth kushteve në të cilat veprojnë SHKA-të e tyre, kanë folë edhe Nexhip Menekshe nga SHKA “Durmish Asllano” nga Prizreni, Beqir Ukaj nga SHKA “Kabashi i Vendit” nga Korisha. Kye i fundit është ndalë edhe në aspektin edukativ që kanë dhe mund ta kenë këto SHKA edhe në vendbanimet rurale, kurse Rushit Kushaj ,zyrtar në DKA është ndalë në rrolin e këtyre veprimtarive në lëmin e Arsimit, të cilat,sic ka thënë ai, zhvillohen më shumë sukses edhe në shumë shkolla të kësaj komune.

Gazetari Myrfet Shasivari ka thënë se në rajonin e Vërrinit, nga vjen ai, aktualisht janë shuar të gjitha SHKA-të dhe ky është një lloj mjerimi kulturor. Pas diskutimeve që u bënë, u vendos që me gjendjen në SHKA-të dhe kërkesat që u bënë nga përfaqësuesit e tyre të njoftohen organet kompetente në nivel lokal dhe qendror me qëllim që situate të ndryshojë për të mirë.

Nga 21 padi asnjë kallëzim penal për Prevallën

0

Prevalla7-12Për asnjë nga 21 paditë e ngritura nga Ministria e Mjedisit për Prevallën nuk është ngritur ndonjë kallëzim penal. Prokuroria Themelore në Prizren u ka dhënë prioritet lëndëve të tjera, duke mos nxjerrë asnjë vendim që t’ i dërgojë në gjykim ata që e degraduan këtë zonë turistike.

Ministria e Mjedisit dhe Prokuroria po ia hedhin fajin njëra-tjetrës për neglizhencë në shqyrtimin e këtyre lëndëve, raporton KTV. Prokuroria e Prizrenit pavarësisht shumë punëve, arsyetohet se tashmë gjysma e padive janë shqyrtuar, duke i intervistuar të dyshuarit që kanë shkelur ligjin.

Prokurori Admir Shala çuditet se si Ministria u hedh akuza për neglizhencë të punës, ngase sipas tij, vetë Ministria shumicën e padive i ka dërguar në Prokurori me të dhëna të mangëta. Nga ana tjetër, Komuna e Prizrenit, të cilës Ministria ia mori të gjitha kompetencat për Prevallën, e quan të pakuptimtë një gjë të tillë. Pesë muaj më parë u mor vendimi nga ministri Dardan Gashi për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës.