18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 9066

Fletëvotimet veç sipas Ligjit

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka dashur të komentojë mundësinë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për mënyrën e hartimit të fletëvotimeve neutrale sa i përket statusit të Kosovës.

Ajo ka thënë se KQZ do të veprojë vetëm sipas Ligjit dhe nuk do të përzihet në çështjet politike.

“Ne do të veprojmë vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës. Asgjë tjetër”, ka thënë Daka, në një prononcim për Gazetën Express.

“Nuk dua të komentoj kurrfarë deklarate”, ka shtuar ajo.

Bekim Collaku, Këshilltar i Lartë i Kryeministrit të Kosovës ka thënë se për fletëvotimet do të vendosë KQZ.

Ditëve të fundit është kërkuar nga Kosova të hartojë fletëvotime neutrale sa i përket statusit në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e serbeve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Madje, zyrtarët e OSBE’së kanë thënë se presin nga Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për të tejkaluar edhe problemin e fletëvotimeve.

Por, Kryetarja e KQZ’së ka këmbëngulur se gjithçka do të bëhet sipas ligjeve që janë në fuqi.

“Do të shohim se si është në ligj dhe ashtu do të bëhet me fletëvotime”, ka premtuar ajo.

Për këtë çështje, ka folur edhe anëtari i KQZ’së Florian Dushi, në një intervistë për Express, të enjten.

“Sa i përket fletëvotimeve, ajo mund të jetë diskutuar në nivele të ndryshme, por jo në KQZ. KQZ, pas tërheqjes së shortit do të miratojë dizajnin përfundimtarë të fletëvotimeve, që besoj se nuk do të jetë i ndryshëm nga ajo çfarë i kemi pasur deri më sot”, ka thënë ai.

Zyrtarët serbë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse në fletëvotime është e vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës, ndërsa zyrtarët e Kosovës kanë thënë se fletëvotimet do të jenë me shenja te Republikës

Ezani dhe Kallashët

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Ka shume njerëz ne bote qe mëngjesin nuk e gdhijnë dot pa kafe, e për koincidence viteve te fundit edhe shqiptaret e Kosovës dot nuk mund ta gdhijnë ditën e tyre pa Ezan e pa Kallashë. Me duket se çdo njeri qe e ka mendjen e freskët, me kulturë ka me kenë gjykues se ky është një artikull qe i ngjan një pamfleti kaq revoltues, qe duhet me i dhanë një te shtyme të domosdoshme me e qu ne kuvend, e me e bë ligj shqetësimin e tanë njerëzve.

Ezani i xhamive bane konkurrencën e vet, se kush po bërtet me larte dhe më me çjerrshim. Sikur ne ketë vend nuk ka njerëz qe punojnë dhe qe duan qetësi gjate natës, për shkak te punës gjate ditës. Hiq me mire nuk është as me krismat e kallashëve, ku nuk di sa ka te vije se ka po shkojnë plumbat. Nga kush po gjuhet? Krismat e vona janë vetëm mallkim i ri. Krisma për ditëlindje, për matura, për syneti, për fejesa, për martesa, për ahengje, për magjistratura, për doktoratura, për dhe pa lidhje, e bash pa lidhje krismash kudo.
Është e dukshme se gjendja sociale e popullatës ka një reflektim negativ ne zhvillimin e kulturës. E edhe rendja dhe nënshtrimi i vetëdijes ndaj formave degraduese ne shoqërinë shqiptare gjithnjë po behet edhe me miratimin e tmerrshëm te politikes. Ky nënshtrim rritet edhe me tepër nga fakti se sa me shume qe shtohet presioni i forcave degraduese qe infiltrohen nga sensasiviteti i jashtëm dhe i brendshëm. Ky lloj spektakli konsiston te shfaqet sa më me shume agresivitet qe të mund të marri gjithçka nga aparenca e dobët e shtetit ligjor, i cili ose kotet mbi ligje ose e nënçmon vetveten nga mundësit ligjore. Shteti ligjore është dhe do te mbetet baza me integruese ne bashkuesin e vendeve te civilizuara.

E ankesat janë te shumta, e sidomos të njerëzve qe vijnë nga mërgata, ata çuditen se si një vend me një kushtetute sekulare nuk arrin dot te përçoj rregulla legjislative ne vend. Vendi i tyre, dukshëm është larg nga vendet ku ata bëjnë jetën dhe punën e përkohshme, as perse afërmi nuk përmbush pikëpamjet e tyre perëndimore. Evropa për shqiptaret e Kosovës edhe për vet ta do të duket e largët.

Ata e pranojnë me vet dhimbje se Evropa nuk duhet ti pranoj shqiptaret në Evropë, me gjithë stadin e te arriturave te deritashme, ato te arritura janë të pamjaftueshme dhe ata vet po tregohen akoma me shume te pamjaftueshëm për te qene evropian. Ne vet nuk po i ofrohen Evropës, dhe mbase edhe evropianet nuk kanë nevoje qe ne te jemi me afër tyre.

Me ezanë e xhamive deri ne kupë te qiellit, e me krisma kallashësh ore e qase, Evropa gjithsesi ta ve mat dhe ta përmbyll lojën e integrimit.

Integrimi nuk është dhe nuk duhet perceptuar si lëmosh politike ekonomike e asnjë vendi. Me ketë lloj kulture britmash e krismash nuk ka Evrope, Evropa do te mbetet një ëndërr edhe për ne ashtu siç është për Turqinë.

VV në Suharekë: Ja 10 premtimet e pa mbajtura të kryetarit

0

Suhareke-VVLëvizja Vetëvendosje! Qendra në Therandë ka denoncuar disa nga premtimet e pambajtura të qeverisjes lokale. Sipas kësaj lëvizjeje, janë dhjetë premtime që nuk janë përmbajtë.

Qendra e Therandës e VV-së ka numëruar këto premtime: Rregullimi modern i shtratit të lumit, ujë për 25 vjet, për tërë komunën e Therandës, fshat turistik në malet e Sharrit-Mushtisht, zona të reja urbane, fshat turistik ne Doberdelan-Studençan, përkrahje për vreshtarët, për prodhuesit lirim nga taksat administrative për 4 vjet, stimulimi i bujqve me kredi pa interes, investitorëve do t’u ofrojmë siguri, Kopsht botanik në Mushtisht, rruga Delloc-Shtërpcë-Brezovicë.

“A thua kryetari bashkë me bashkëpunëtorët, kur kanë premtuar kanë menduar vetëm për Qendrën komunale, kur dihet se më shumë së 50% te fshatrave përballen me mungesë të ujit të pijes dhe shpenzojnë me qindra mija Euro për hapjen e puseve dhe rregullimin e ujësjellësve lokal”, thuhet në  komunikatë të VV-së, lidhur me premtimin për furnizim me ujë të pijshëm.

Komuna e Rahovecit përgatitet për Festivalin e Rrushit

0

Latifi-festivali i rrushitKomisioni për organizimin e Festivalit të rrushit, verës, ushqimit dhe kulturës, mbajti takim ku shqyrtuan idetë për organizim sa më të mirë të këtij festivali tradicional.

“Këtë vit organizimi pritet të jetë më i mirë dhe se pjesëmarrjen në këtë festival e kanë paralajmëruar shumë asociacione e ndërmarrje të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Puna për organizimin e Festivalit ka kohë që ka nisur dhe gjatë tre muajve është bërë punë e madhe që të informohen agjencitë turistike në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, madje edhe në Austri. Presim që numri i vizitorëve të jetë i madh këtë vit”, tha Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK)

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Musa Cena potencoi nevojën e shtrirjes së bashkëpunimit me të gjitha shoqatat në Rahovec, institucionet komunale dhe partnerët strategjik të komunës së Rahovecit. “Tashmë është krijuar një traditë dhe përvojë e mirë, prandaj jemi të bindur se këtë vit do të kemi një ngjarje të bujshme festive”, tha Cena.

Kurse, kryetari i shoqatës së verëtarëve “Enologjia”, Nevzat Haxhijaha tha se kjo shoqatë është e gatshme të ofrojë gjithë kapacitetet teknike, materiale e njerëzore, në mënyrë që Festivali të jetë sa më madhështor.

“Besojmë se në këtë mënyrë Rahoveci do të arrijë të promovojë më mirë vlerat e veta kulturore, trashëgiminë e pasur dhe prodhimet e veta cilësore. Ne mbetemi në funksion të kësaj dhe po bëjmë gjithçka që kjo ngjarje të bëhet ngjarja kryesore vjetore”, tha Haxhijaha.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të qendrës rinore, përfaqësuesi i projektit të BE-së “Rrugët e verës”, si dhe të bodrumeve të verës.

Sivjet gjendja e rrushit është shumë e mirë, ndërsa vreshtarët pohojnë se edhe sasia e cilësia do të jenë të kënaqshme. Në rajonin e Rahovecit me vreshtë janë të mbjella rreth 2300 ha./PrizrenPress.com/

Kandidati Kizolli me kabinet të Qeverisë së mirë

0

BeniKizolli-pkKandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli ka marrë mbështetjen e plotë nga Këshilli drejtues i Partisë Konservatore të Kosovës.

Në mbledhjen e fundit po ashtu ka diskutuar edhe për kriteret në bazë të cilëve duhet të përpilohet lista zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha se pas plotësimit dhe respektimit të të gjitha procedurave statutore dhe me mbështetjen e gjerë të Kryesisë, Beni Kizollin si kandidati më i volitshëm për kryetar të Prizrenit, fillon edhe fushata aktive elektorale e Partisë Konservatore të Kosovës për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 3 nëntor.

’’Z. Beni Kizolli gëzon mbështetjen e gjerë të Kryesisë, Këshillit Drejtues, të anëtarëve të partisë dhe të qytetarëve të Prizrenit dhe kjo dëshmon se Partia Konservatore e Kosovës për çështje madhore me interes të veçantë merr vendime në mënyrë konsensuale dhe strategjike duke respektuar procedurat dhe organet partiake’’, tha Basha.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli dhe Partia Konservatore e Kosovës, kanë formuar kabinetin e qeverisjes së mirë, i cili është një ekip i përbërë prej ekspertëve nga fushat e ndryshme. Ky ekip do të mbështet fuqishëm Beni Kizollin, gjatë fushatës zgjedhore duke evidentuar mangësitë e qeverisjes aktuale dhe duke ofruar alternativa të shëndosha të qeverisjes së mirë.

Beni Kizolli është një ndër themeluesit dhe aktivistët më të vjetër të Partisë Konservatore të Kosovës. /PrizrenPress.com/

LB: PDK dhe VV nuk dallojnë kur është në pyetje keqpërdorimi i parasë publike

0

AvniKlinaku-lbNë mbledhjen e fundit të KQZ-së, përfaqësuesi i PDK-së e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje! që së bashku me iniciativën tjetër qytetare, JSL-në e Rada Trajkoviqit, po e shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme Fondin për mbështetjen e subjekteve politike.

Lëvizja për Bashkim, duke qenë edhe e dëmtuar drejtpërdrejt nga këto keqpërdorime, shkeljen e tillë ligjore e ka denoncuar shumë kohë më parë edhe publikisht përmes mediave, edhe juridikisht përmes ankesës në KQZ dhe ngritjes së padisë, përkatësisht kallëzimit penal në institucionet kompetente. Megjithëkëtë, shkelja ka vazhduar, madje, me përkrahjen edhe të vetë përfaqësuesit të PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi.

“Ne konsiderojmë se është fakt i pakontestueshëm që ndarja e mjeteve për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në, të cilat nuk janë regjistruar, por vetëm janë certifikuar si iniciativa qytetare, përbën shkelje të rëndë ligjore. Konsiderojmë se është fakt i pakontestueshëm që shkelës të ligjit në këtë rast janë të gjitha palët që kanë pasur mundësi e nuk e kanë penguar këtë shkelje, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në, si përfituese në mënyrë të paligjshme të fondit, si dhe KQZ-në dhe vetë përfaqësuesin e PDK-së, si pjesë e këtij institucioni, të cilët megjithëse kanë qenë të njoftuar me kohë për shkeljen, kanë refuzuar ta trajtojnë atë si të tillë.

Prandaj, sjellja e përfaqësuesit të PDK-së tregon qartë se motivi i denoncimit të këtij rasti nuk është evitimi i shkeljes së ligjit, por përfitimet në aspektin elektoral apo aspekte të tjera subjektive”, thuhet në kumtesën e LB-së.

Gjithashtu, LB konsideron se loja e deritashme e “qengjit të butë” nga Lëvizja Vetëvendosje! ndaj KQZ-së dhe shndërrimi në ujk tani kur pjesën dërrmuese të mjeteve i ka përvetësuar, është edhe një fakt se VV nuk është një organizatë e ndershme, siç përpiqet të paraqitet në opinion, por është një organizatë politike si shumë të tjera të cilat ajo vetë i akuzon, organizatë që për të arritur në pushtet nuk zgjedh mjete.

“Lëvizja për Bashkim e fton KQZ-në që të ndërpresë sa më parë keqpërdorimin e parasë publike dhe të sillet në përputhje me ligjin; e fton Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në që ta ndërpresin praktikën e përfitimit të paligjshëm nga buxheti i Kosovës; dhe i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me më efikasitet në lidhje me këto shkelje të denoncuara, në mënyrë që të mos vazhdojë të dëmtohet buxheti i shtetit dhe drejtësia në vend”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Bashkim.

Berisha: Koalicion, as me Mujën as me Kryeziun, por me qytetarin

0

ZafirBerisha-bd6-26Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD) Zafir Berisha ka thënë se në zgjedhjet e nëntorit nuk do të bëjë koalicion as me Ramadan Mujën (PDK), por as me Eqrem Kryeziun (LDK).

‘’Ne koalicion kemi me qytetarin që na siguron që nuk kemi nevojë për këto dy subjekete politike, që tashmë e kanë dëshmuar vetën se nuk janë të afta që ndershëm ta qeverisin pushtetin lokal ose edhe atë qendror’’, ka thënë Berisha në vazhdimin e intervistës në Bota Sot.

Sipas tij, Bashkimi Demokratik është duke bërë kontratë mer qytetarët e Prizrenit dhe atë të Dragashit.

‘’Jemi shumë të bindur se vizioni i BD-së do të triumfojë, sepse alternativa që e ofrojmë është më e pranueshme për qytetarët’’, ka thënë Berisha.

Prioritet i BD-së, sipas tij, do të jetë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe punësimi i gjeneratës së re që po sillet vërdallë rrugëve pa perspektivë në vendin e vet.

Pirateria në Kosovë drejt fundit

0

Pirateria-cd-dvd16 gushti do të jetë dita përfundimtare për të gjithë ata që deri tash kanë përfituar miliona nga pirateria që të pajisen me autorizime përkatëse nga mbajtësit e të drejtave.

Në tregun kosovar, sipas Ministrisë së Kulturës janë rreth 100 pika të shitjes, të cilat përmbajnë produkte pa leje të autorit, raporton KTV. Mirëpo, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, kjo gjendje pritet të ndryshojë, pasi që 16 gushti do të jetë dita përfundimtare për të gjithë ata që deri tash kanë përfituar miliona, që të pajisen me autorizime përkatëse nga mbajtësit e të drejtave. Në të kundërtën, të gjitha ata që nuk do ta zbatojnë këta afat, do të dënohen konform ligjit për të drejtën e autorit. Prandaj, u bëhet thirrje atyre që sa më parë të largojnë nga tregu të gjitha materialet që nuk janë të pajisura me kontrata apo autorizime përkatëse.

Deri tash, në vendin tonë, për shkak të dyshimeve për cenim të të drejtave të autorit dhe falsifikim të dokumenteve është arrestuar muajin e kaluar nga Policia e Kosovës, Emrush Thaçi, pronar i kompanisë diskografike ‘Emra Com’. Ai ishte arrestuar pas një padie të bërë nga grupi humoristik ‘Stupcat’.

“Gjermant ma kanë pak tutën”, premierë në “Dokufest”

0

Dokufest-kinemajaPremiera e filmit dokumentar “Gjermant ma kanë pak tuten” nga Alban Muja, do të jepet në kuadër të festivalit “Dokufest” në Prizren të hënën prej orës 21:00 në Kino Europa Pllato.

Sipas një njoftimi nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), thuhet se filmi “Gjermant ma kanë pak tuten” në regji të Alban Mujës dhe producent të Mumin Jasharit është prodhim i “MF Production”, dhe i njëjti është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

MBPZHR mirëpret mobilizimin kundër rriqrave

0

Rriqrat6-21Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Adil Behramaj, thotë se fushëveprimtaria e kësaj ministrie është e kufizuar në këtë aspekt.

“Kjo fushë mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë, për sa i përket shëndetit publik dhe nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës, që funksionon në kuadër të kryeministrisë, për sa i përket mirëqenies së kafshëve. Por, licencat për dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim lëshohen nga Ministria e Bujqësisë dhe në këtë fushë do ta mbështesim edhe zbatimin e planit strategjik të Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo. Ky mobilizim ka qenë shumë i nevojshëm dhe duke marrë parasysh kapacitetet e limituara të institucioneve relevante që përkujdesen për shëndetin publik, ne si institucion do ta mbështesim strategjinë e Ministrisë së Shëndetësisë me të gjitha kapacitetet tona teknike dhe profesionale”, thotë  për ‘Ferma Ime’ zëdhënësi Behramaj.

Ai shton se duke u bazuar në dokumentin strategjik të Ministrisë së Shëndetësisë, është kontraktuar edhe kompaninë që do t’i ndërmarrë këto masa, konkretisht kompaninë “Truly nolen”, e cila është përfaqësuese e një kompanie amerikane dhe pjesë e ekipit punues do të jenë edhe disa ekspertë amerikan.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se fushata e dezinsektimit nuk është përfunduar që nga prilli i këtij viti kur ka filluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Por, sipas Hotit, ajo do të vazhdojë deri në fund të gushtit eventualisht edhe deri në shtator atëherë edhe kur konsiderohet se mund të bie fluksi i paraqitjes së rasteve të reja.

“Është një fazë tjetër e desinsektimit selektiv që po bëhet në komunën e Malishevës, Rahovecit dhe komuna të tjera që njihen si zona endemike për ethe hemorragjike dhe kjo fazë ka për qëllim që vatrat që njihen më intensive sa i përket paraqitjes së etheve hemorragjike, të përfshihen në një dezinsektim tjetër” potencon Faik Hoti.

Dezinsektimi pritet të ndikojë pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur 8 persona, 5 prej të cilëve nga komuna e Malishevës.