14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 9064

Kushtetuesja refuzon Armondin

0

Armond_Morina,aktorAktori Armond Morina, ka vendosur ta kërkojë ndihmën e Gjykatës Kushtetuese për padinë që i është ngritur vitin e kaluar nga Gjykata Ekonomike. Në kushtetuese ai u mundua ta kontestojë vendimin që e obligonte t’ia kthejë paratë që Ministria e Kulturës ia kishte dhuruar për filmin “Mysafir në sofër”, të cilin nuk e realizoi kurrë. Por, edhe këtë herë fati nuk ishte në anën e aktorit.

Nuk po e pranon kurrsesi fajësinë se paraqiti projekte të rreme. Aktorit Armond Morina nuk ia ka mbushur mendjen një vendim që u nxor para një viti, kur Gjykata Ekonomike miratoi padinë që atij ia bëri Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kjo e fundit ushtroi padi kundër kompanisë “Morina Films” në pronësi të Armond Morinës dhe njëherit kërkoi që t’i kthehen cent më centparatë që kjo ministri ia dha atij për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”. Krejt kjo pasi u vërtetua se Morina mori mbi 100 mijë euro nga ministria për filmin të cilin nuk e realizoi kurrë.

I indinjuar për faktin se i duhet t’i kthejë paratë që i mori, Morina vendosi këtë herë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se ka pasur kur u nxor aktgjykimi për të. Aty ai u mundua ta kontestojë vendimin, por e kotë.

Gjykata e hodhi si të papranueshme kërkesën e Morinës, pasi kur ai bëri ankesë, akoma nuk kishin përfunduar procedurat që janë hapur për të në Gjykatën Supreme. E përveç kësaj, ajo mori edhe vendim që kërkesën e këtij aktori t’a heq komplet nga lista e lëndëve që ka.

“Morina ende nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe kërkesa e tij është e parakohshme. Rrjedhimisht ai nuk ka të drejtë të parashtrojë kërkesë të re në GJK për vlerësimin e kushtetutshmërisë pa u dhënë vlerësimi përfundimtar i Gjykatës Supreme”, është përgjigja e kushtetueses për Morinën.

Por nuk është vetëm Morina si i dyshuar se i mori paratë për ta realizuar filmin “Mysafir në sofër”, e që kurrë nuk e realizoi, ani pse është i vetmi që vendosi të ankohet në Kushtetuese.

Bashkë me të, akuzohen edhe ish- ministrat e Kulturës, Astrit Haraqia dhe Valton Beqiri dhe producenti tjetër Nehat Fejza. Që të katërve Gjykata e Qarkut ia konfirmoi aktakuzat në të gjitha pikat e saj në dhjetor të vitit 2012.

Haraqija akuzohej për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, pasi duke tejkaluar autorizimet e tij kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mijë euro.

Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mijë euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”.

Kontrata me Nehat Fejzën, pronar i kompanisë “Concordia Pictures”, ishte nënshkruar më 27 shkurt 2006, në vlerë prej 220 mijë eurosh, kurse me Armond Morinën, pronar i kompanisë “Morina Films”, në vlerë prej 350 mijë eurosh, më 30 janar 2007. Kjo e dyta ishte nënshkruar nga Alberta Troni, drejtoreshë në Departamentin e Kulturës në Ministrinë Kulturës, Rinisë dhe Sporteveme autorizimin e Astrit Haraqisë.

Në bazë të aktakuzës, më të njëjtën vepër akuzohej edhe Valton Beqiri, i cili në pozitën e tij si Ministër iKulturësmë 19 shtator 2008 ka lidhur dhe nënshkruar aneks- kontratën me Armond Morinën, si dhe më 1 tetor 2008 ka marrë vendim për transferimin e shumës prej 100 mijë euronga linja buxhetore e investimeve kapitale në ministri në linjë buxhetore të subvencioneve për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”,shkruan Express.

E gjithë kjo, në bazë të aktakuzës, është bërë në kundërshtim më Ligjin për Kinematografinë dhe atë për Prokurimin Publik. Ndryshe nga ish-ministrat, aktakuza ngarkon Armond Morinën dhe Nehat Fejzën për veprat penale “mashtrim në detyrë”, që kanë të bëjnë me lidhjen e kontratave në kundërshtim me ligjin, pasi kishin paraqitur projekte të rreme për realizimin e filmave që në të vërtetë nuk janë realizuar asnjëherë.

Daçiq shkarkon Rada Trajkoviçin në Graçanicë?

0

RadaTrajkovicRada Trajkoviq është shkarkuar nga Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq për një pozitë që ka në Kosovë. Daçiq ka marrë vendim për shkarkimin e saj nga posti i deritashëm si drejtore e shtëpisë së shëndetit në Graçanicë.

Daçiq, sipas mediave serbeve vendimin për shkarkimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga detyra e kreut të këtij institucioni shëndetësor në Graçanicë, e ka nënshkruar të premten.

Në vend të saj, siç raporton Vestionline, për drejtor është emëruar mjeku Aleks Andrejeviq.

Prevalla, prioritet i Prokurorisë

0

Prevalla 2Lëndët për Prevallën kanë qenë dhe do jenë prioritet i Prokurorisë së Qarkut në Prizren, bën të ditur kryeprokurori, Sylë Hoxhaj. Ai thotë se gjysma e të dyshuarve janë marrë në pyetje, ndërsa deri në fund të shtatorit, i gjithë procesi do të përfundojë.Për Prevallën në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, kanë arritur 21 kallëzime penale, duke përfshirë këtu edhe rastin e tre inspektorëve komunal , bën të ditur kryeprokurori Sylë Hoxhaj.

Ai këmbëngul se Prevalla është prioritet për stafin e tij, ndërsa brenda 10-të ditëve, kur kanë mbërritur këto kallëzime penale, janë ftuar të gjithë personat e gjysa e tyre i është përgjigjur ftesës. Të dyshuarit, janë marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, ndërsa sipas Hoxhës, deri në fund të Shtatorit, kjo procedurë , do të përfundojë.

Kryeprokurorë i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxhaj hedh poshtë aludimet se Prokuroria e Qarkut në Prizren, po e zvarrit procesin e Prevallës.

Megjithëse, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë e ka zhveshur pushtetin lokal nga të gjitha kompetencat për Prevallën, Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi, nëpërmjet telefonit thotë se është i sigurt se që nga vendimi i fundit i kësaj ministrie atje nuk po punohet,shkruan RTK

Ai thekson se, për momentin po i përmbahen urdhëresës së Ministrisë, por në qoftë se Ministria i hyn revidimit të planit për Prevallën, atëherë ai thotë se janë të gatshëm të kontribuojnë me idetë e tyre në këtë plan dhe konservimin e pjesës tjetër të Prevallës, sipas ligjit për parkun nacional të Sharrit.

Biblioteka në plazh

0

bibliot-balline-te-kulturaBiblioteka më e afërt në plazh që mund të gjeni është ajo në Bullgari. Ajo është një ndër të parat e këtij lloji. Është projekti i një resorti turistik në Bullgari. Gjatë gjithë verës, pushuesit e këtij resorti do të kenë mundësi të zgjedhin një apo disa libra për të lexuar. Kjo bibliotekë verore ofron aktualisht më shumë se dy mijë libra falas, të gjithë këta libra të cilët pushuesit mund t’i marrin për t’i lexuar në të njëjtën kohë që ata pushojnë në plazh.Ajo është e vendosur në afërsi të hotelit dhe bregut të detit, kështu që për asnjë nga pushuesit, si ata që qëndrojnë në resort, po ashtu edhe për ata që marrin rreze dielli, nuk është larg. Në raftet e saj janë të renditura në çdo kohë me një rregullsi të pashembullt mbi 2 500 vëllime në më shumë se 10 gjuhë të botës, transmeton “Shekulli”.

Raftet janë shënuar me flamuj kombëtarë në varësi nga gjuha e librave. Biblioteka verore është plotësisht e lirë dhe nuk nevojitet kurrfarë pagese për të tërhequr një libër. Titujt janë zgjedhur me kujdes. Një nga menaxherët e resortit është kujdesur që në të të gjenden të gjitha shijet, duke filluar që nga klasikët botërorë e deri tek veprat e realizuara në filma. Ka tituj që shërbejnë mistere, lexime romantike, kujtime, etj. Për turistët e huaj, ata ofrojnë mbledhjen e tregimeve nga Jordani Yovkov, një shkrim bullgar, botuar në gjashtë gjuhë të ndryshme.

Biblioteka verore është bërë nga materiali rezistues ndaj erës së fuqishme dhe diellit ekstrem. Edhe në mot me shi, ndodh që ndonjëherë të bjerë shi edhe në plazh, librat janë të mbrojtur. Gjatësia e Bibliotekës së plazhit është 12 metra dhe ajo ka 140 rafte me kapacitet për të mbledhur më shumë se 4 000 vepra. Biblioteka është hapur që nga 2 korriku.

Iku në Toronto 15 vjeç, kthehet si pianisti më i mirë në botë

0

RudiniNdoshta nuk njihet shumë në Shqipëri, por në botë emri i tij lakohet. Është pianist dhe i suksesshëm madje. Ka vite të tëra që i përkushtohet pianos. Aktualisht, është ende beqar, por të jeni të sigurt se ai do të ishte dhëndri perfekt për të gjitha nënat. “Shekulli” më në fund arriti të linte një takim me Lengon. Por, menjëherë na ra në sy një Rudin tjetër nga ai djali serioz që paraqitet në skenat e mëdha botërore. Rudini nuk kishte veshur kostumin e një pianisti klasik dhe as këmishën e profesorit të pianos, siç bën çdo ditë. Ishte veshur me një palë xhinse, gjë që na bëri të mendojmë menjëherë që e njohim shumë pak këtë talent shqiptar. Të tillë janë personazhet me të cilët duhet të krenohemi, e megjithatë jo i gjithë faji i mungesës së informacionit i takon medias shqiptare. Vetë Rudin Lengo nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për 12 vjet. Karriera e tij e suksesshme e ka bërë t’i largohet paksa realitetit shqiptar. Në këtë intervistë ai do të na rrëfejë vizitën e tij pas shumë kohësh në Shqipëri dhe kujtimet që mori me vete në Toronto. Që prej mbarimit të shkollës tetëvjeçare, Lengo u shpërngul së bashku me familjen e tij në Kanada. Mësimet e para të pianos i ka marrë në Shqipëri, në Tiranë, por jo pak borxhli ndjehet edhe ndaj Kanadasë, e cila ka ditur ta vlerësojë gjithnjë.

Çfarë marrëdhënieje ka një shqiptar si ju në Kanada me Shqipërinë?

Është një marrëdhënie e paprekshme, një marrëdhënie që askush nuk mund ta shkëpusë. Ne në shtëpinë tonë flasim gjithmonë shqip, vetëm kur nuk mundemi. Tashmë familja është rritur dhe nuk jemi më të gjithë shqiptarë. Kështu që na qëllon ndonjëherë të flasim anglisht. Edhe në Toronto, kur takohem me shqiptarë, ndjehem mirë, flasim shqip dhe kujtojmë një Shqipëri ndryshe, më të vjetër. Shqipëria është një vend i bukur, një vend me kapitale të jashtëzakonshme natyrore, por që për shkak të impenjimeve dhe anës financiare nuk kam mundur ta vizitoj shumë. E megjithatë, përtej gjithë udhëtimeve që kam bërë në botë, Shqipëria është një vend i bukur në zemrën time.

Çfarë përshtypjeje të la vendi ku ke lindur pas 12 vjetësh?

Ndihem mirë që shoh se gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Më vjen ta krahasoj këtë kryeqytet me Manhatanin, vendin ku kam studiuar. Këtu gjen vajza shumë të bukura, që aty nuk i gjen, ose të paktën veshja e tyre nuk është kaq e kujdesur sa këtu. Nëpër botë veshja dhe pamja e jashtme është më praktike. Këtu sheh makina shumë të bukura, por njëkohësisht edhe varfëri të madhe. Lypësit e Tiranës i ngjajnë atyre të Manhatanit, edhe makinat, edhe trafiku. E përtej të gjitha këtyre gjërave, vonesës së rrogave, mos vëmendjes që i kushtohet artit, muzikës dhe një pjese të madhe të shoqërisë, Shqipëria po ndryshon. Shoh një valë të mirë zhvillimesh dhe ndryshimesh. Sigurisht që vetëm pak vite më vonë Shqipëria do të jetë njëlloj me vendet e Europës Perëndimore. Unë jam i bindur për këtë. Sepse bindja e këtij populli që gjej sot ma thotë këtë.

Një nga emocionet e tua më të bukura që ke marrë në Shqipëri?

Kur erdha në tetor në Shqipëri, pas rreth 11 a 12 vjetësh, në një koncert takova mësuesin tim të parë të pianos. Kishte ardhur të më ndiqte në koncertin e parë që jepja në Shqipëri. Unë nuk e dija, por kur e takova, pas shfaqjes, ai ishte aq i mallëngjyer dhe aq i prekur nga performanca ime sa që e kisha të vështirë të mos emocionohesha kur më tha që ndihet krenare për mua. Është një nga kujtimet më të bukura që kam nga Shqipëria.

Edhe pse ka pak vite që dhuron magji me koncertet e tij recitale nëpër botë, çmimet që ka mundur të fitojë ai nëpër botë kanë qenë të shumta. Përveç faktit që është vlerësuar me mundësinë e të dhënit mësim në Shkollën e Muzikës në Toronto, Rudin Lengo ka fituar disa çmime në garat në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe. Lengo ka qenë përfituesi i mbi 50 çmimeve dhe bursave për arritjet e tij muzikore dhe akademike. Përmendim këtu ato më të rëndësishmet pasi po t’i rendisnim të gjitha do të duhej shumë hapësirë: “Glenn Gould School Concerto Competition”, e ka shpallur atë pianistin më të mirë të edicionit në vitin 2012. “Knigge Music Competition” i ka dhënë një tjetër çmim. Në vitin 2010 është nderuar edhe me një triumf tjetër në “TD Elora Competition”, pastaj “Mary Winston Smail Memorial Award”, ku u dekorua si pianisti më i mirë i vitit 2011.

Çfarë ia merr frymën një mashkulli?

0

AlbatrosRexhaj-poetShkruan: Albatros Rexhaj

Në këtë kohë kukullash dhe robotësh me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë na bënë të ndihemi njerëzorë. Ndjenjat, ato që i shprehim dhe ato që nuk i shprehim, apo veprimet tona? Në raportin më të thjeshtë njerëzor, në atë në mes të një mashkulli dhe një femre, çfarë na bënë njerëzor? Nuk mund të shkruaj si mund të ndihet një femër, por gjithsesi do të provoj ta shpreh çfarë ia merr frymën një mashkulli? Çfarë e bën atë të ndihet njerëzor dhe të ndihet plot jetë.

Bukuria?
Një mashkull mund të tërhiqet drejt bukurisë, por bukuria nuk mjafton. Ka aq shumë kukulla të bukura, secila më plastike se tjetra, që parakalojnë bulevardeve si në sfilata të çdo sezoni. Të bukura për t’u parë, por të hidhura dhe të tharta për t’u shijuar.

Mençuria?
Një mashkull gjithnjë do të sfidohet nga një femër e mençur, por as mençuria nuk mjafton. Ka aq shumë statuja kohësh moderne që, kur është fjala për punë të botës, dinë të analizojnë edhe detajet më të vogla, ndërsa kur përballen me sfidat e jetesës në çift stepen dhe nuk dinë ku ta kapin fillin. Frymëzuese nga larg, por të ngurta dhe të ftohta për ta ndarë më të bukurën e shpirtit me to.

Çfarë është atëherë? Çfarë ia merr frymën një mashkulli?
Është ky shpirti i butë dhe përherë i freskët i një zonje të vërtetë.
Te ky shpirt lulëzon një bukuri diskrete, që ndihet dhe jo domosdoshmërish shihet. Një urtësi e thellë, që asnjëherë nuk imponohet dhe nuk e bënë tjetrin të ndihet në siklet. Një mirëkuptim që duam ta ndiejmë te miku ynë më i mirë. Një buzëqeshje mikluese, që ndjell afri të pakusht dhe që vetvetiu ngacmon shpërthime pasioni. Një entuziazëm, që përherë zbulohet nga fillimi dhe që asnjëherë nuk është i njëjtë.
Vetëm një zonjë e tillë ta merr frymën, sepse ajo nuk ngurron t’i japë krahë djaloshit rebel, që fshihet brenda secilit prej nesh. Dhe, pavarësisht se një ditë do të plakemi, do të tkurremi dhe do të tretemi, përkrah një zonje të tillë çdo herë do të ndihemi të ri.
Kjo është një ndjesi që në fletët e ditarit virtual të një shkrimtari është shprehur me etydin e mëposhtëm.

***

Nuk dua të pres për një rast më të mirë. Nuk dua të ndihem në siklet, të ndihem i kurthuar dhe as të ndihem keq. Nuk dua të pres një rast tjetër, një mundësi më të mirë për ta bërë atë që duhet ta bëj sot.
Ti ma merr frymën dhe duke e bërë këtë më bën të ndihem më i gjallë se kurrë. Andaj, të dëshiroj tani! Këtu. Dhe në këtë çast.
Dua ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty. Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd, ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: “Nesër! Ka kohë”
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur, sepse e di se kjo ditë nuk do të vijë kurrë. Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet. Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë. E fuqizuar nga hezitimi im, e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t’i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani. Këtu. Dhe në këtë çast, sepse e nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.

***

Kushedi, ndoshta në botën e kukullave, dikush që ndien mund edhe mos të vlerësohet, por e di, jam i bindur, se pavarësisht imazhit që e projektojmë për veten dhe mënyrës si na shohin të tjerët, jo të gjithë jemi robot. Dhe jam shumë i bindur se, sado që të shtirren dhe të fshihen pas maskave plastike, jo të gjitha janë kukulla.
Mbase sot nuk është ditë e keqe të provojmë të deshifrojmë sinjalet nga brenda. Ta dëgjojmë njeriun brenda nesh. T’ia japim një rast.

(Autori është shkrimtar)

Një aktor shqiptar, në Festivalin e Venecias

0

vadimir dodaDy vajza të reja që kërkojnë t’i ikin provincës për të shkuar ndoshta larg deri në Kinë, dhe një emigrant shqiptar… Një gërshetim i krizës sociale në vendin fqinj, Itali, me përvojat e atyre që kërkojnë të ndjekin ëndrrat e tyre me çdo kusht, edhe pse kjo rrugë mund të kushtojë mbi jetë njerëzish… Kjo është historia që regjisori dhe skenaristi i njohur italian, Alessandro Rossetto, do të tregojë në filmin e tij më të ri, “Atdheu i vogël”, i cili pritet të shfaqet më 30 gusht, në skenën e edicionit të 70 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Në rolin kryesor në këtë film, i cili pritet të kthehet në një nga prodhimet kinematografike më të ndjekura në vendin fqinj, është aktori i ri shqiptar, Vladimir Doda. Ai interpreton përkrah aktorëve: Maria Roveran, Mirko Artuso, Diego Ribon, Lucia Mascino, Roberta Da Soller dhe Nicoletta Maragno. Edicioni i 70 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia do të hapë siparin e tij më 28 gusht deri më 7 shtator. 33 vende do të prezantojnë prodhimet e tyre më të mira kinematografike, mes të cilave edhe shteti i ri i Kosovës, ku regjisorja Lendita Zeqiraj do të prezantojë filmin e shkurtër “Ballkoni”. Shqipëria mungon në këtë festival, por një aktor shqiptar do të jetë aty për të prezantuar Italinë. “Për mua si aktor ky film ka një domethënie të rëndësishme përtej ambicieve të mia. Personazhi im është një shqiptar, ndaj që në bisedën e parë me regjisorin kam kërkuar që ky imazh të mos preket, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë filmi mbi imazhin e shqiptarëve”, tregon Doda. Personazhi i tij në film është një punëtor, hero, një tip i përmbajtur me një dinjitet të konsoliduar, të cilit i duhet të përballet me paragjykimet që një pjesë e shoqërisë italiane ka mbi emigrantët në përgjithësi, por edhe mbi shqiptarët. Ai vetë ka prirjen t’i ndihmojë të tjerët kur ata gabojnë, por, nga ata tjetër, refuzon të ndihmojë ata që përsërisin gabimet dhe që krimin e shndërrojnë në punë. Doda tregon se ka ndikuar në përmirësimin e portretit që regjisori kishte ndërtuar për personazhin e tij gjatë xhirimeve. Si shqiptar ai dinte më mirë të ndërtonte njeriun që Rossetto kishte në mendje. “Atdheu i vogël” rrëfen verën e nxehtë dhe mbytëse të dy adoleshentëve dhe dëshirën e tyre për të ikur tej, larg nga një fshat i provincës. Është Luiza dhe Renata. Njëra plot jetë, ndërsa tjetra gjithnjë e zymtë dhe e trishtuar… Jetët e dy të rejave tregojnë historinë e një shantazhi, të një dashurie të tradhtuar, dhe të një dhunimi të pësuar. Luiza përdor Bilalin, të dashurin e saj shqiptar, Renata harton planin dhe përdor trupin e Luizës për të drejtuar fijet e hakmarrjes së saj. Të dyja vajzat lënë provincën ku janë rritur, mes festave dhe mbledhjeve të “indipendentistëve” (është një lëvizje nacionaliste që kërkon pavarësinë e krahinës së Venetos), familjesh të lodhura dhe brezave të rinj të emigrantëve që vihen në shënjestër nga ata që ndihen të kërcënuar. Ato duan të ikin larg kulturës së punës, që është vetëm për të bërë para dhe shpesh duke mos ia arritur të ikin larg nga jetët që i përkushtohen vetëm punës dhe heshtjes; larg nga zemërimi që lodhja e të jetuarit dhe mungesa e ëndrrave shkaktojnë. “Konflikti qëndron mes dy botëve, asaj të adoleshentëve dhe asaj të të rriturve, e para e gjallë, joshëse, e lirë, por pa qenë e vetëdijshme, e dyta e ngujuar, e dorëzuar, e dyfytyrëshe… E megjithatë diçka duket sikur i bashkon të gjithë, një zonë e zymtë… Seksi që njëra përdor për t’u tallur me botën, për t’i shpëtuar pa destinacion falsitetit të konformizmit, është për tjetrën një mënyrë qorre për t’u shpenguar ndaj zemërngushtësisë, ndaj dhunës, preteksti për t’u hakmarrë. Loja e dashurisë, e joshjes dhe ajo seksuale, merr me kalimin e kohës konturet tragjike të një realiteti që humb një herë e përgjithmonë në spontanitet dhe pavetëdije.

Për regjisorin Rossetto, e përditshmja është ajo që e bën më të ndjeshme kinemanë. Ndaj ai ka zgjedhur një temë sociale të prekshme për shoqërinë italiane sot, “një stuhi të vërtetë verore” siç e kanë quajtur mediat italiane. “Skenarët socialë janë veçse pretekste për t’u marrë me formën dhe esencën: Të rrezikosh dhe të eksperimentosh, të rrëfesh ndjenjat njerëzore me ironi të ëmbël dhe ndonjëherë me keqardhje”, thotë ai. Ky është filmi i parë “fiction” i Alessandro Rossetto, dhe është një afresk humaniteti dramatik, plot gjallëri, largpamës dhe i lirë, i zhvilluar në verilindjen e pazhurmshme të Italisë, që në këtë rast është një pasqyrë e provincës universale.

Filmi është prodhuar nga Gianpaolo Smiraglia për Arsenali Medicei dhe bashkëprodhuar nga Luigi Pepe për Jump Cut. Montazhi i Jacopo Quadri, muzika nga Paolo Segat e Alessandro Cellai, me këngët e shkruara e të interpretuara nga protagonistja Maria Roveran dhe me këngët sugjestionuese të koreve alpine. Filmi është xhiruar në tri krahina të verilindjes se Italisë.

 

Vladimir Doda, rrugëtimi i pazakontë drejt kinemasë

Vladimir Doda nuk e kishte menduar asnjëherë teksa udhëtonte me traget drejt Barit, për të ndjekur studimet në Universitetin “La Sapienza” në Romë për Infermieri, se e ardhmja e tij do të ishte kinemaja. Muajt e parë në fakultet do të sillnin dhe vështirësitë e para për studentin shqiptar, të cilit i duhej të punonte dhe të ndiqte leksionet njëkohësisht. “Duke qenë se nuk kisha frekuentuar një sërë lëndësh për shkak të punës, nuk më lejohej të jepja provimet. Kështu fillova ta rifilloj sërish shkollën pas një ndërprerjeje një vit më vonë, por m’u duk sërish e pamundur”, tregon ai. Gjatë kësaj periudhe ai punonte si ndihmëselektricist për një ndërmarrje ndriçimi që punonte me teatro të ndryshme në Romë. Kjo punë dhe bisedat me një shok fëmijërie që studionte për kinema, do ta bënin Dodën ta shihte me një sy tjetër kinemanë, dhe një ditë të vendoste të hiqte dorë nga studimet që kishte nisur, dhe të regjistrohej në degën e kinematografisë. Një zgjedhje në dukje rastësore, por që duket sikur ka qenë fati i tij i shkruar. Pasi u diplomua për “Histori dhe kritikë të kinemasë” në Universitetin “La Sapienza”, ai ndoqi studimet për aktrim në “Civica Accademia d’Arte Dramatica Nico Pepe” në Udine, ku banon sot. Tashmë teatri dhe dëshira për të aktruar duket sikur ka qenë gjithmonë brenda tij. Përpara se të takohej me regjisorin Alessandro Rossetto, ai ka interpretuar në një sërë pjesësh teatrore. “Kur u takova për herë të parë me Alessandron, më pyeti se çfarë formimi kisha. Kur i thashë që kisha mbaruar trevjeçaren në
Romë për kinema, më pyeti sërish për tezën që kisha mbrojtur.
I thashë që teza që kisha mbrojtur ishte mbi kinemanë e vëllezërve Marks. Ai u shpreh disi me keqardhje: Domethënë të pëlqen kinemaja klasike?”, tregon Doda. Dhe Rossetto kishte të drejtë. Kinemaja klasike gjithnjë e kishte tërhequr, por dhe kinemaja italiane nga Fellini, Scola, Antonioni ishte në shijet e tij, ashtu si filmat e neorealizmit, apo kinemaja franceze dhe autorët e Nouvelle Vogue, dokumentarët e Jean Rouche apo filmat e Casavettes. Jean Rouche do të ishte emri që do të prekte menjëherë regjisorin Rossetto-s i cili e fton menjëherë të bëjë një provë për rolin. Pjesëmarrja në këtë film do të ishte dhe përvoja e parë e Vladimirit në kinema. Që në bisedat e para me regjisorin, ai do të kuptonte më mirë se çfarë ishte në të vërtetë të bëje një film. “Mendja e një filmi ishte historia”, kjo ishte motoja e regjisorit Rossetto, të cilin aktori shqiptar do ta kuptonte në çdo fazë të xhirimeve. “Alessandro nuk kërkonte nga aktorët thjesht lojën e aktrimit për të ndërtuar një personazh, por diçka më shumë, që ka të bëjë me ndjenjat e vetë aktorit, me brendësinë e shpirtit të tij, për të nxjerrë në pah detaje të humanizmit të vet aktorit, që pa dashje ndihmojnë në formimin e personazhit…”, tregon Doda. Dhe pse iu bashkua xhirimeve me vonesë, pasi ishte pjesëmarrës në një spektakël të përvitshëm “Mittelfest 2012”, Doda u bë shumë shpejt pjesë e ekipit që do të ndërtonte historinë e “Atdheu i vogël”. Ky film është rrugëtimi i parë i aktorit të ri shqiptar drejt kinemasë, rrugëtim të cilin ai beson do të jetë i përjetshëm. Doda është i bindur se kjo zgjedhje që erdhi disi rastësisht në jetën e tij, është ajo që ka dashur të bëjë gjithnjë…Të jetosh me art është e vështirë, aq më tepër kur je në hapat para të tij. Por Doda është i bindur se, pavarësisht vështirësive, do të vijë të ndjekë ëndrrën e tij, ashtu si personazhi i Bilalit në film. “Gjatë këtyre viteve kam punuar paralelisht në punë të ndryshme, si ndihmëselektricist, në ndërmarrje transporti, ndërtimi… Vitet e fundit kam punuar si kamerier, duke qenë se është një punë me orare të përshtatshme për studentët”, tregon ai…i bindur se nga këto përvoja mbijetese do të marrë anën pozitive dhe dikur do t’i duhen për të ndërtuar personazhe në filmat e ardhshëm… Në tetor të vitit të kaluar ai interpretoi në një film, i cili është në fazën e produksionit me regji të Vittorio Moronit. Një muaj më parë, më 6 korrik, ai ishte në Francë në festivalin “Avignone OFF” me “Mistero Buffo”, tekstin më të njohur të Dario Fo, bashkëpunim mes “Civica Accademia D’Arte Drammatica Nico Pepe” e “Scuola D’Arte Drammatica di Milano Paolo Grassi”. Në shtator-tetor do të punojë në një spektakël që prodhohet nga akademia “Nico Pepe” e Udines.

Alessandro Rossetto

Alessandro RossetoKa lindur në Padova më 1963. Ka studiuar kinema dhe antropologji në Bolonja dhe në Paris. Autor kinematografik, regjisor dhe drejtor fotografie-operator në kamera. “Syri i tij është i çmuar, plot kuriozitet dhe ndjeshmëri”, shkruan kritika për të. Në filmat e tij që shquhen për një inskenim me korrektësi dhe poezi na prin për të na takuar me personazhe plot ndjeshmëri, duke na zbuluar imagjinatën e tyre më të fshehtë, vizionin e tyre për botën dhe jetën e tyre të jashtëzakonshme në përditshmërinë e saj”. Në 1997-n ka drejtuar dokumentarin e tij të parë “Il fuoco di Napoli” (Zjarri i Napolit. Filmi i tij i dytë, “Bibione Bye Bye One” (1999), prodhuar nga vetë Rossetto në bashkëpunim me ZDF/ Arte, Tele+ e BBC, vlerësuar me çmime në disa festivale dhe i shpërndarë në nivel botëror, është një punë tepër personale, një vrojtim dhe një meditim mbi një qytezë të vogël, një lokalitet turistik që bëhet pasqyrë poetike mbi vetë gjendjen e njeriut. Filmi i tij i tretë, “Chiusura” (2002 – “Mbyllja”), është historia e një dyqani parukerie që shkon drejt mbylljes. Filmi me metrazh të gjatë “Feltrinelli”, bashkëprodhim mes 4 shtetesh dhe 5 televizionesh europiane, u prezantua me sukses në Festivalin e Locarnos 2006 dhe është shpërndarë në nivel ndërkombëtar. Në Festën Ndërkombëtare të Kinemasë në Romë, 2007, ka prezantuar “Raul”, portretin e një muzikanti mes Italisë dhe Argjentinës. “Piccola Patria” është debutimi i tij i parë në kinemanë fiction.

Kryeziu: Koha ka ardhur që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

0

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është shprehur i sigurt se në nëntor do t’i fitojë zgjedhjet. Ai tha se ka ardhur koha që LDK-ja të rikthehet në Prizren. “Koha ka ardhur që LDK-ja të kthehet në skenë në mënyrë të fuqishme”, tha Kryeziu.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, të shtunën, është takuar me përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Prizren. Ai tha se fitorja e LDK-së në nëntor do të jetë e madhe dhe bindëse.“LDK-ja në zgjedhjet e fundit i pat fituar zgjedhjet me një diferencë të vogël, por sic e dini ajo fitore u modifikua dhe kërkush nuk e dinë se ka shkojë ajo fitore”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se personalisht nuk ka pasur dëshirë që të riciklohet për kryetar të Prizrenit.“Unë kam qenë që Hanifi Muharremi të jetë kandidatë për kryetar të Prizrenit, por Kryesia vendosi kundër vullnetit tim dhe u detyrova të pranojë”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja është partia më e mira se sa partitë e tjera. “ Këtë na thanë edhe miqtë e partive tjera, kur rrimë privatisht për kafe”, tha Kryeziu. Ai u shpreh i bindur se LDK-ja në këto zgjedhje do të hyjë më e organizuar edhe sa i përket aspektit të ruajtjes së votës.” Në këto zgjedhje do të jemi më të organizuar edhe në vjeljen e votës, por edhe në ruajtjen e saj”, premtoi ai.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu nuk është shprehur i shqetësuar për përcarjet e brendshme të LDK-së. Sipas tij, përcarjet në jetën politike janë normale. “ Nuk e shoh shumë problem. Kur të ofrohen zgjedhjet, abienti do të ndryshojë dhe besoj se në atë ambient do të shkrihen të gjithë “, tha Kryeziu.

Ai, ka kërkuar nga përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së, që të jenë të kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë Komunale. “LDK-ja si anëtare e Partisë Popullore e Evropës, e ka përgjegjësi më të madhe për imazhin e listës”, tha Kryeziu. Sipas tij, vërejtja më e madhe që LDK-ja ka marrë nga Partia Popullore e Evropës, është mungesa në përfaqësim e të rinjëve. “ Përveç kësaj të nominuarit duhet të jenë figura të respektuara në ambientin ku jetojnë “.

Kryesia është ndalur edhe në qeverisjen shtatë vjeçare të Prizrenit. Ai tha se për shtatë vite sa ka qeverisur LDK-ja, ka qenë një befasi edhe për miqtë perëndimor.“Kemi qeverisur me duar të pastra”, tha Kryeziu./PrizrenPress.com/

Muja nuk pranon më shumë se dy avokatë

0

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka pranuar që të ketë në mbrojtje më shumë se dy avokatë. Gjatë procesit gjyqësor, Muja do të mbrohet vetëm nga avokati Ruzhdi Berisha dhe avokatija Bahrije Besimi.

Nënkryetarja e Odës së Avokatëve të Kosovës, Bahrije Besimi, në seancën e parë shqyrtuese të aktakuzës, ka deklaruar se një numër i avokatëve kanë shprehur dëshirën që vullnetarisht t’i dalin në mbrojtje kryetarit Ramadan Muja. “Unë jam nënkryetare e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe kryetare e avokatëve të regjionit të Prizrenit. Dua të ju them i nderuari gjykatës se është një numër i avokatëve të cilët kanë shprehur dëshirën që ta mbrojnë kryetarin Muja”, kishte deklaruar Besimi.

Ndërkaq, avokatja Besimi, nuk ka pranuar të flasë më rreth kësaj çështje. Ajo deri më tash është e vatmja që i ka dalë në mbrojtje vullnetarisht Mujës. Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se nuk është në dijeni për vullnetin e avokatëve për t’i dalë në mbrojtje Mujës. “ Unë dhe Bahrija jemi avokatë të Mujës, për gjëra të tjera nuk di. Ligji përcakton numrin e avokatëve”, tha shkurt Berisha.

Burimet e “PrizrenPress-it”, ndërkaq bëjnë të ditur se kryetari Muja nuk ka pranuar që të angazhojë më shumë se dy avokatë mbrojtës. “ Muja ka konsideruar se mjaftojnë dy avokatë,prandaj nuk ka pranuar që të ketë më shumë avokat të angazhuar në proces”, tregon burimi i “PrizrenPress-it”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, bashkë me pesë zyrtarë të tjerë akuzohen se me qëllim dhe për arsye të sjelljes së dobisë pasurore për të tjerët, përkundër një vendimi të Gjykatës Supreme, kanë dhënë në shfrytëzim tokën që ishte nën administrimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe në një rast tjetër kanë dhënë në shfrytëzim pa pagesë tokën e komunës pa përfillur procedurat ligjore.Të pandehurit e tjerë, sipas aktakuzës, janë Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi.

Në pikën e katërt të aktakuzës, thuhet se në periudhën midis datës 20 gusht 2011 dhe 26 janar 2012 në Prizren, Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Abdullah Tejeci në së paku shtatë raste të padive civile, kanë marrë pjesë në nxjerrjen e një konkluzioni, me anë të së cilit ekspertët kadastral të punësuar në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, janë ndaluar që të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

Të akuzuarit në tri seancat e para gjyqësore kanë mohuar të gjitha akuazat e ngarkuara nga prokuroria e EULEX-it. Ata kënë deklaruar se janë të pafjashëm.Seanca gjyqësore kundër Ramadan Mujës dhe pesë drejtorëve të tij do të vazhdojë me 12 shtator./PrizrenPress.com/

Sonte fillon “DokuFest”

0

OneGoal-Pep BonetEdicioni i 12-të  i “DokuFest-it” nis zyrtarsisht sonte në Prizren.  Tema e festivalit sivjet është “Theji Kufijtë”, i cili synon synon të prekë temë e kufijve fizik dhe konceptual.

Nita Deda, drejtuesja e Komunikimit ka thënë se risi e këtij edicioni janë filmat e selektuar, në të cilin do shfaqen më shumë se 250 filma, nga 2300 sa kishin aplikuar.
“Mbrëm  kemi   fillu festivalin ‘DokuFest’ me DokuPhotos. Risi e këtij edicioni janë numri edhe më i madh i të interesuarve, kemi 250 filma. Janë kategoritë nga më të ndryshmet. Është një fluks i madh i njerëzve. 250 vullnetarë kanë filluar punën sot”, ka thënë Deda.

Festivali hapet me shfaqjen e filmit të shquar Stories We Tell nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi.

Sivjet në “DokuFest” do të ketë një program të ri garues me filma dedikuar të rinjëve dhe me një juri të përbërë nga të rinjët.

Gjatë ditës filmat do të shfaqen në tre lokacione të mbyllura, në Kino Lumbardhi, Kino Evropa dhe Shtëpia e Kulturës, ndërsa gjatë natës filmat do të shfaqen në Kino Kala, Kino Lumi, Kino Bahce, Kino Evopa Pllato.

Deda theksoi pas një muaji qyteti i Prizrenit do të bëhet me kinema funksionale gjatë tërë vitit të menaxhuar nga DokuFest, falë mbështetjes nga Ambasada Norvegjeze dhe Ambasada Amerikane,transmeton Indeksonline.

Programi i koncerteve sivjet do të përfshijë grupe muzikore të zhanreve të ndryshme. Koncertet do të hapen më 17 gusht me grupin punk finlandez Pertti Kurkikan Nimipäivät, dhe do të vazhdojnë me Bloody Foreigners, Por-no të cilët po kthehen pas 10 viteve në skenën e DokuNights, dyshja nga Mitrovica Bicalko, grupi nga Parisi Thylacine, ZEA, Physics, KAOS, etj. Nata mbyllëse e DokuNights do të sjell Elina Duni Quartet do të performojë më 25 gusht.