15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 9099

Të rinjtë: Shumë arsye për migrim

0

Emigrant kosovarPavarësisht fushatave të shumta të autoriteteve në Prishtinë, për të parandaluar migrimin e qytetarëve të Kosovës, shumë të rinj kanë shprehur dëshirën e tyre se do të iknin nga Kosova për të shkuar në ndonjë nga vendet perëndimore.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, ata flasin edhe për arsyet se pse do të migronin. Por, ka edhe të rinj, të cilët perspektivën e tyre shohin në Kosovë dhe jo diku tjetër.

Emir Haxhibeqiri ka përfunduar tre vjet të studimeve në Fakultetin Juridik. Ndonëse me shumë vështirësi financiare, ia kishte dalë të përfundonte këto vjet studimesh.

Emiri kishte një dëshirë – që pas studimeve të gjente një punë dhe me ato të ardhura të ndihmonte familjen, e cila ishte përkujdesur për edukimin e tij. Por, ajo nuk ndodhi. Ai nuk arriti të gjente punë dhe arsyeja se pse ai dëshiron të migrojë, është pikërisht punësimi.

“Kudo vetëm jashtë Kosovës kisha shkuar. Këtu nuk ka perspektivë. Përfundon fakultetin dhe nuk arrin të gjesh punë. Është bërë njëjtë si për ata që përfundojnë shkollim superior si për ata që nuk kanë fakultet, të gjithë janë pa punë”, thotë Emiri.

Së fundi, është rritur ndjeshëm numri i kosovarëve që migrojnë drejt vendeve të perëndimit për të kërkuar azil.

Javë më parë vetëm në Hungari janë evidentuar rreth 4 mijë kosovarë, të cilët kishin mësyrë vendet perëndimore për të kërkuar azil, por që ishin ndaluar nga autoritetet hungareze.

Lum Plakiqi ka përfunduar shkollën e mesme dhe sivjet do të fillojë studimet në Universitetin e Prishtinës. Lumin e takuam në një lokal të kryeqytetit, derisa po pinte kafen e tij të mëngjesit.

Ai thotë se nuk e dëshiron aspak jetën larg familjes, por nëse do t’i jepej rasti të jetonte diku jashtë Kosovës, do të linte gjitha dhe do të shkonte. I pakënaqur me kushtet ekonomike dhe financiare, në të cilat jeton, mungesa e perspektivës, siç thotë ai, janë vetëm disa nga arsyet pse dëshiron të migrojë.

“Çdo kund e ke më mirë, në shtetet e zhvilluara të ofrojnë kushte më të mira të jetës standarde jetësor më të mirë, punësim dhe gjithçka që nuk ta ofron vendi ynë”, thotë Lumi.

Ndryshe nga Lumi shprehet mikja e tij Laureta, e cila mendon se nuk duhet migruar. Përveç që migrimi, thotë ajo, është i rrezikshëm, pasi që ka të bëjë me migrim ilegal, ajo konsideron se duhet ndërtuar një jetë në vendin tënd.

“Ne duhet të rrimë këtu, në vendin tonë. Nuk duhet të dalim të gjithë jashtë Kosovës. Duhet studiuar këtu dhe punuar këtu, edhe pse nuk janë kushtet e mira”, konsideron Laureta.

Deklaratat e zyrtarëve qeveritarë për të mos migruar, disa të rinj nuk i marrin në konsideratë, por sugjerojnë që ky fenomen të parandalohet duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë, të krijohen vende të reja të punës dhe studim më cilësor.

“Në Kosovë nuk ka jetë të mirë, nuk të ofrojnë asgjë, nuk ka jetë të mirë për të rinj. Kosova nuk ta ofron punën shkollimin, gjithçka shkon keq këtu, dhe në momentin që na jepet, rasti do të kishim ikur nga Kosova”, shprehet Genta.

Ka të rinj kosovarë, të cilët do të migronin edhe në mënyrë ilegale për të shkuar në ndonjë shtet perëndimor vetëm për të bërë studime, siç i quajnë ata, cilësore.

Merita Bekteshi është njëra nga ato që sistemin e shkollimit në Kosovë e quan të dobët dhe larg standardeve evropiane.

“Do të migroja në Londër për të studiuar mjekësinë. Ajo çfarë të ofron Londra, nuk ta ofron Kosova, në asnjë mënyrë. Po të më jepet mundësia sot do ta lija Kosovën”, shprehet ajo.

Sidoqoftë, për Njomza Preniqin, studente e Mjekësisë, Kosova është një vend që të ofron perspektivë që asnjë shtet tjetër nuk do t’iu ofronte kosovarëve.

“Nuk kam dëshirë të dal jashtë vendit për të jetuar. Këtu më duket se ka më shumë prospektivë se sa jashtë vendit”, thotë njomza.

Ngjashëm mendon edhe Gresa Kastrati:

“Më pëlqen Kosova dhe nuk kam dëshirë të shkoj diku tjetër, dua të krijoj jetën time në vend tim”.

Edhe pse e di se shtete perëndimore ofrojnë më shumë për studentët, Fitorja thotë se ato të mira ato shtete i ofrojnë për studentet e tyre dhe jo për kosovarët.

“As unë nuk isha dalë jashtë, kisha qëndruar më mirë këtu, ndoshta për shkollim është më mirë, por prapë nuk do ta ndërroja Kosovën me as një vend tjetër”, shpreh mendimin e saj Fitorja.

Hulumtimet e bëra kohë më parë nga organizata joqeveritare në Kosovë vlerësojnë të jetë e kuptueshme që në një papunësi mbi 40 për qind, ekziston një potencial i lartë për migrim.

Rreth 49.8 për qind, ose gjysma e grupmoshës 20 deri 35 vjeçe, sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se kanë tendencë për migrim.

Zyrtarë qeveritarë vazhdimisht kanë theksuar se do të krijojnë infrastrukturë të nevojshme për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që këta të fundit të mos migrojnë në vende të ndryshme perëndimore, për të kërkuar jetë më të mirë.

Ata kanë premtuar se do të krijojnë kushte më të mira për të gjithë dhe fenomeni i migrimit t’i takojë së kaluarës.

Kabashi nuk frikësohet nga kundërkandidatët pensionistë

0

Lulzim Kabashi LDDKandidati i AAK-së dhe LDD-së në Prizren, Lulëzim Kabashi nuk dyshon aspak në fitoren e 3 nëntorit të këtij viti. Ai tha se fitorja e tij, do të jetë e padiskutueshme. “ Është e padiskutueshme që do të fitoj në zgjedhjet e nëntorit”, tha Kabashi për “PrizrenPress”.

Kandidati i AAK-së dhe LDD-së, Kabashi, madje nuk sheh as konkurrencë në garën për kryetar të Prizrenit. “S’kam kundërkandidat. Përballë pensionistave sigurisht që do t’i fitojë pa problem zgjedhjet”, shprehet ai.

Kabashi tha se aktualisht është duke hartuar programin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e nëntorit për kryetar të Prizrenit. Ai shpreson se ky program do të mirëpritet nga qytetarët.” Jam duke e punuar programin me të cilin do të garoj për kryetar të Prizrenit. Shpresoj se nga fundi i muajt do të përfundoj dhe do të filloj ta prezantoj para qytetarëve”, tha Kabashi. /PrizrenPress.com

Dardanët e Dragashit kalojnë në LDK

0

Foto dragash1Lidhja Demokratike e Dardanisë(LDD) në Dragash, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK).

Kalimi i dardanëve në LDK është bërë sot në një konferencë për media.Në këtë konferncë kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e LDK-së nga Prishtina, Naser Osmani, Sadri Ferati , Nazim Bytyçi dhe Naser Rugova.

Në këtë konferencë gjithashtu ishte i pranishëm edhe kryetari i deritashëm i LDD, Vahidin Halili, nënkryetari, Qamil Kolloni dhe dy kryesitë respektive, bashkë me FR Të LDK si dhe Forumin e Gruas të LDK.

Në konferencën për media, kryetari i Degës, Fatmir Mehmeti tregoi rrjedhën e ngjarjeve që ka rezultuar deri te ky bashkim.

“LDK-ja në këtë komunë aktualisht është subjekti më i madh me gjthsej 10 delegatë të Asamblesë komunale, që matematikisht krijon parakushtet e një fitoreje reale në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kështu përfundimisht LDK –ja tregon potencën e vet si subjek i traditës”, tha Mehmeti. /PrizrenPress.com/

Stavileci: Avdullah Hotin e LDK-së, e paska kap zhegu i Rahovecit

0

BlerandStavileci-ministerMinistri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci i është përgjigjur Avdullah Hotit, nënkryetarit të Komunës së Prishtinës dhe anëtarit të kryesisë së LDK-së, lidhur me akuzat se “Rahoveci turpërohet nga Qeveria e Hashim Thacit”.

“Avdullah Hotin e LDK-së, e paska kap zhegu i Rahovecit dhe paska filluar të “përcëllohet” nëpër rrjete sociale. Zheg i paska ardhur edhe dje prej fjalimit të kryeministrit në Akademinë Përkujtimore “Epopeja e Rahovecit”, saqë “hije” paska kërkuar në sektorin e bujqësisë. Po, po, paska kërkuar “hije” pikërisht aty ku “djeg” zhegu më së shumti dhe ku mund të “digjet” më së lehti edhe në politikë”, ka shkruar Stavileci në profilin e tij në Facebook.

Ai i ka thënë Hotit se komuna e Rahovecit, si rajon bujqësor që është, ka arritur të përfitojë përkrahje financiare më shumë se të gjitha komunat e tjera nga Ministria e Bujqësisë.

“Madje, edhe më shumë se komuna e Prishtinës, ku ju keni zënë hije si nënkryetar, e cila është e treta në listë. Kanë përfituar, sepse, PO, ashtu sikurse kryeministri, edhe ju keni të drejtë në këtë pikë: Janë punëtorë! Janë punëtorë dhe ne krenohemi me punën e tyre dhe ata dinë ta vlerësojnë përkrahjen institucionale që ju është dhënë. Ndërsa, nga ju, gaboni nëse mendoni që presim vlerësime. Nga ju presim që të “përcëlloheni” edhe më shumë nga zhegitja në Rahovec, sepse nuk po dini ku të kërkoni as hije!”, ka shkruar Stavileci.

Me tej ai ka i ka thënë Hotit se nuk ka të drejt morale të flasë në emër të bujqve, sepse gjatë gjithë viteve të pasluftës sa ka qenë LDK-ja në pushtet, rezultantja e investimeve në bujqësi ka qenë e barabartë me zero.

“Por, ju mirëkuptojmë, derisa ju shohim kështu të zhegitur edhe politikisht, sepse vetëm 4344 vota i paska pasur LDK-ja në zgjedhjet e fundit komunale në Rahovec dhe as matematika sinergjike nuk ju bën punë!”, ka shkruar tutje Stavileci.

“Paske përmendur rrushin dhe po ta rikujtoj z. Hoti, veçanërisht, sepse e di që nuk të pëlqen, që kjo qeveria qendrore, ju ka dal në përkrahje vreshtarëve edhe në ditët e tyre më të rënda, duke i subvencionuar me rreth 1.4 milionë euro 2250 vreshtarë, me nga 1 mijë euro në një hektarë vreshta të variteteve industriale. Përsëri, kjo qeveria qendrore, me investimet e veta ka përkrahur gjithsej 585 projekte të vreshtarëve për ngritjen e plantacioneve të reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese, që shprehur në hektarë ka ngritur dhe rregulluar 374 hektarë të rinj me vreshta. Kjo qeveria qendrore, ka ndërtuar 32 serra moderne në këtë komunë dhe deri në vitin e kaluar, nga komuna e Rahovecit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë grante investive dhe subvencione gjithsej 6398 fermerë/3,162,681 euro. Pra, z. Hoti, për të mos u zgjatur më shumë, ju nuk jeni i denjë për të folur në emër të bujqve të Rahovecit, sepse përpos faktit që LDK-ja juaj nuk ka investuar asnjëherë në bujqësi, ka numër shumë më të madh të bujqve që janë përkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Ministria e Bujqësisë në këtë komunë, se numri i votave që keni ju si LDK!

Vera është e gjatë z. Hoti dhe mos u ngutni shumë, sepse do të zhegiteni edhe nëpër hije”, ka shkruar në fund Stavileci./PrizrenPress.com/

PDK-LDK, sërish bashkë?

0

HashimThaci-IsaMustafaDy partitë kryesore në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të qeverisin sërish bashkë.

Konsultimet për një lidhje të mundshme mes dy partive që kanë një rivalitet tradicional, kanë filluar qysh tash, edhe pse zgjedhjet parlamentare mbahen vitin e ardhshëm.

Diplomatë të rëndësishëm në Prishtinë e kanë shtruar për diskutim këtë çështje, si në takimet me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin ashtu edhe atë të LDK-së, Isa Mustafën.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Express se në bazë të sondazheve aktuale, shihet se krijimi i Qeverisë së ardhshme do të jetë problematik.

“Partia e z. Behgjet Pacolli duket se nuk do të jetë ndonjë faktor determinues i krijimit të Qeverisë së ardhshme. AAK, ndërkaq, ka betonizuar qëndrimin e saj se do të futej në Qeveri me secilën parti poqëse i jepet posti i Kryeministrit, dhe kjo vështirëson ndjeshëm negociatat. Faza në të cilën ndodhet Kosova (procesi i integrimeve europiane, raportet me Serbinë dhe shtimi i njohjeve të reja) diktojnë formimin e një Qeverie me bazë të gjerë përfaqësimi”, ka thënë një diplomat perëndimor në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Ai thotë se ideja nuk është pritur keq, as në PDK as në LDK.

“Asnjëra palë nuk ka dhënë shenja krejtësisht refuzuese. Liderët e dy partive janë të gatshëm të hyjnë në bisedime pas zgjedhjeve parlamentare për një koalicion PDK-LDK”.

“Rezultati i parë i kësaj pune është zbutja e qëndrimit të LDK-së karshi koalicionit me PDK-në. Tash, as në LDK nuk e përjashtojnë një bashkëqeverisje të re me PDK-në”, ka shtuar ai.

Aktualisht, sipas disa sondazheve, PDK vazhdon të jetë partia e parë në Kosovë e pasuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje – e cila ka tendencë ngritje, ndërsa partia e katërt vazhdon të mbetet AAK e Ramush Haradinajt.

Megjithëkëtë, diplomati që foli për gazetën ka thënë se nuk përjashtohet plotësisht inkuadrimi i AAK-së në Qeverinë e ardhshme.

“AAK mund të bëhet pjesë e këtij koalicioni meqë Ramush Haradinaj ka treguar konstruktivitet dhe gatishmëri për të punuar si me PDK-në ashtu edhe me LDK-në. Haradinaj dëshiron që mos të mbetet përsëri në opozitë”.

Lideri i AAK-së ditë më parë ka thënë se dëshiron të bëhet Kryeministër, pa marrë parasysh se me cilën parti politike bën koalicion.

Ndërsa, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se elektorati i partisë së tij më shumë e dëshiron një koalicion me AAK-në por nuk e ka përjashtuar edhe koalicionin me PDK-në.

E, Lideri i PDK-së dhe Kryeministri aktual, Hashim Thaçi i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për të bërë koalicione me partitë tjera.

Deri më tash, vetëm Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet, ndërsa PDK, LDK, AAK dhe AKR kanë qeverisur Kosovën prej vitit 1999.

Jemi në dijeni për problemet

0

Ibrahim Makolli2Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se është në dijeni që mërgimtarët që po vijnë në Kosovë për pushime verore po hasin në probleme gjatë rrugës për në territorin e Serbisë dhe Malit të Zi, por edhe në pikat kufitare. Ai ka thënë se kanë bashkërenduar aktivitetet edhe me MPJ-në dhe MPB-në në mënyrë që mërgimtarëve të mos u krijohen vështirësi në pikat kufitare apo gjatë kalimit nëpër Serbi e Mal të Zi.
Makolli ka apeluar te mërgimtarët që hasin në telashe të tilla ta njoftojnë Ministrinë e Diasporës.

“Kemi marrë njoftime nëpërmjet formave të tjera për këto probleme. Është i njëjti avaz që kur ka një fluks të madh mërgimtarësh, autoritetet e Malit të Zi dhe të Serbisë duan t’i sanksionojnë njerëzit. Ka njoftime se gjatë kalimit nëpër territorin e Malit të Zi, por edhe të Serbisë, mërgimtarëve, përkatësisht vozitësve, u kërkohen shuma të ndryshme parash, me pretekstin se kanë bërë kundërvajtje në komunikacion që përdoren si arsye për plaçkitje. Ne nuk kemi ndonjë ankesë të drejtpërdrejtë të mërgimtarëve në mënyrë që të na mundësohet t’u referohemi rasteve veç e veç”, ka thënë për “Epokën e re” Makolli.

Ai ka treguar se me kontaktet që ka pasur me autoritetet e këtyre vendeve, për ankesat që kanë mërgimtarët, ka marrë përgjigje se praktikat e tilla do të ndalen.

“Jemi të vetëdijshëm se ka njerëz që abuzojnë me ligjin kur krijohen radhë të gjata në kufi dhe mërgimtarëve u kërkohen para ta kalojnë sa më shpejt kufirin. Këto raste janë shqetësuese”, është shprehur Makolli.

Ai ka thënë se Ministria e Diasporës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe ato malaziase që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Do të komunikojmë vazhdimisht, kurse prej mërgimtarëve kemi kërkuar që rastet e tilla t’i denoncojnë te ne, në mënyrë që ne, me fakte të drejtpërdrejta, të komunikojmë me këto autoritete. Po i bashkërendojmë aktivitetet edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme edhe atë të Punëve të Brendshme, në mënyrë që njerëzve tanë të mos u krijohen vështirësi, qoftë në pikat kufitare qoftë në territoret e këtyre shteteve”, ka thënë ministri Makolli.

Dilema shqiptare

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

E dimë se problemi kryesorë në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë ishte ngritja e administratës shtetërore me njerëz të aftë dhe të zot. Problemi ishte i vështirë; gjuha shqipe nuk ishte lejuar të mësohej në shkollat e vendit nga administrata osmane; vendi ishte i varfër dhe analfabetizmi mbulonte gati 90% të gjithë popullsisë. Ndërsa sot goxha në koincidencë është edhe Kosova, pas shpalljes se pavarësisë duket se e ka të vështirë të gjejë politikan të pastër.

Si asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk ka pasur më shumë zyrtar të korruptuar, të kriminalizuar, e ne procese hetimore, e gjyqësore. Madje, madje secili qytetar i Kosovës ka një boshllëk dyshimesh, se zyrtaret e shtetit janë të angazhuar për të mirën e tyre e, të shtetit. Kot provon ta bindesh sot atë pas kaq vitesh se ka mbet ndonjëri politikan qe s’është i krimbtë.

Po ta shikosh pak këtë histori të pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krahu i luftës pas ardhjes në pushtet duket se goxha e ka degraduar luftën e vet, e ka bërë të duket e zbehtë edhe para popullit, e edhe para faktorit ndërkombëtar. Një varg akuzash, një varg hetimesh gjyqësore, një varg vrasjesh të dala në shesh, një varg i gjatë me zyrtar të korruptuar, me haraçe e linçime politike e ka bërë qe vendi të ketë një imazh akoma më të rënd.

Krizat konjukturale, me plot rreziqe që peshojnë mbi institucionet si rrjedhojë e dobësisë së pushtetit qeverisës, perceptimi me shqetësim nga ana e opinionit publik dhe intelektualëve të shumtë po alarmojnë shenjat e anarkisë. Dilema shqiptare për pushtet rezonus thellohen sepse në anën tjetër kemi një pushtet autokratik, i cili po zgjerohet pa kuptuar së paku edhe fabulën e vet.

Ngjashëm si Sevarius-i gënjejnë popullin e tyre. Pra, politikanet tanë qëndrojnë larg nënshtetasve të tyre, larg nga problemet e tyre, dhe kur është nevoja për taksa nuk përtojnë ti rrjepin fare sepse tashmë natyra e tyre është akomoduar në pushtetin e instinkteve dhe të pasioneve të tyre të liga duke shkatërruar kështu çdo lidhje shoqërore dhe politike.

Paqja më pak po duket përjashtim sepse të gjitha rregullat shkelen dhe shkatërrohen në favorin e interesit të ngushtë të tyre. Për pak vite ata kanë shitur të gjitha pasurit e shtetit, madje pasurit e tyre janë më te larta se pasurit e disa zyrtarëve ne shtetet industriale. Ligji shtetëror është kthyer në vizion të kapadaillëkut të tyre, po s’je me ta je mish për ta.

Që nga paslufta janë shënuar 768 raste të vetëvrasjeve

0

Policia-crime sceneVetëvrasja është një fenomen që dita ditës po shënon rritje në Kosovë. Këtë e pohojnë zyrtarë policorë të cilët thonë se që nga paslufta e deri në vitin 2012-të, janë evidencuar 786 raste të vetëvrasjeve dhe 2494 raste të tentim-vetëvrasjeve. Ndërkaq ekspertë të psikologjisë thonë se faktorët që ndikojnë në rritjen e kësaj dukurie janë gjendja ekonomiko-sociale, depresioni, tranzicioni në shoqëri etj.

Vetëvrasjet dhe tentim-vetëvrasjet në Kosovë sipas statistikave që mban Policia e Kosovës kanë shënuar rritje në vitet e pasluftës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radio Kosovës se sipas të dhënave të evidencuara, numri i vetëvrasjeve është në rritje, sidomos ai i tentim-vetëvrasjeve. Që nga paslufta e deri në vitin 2012-të, kanë ndodhur 786 raste të vetëvrasjeve, kurse 2494 tentim-vetëvrasje.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, meshkujt prijnë sa u përket vetëvrasjeve, ndërsa në tentim-vetëvrasje janë evidencuar më shumë femra.

”Në kuadër të Policisë Kosovës, më saktësisht në kuadër të sistemit të bazës së të dhënave të Policisë së Kosovës janë evidencuar të gjitha rastet që raportohen në Policinë e Kosovës. Ndërsa në këtë rast, nëse i referohemi statistikave të tentim-vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve, në Policinë e Kosovës, që nga themelimi, nga 99 deri në 2012-të, janë evidentar 2494 të tentim-vetëvrasjeve dhe 786 raste të vetëvrasjeve. Si moshë e përfshirë në rastet e tilla të veprave penale janë nga mosha 18 deri në 40 vjeç“, tha Baki Kelani , zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq se pse ndodhë kjo dukuri në rritje në vendin tonë, këtë për Radio Kosovën e shpjegojnë psikologët. Aliriza Arenliu, psikolog thotë se shkaktarët që e shtyjnë personin në këtë akt, ndryshojnë nga individi në individ.

“ Faktorët më rrezikues që shpijnë deri te vetëvrasja, janë problemet e ndryshme të shëndetit mendor, apo çrregullimet e ndryshme psikiatrike si skizofrenia, depresioni, çrregullimet e personalitetit dhe abuzimi i substancave, këta janë faktorët më rrezikues. Ndërsa, sa i përket grupmoshave, aty i kemi dy koncepte, njëra është tentimevetëvrasje që është faktor rrezikues për vetëvrasje e që janë kryesisht moshat e hershme. Në vendin tonë, ne kemi një trend më ndryshe në krahasim me vendet tjera, ku numri i vetëvrasjeve, fatkeqësisht është më i lartë mes grupmoshës nga mosha 25 -45vjet, ku njihet si mosha më produktive e njerëzve”, tha ai.

Edhe psikiatri Bujar Berisha, mendon se faktorët e vetëvrasjes janë të natyrës psikosociale. Ai thotë se vetëvrasja si fenomen ekziston prej kohësh, por në aspektin kulturor vetëvrasja në Kosovë nuk ka qenë një zgjidhje e problemit.

“Faktorët që ndikojnë në vetëvrasje janë të shumtë. Mipëpo faktori psiko-social është një prej faktorëve kryesor që ndikon në rritjen e vetëvrasjeve. Në disa punime shkencore, thuhet se në vendet e varfra, depresioni është më i shtuar dhe kjo vjen si pasojë e përkrahjes sociale dhe jetës në familje më të gjerë”, tha ai.

Në këtë kontekst duhet shtuar se roli i shoqërisë dhe familjes është kyç sa i përket parandalimit të vetëvrasjeve, prandaj edhe psikologët mendojnë se rastet duhet trajtuar në mënyrë profesionale me ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit mendor.

Një libër tjetër, kundër Kosovës dhe UÇK-së

0

Llibër kundër Kosovës dhe UÇK-së“Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz” (“Kosovo: une guerre juste pour créer un État mafieux”) quhet libri i sapobotuar për Kosovën nga autori francez, Pierre Péan, një gazetar dhe polemist, në të cilin flet sidomos rreth luftës së UÇK-së, mbi trafikun e organeve dhe Kosovën e pasluftës, madje duke e quajtur Kosovën si “një shtet mafioz”.

Libër kundër Kosovës dhe UÇK-së1Sipas mediave franceze, ky autor francez nuk jep asnjë dëshmi në librin e tij të sapobotuar nga shtëpia botuese “Fayard” e Parisit, raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Autori, megjithëse paraqet opinionin e tij personal mbi të “zezat” në Kosovë siç i sheh nga prizmi i tij. Ai mbron publikisht përmes librit të tij dhe mediave tjera franceze idenë e diskutueshme në disa qarqe antishqiptare mbi “trafikimin e organeve”.

I ftuari i redaktorit të TV francez Mathieu Mabin, autori i librit Péan, ka denoncuar siç shprehet ai “dështimin dhe mashtrimin e komunitetit ndërkombëtar”. Fillimisht autori i librit për Kosovën dhe UÇK-në në TV “France 24h” përmend librin e Crala Del Pontes, Bernrad Kouchner dhe Dick Martyn sipas të cilit janë personazhe kyçe mbi zbulimin e trafikut të organeve në Kosovë nga UÇK-ja.

Pierre PéanPortali numër 1 i Francës “Linternaute” shkruan se autori ka vizituar Kosovën në vitin 2012. “Me sa duket ai vizitoi zonat konkretisht serbë të Kosovës, duke pyetur serbët e Kosovës, viktima të dhunës gjatë luftës, është e qartë që sytë e tyre nuk mund të jetë objektiv. Në fillim të konfliktit, shumica shqiptare në Kosovë, u shtypën rëndë nga autoritetet serbe të Sllobodan Millosheviqit” , ka shkruar “Linternaute”.

Autori i librit, po ashtu evokon Bernard Kushner, i cili në vitin 2010 filloi të qeshte kur një gazetar serb i tregon atij për trafikimin e organeve të mundshme.

Pierre Péan1Por në këtë pikë, Pierre Péan, thjesht dhe pa ekuivoke nuk arrin të dëshmoj asnjë element më të vogël si dëshmi, bile së paku për ta justifikuar titullin e librit të tij: “Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz” Gjitha fjalëve të këtij “gazetari invistigativ” dhe librit të tij ndoshta do t’i kishim besuar sikur të mos ishte financuar ai nga qarqet serbe apo sikur të mos kishte jaran Patriarkun serb Irinej i cili takoi në Beograd së fundi në shtatorin e vitit 2012 ( shih foton poshtë), raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

A po harrohet Ali Podrimja ?

0

Ali PodrimajKëtë të diel, më 21 korrik bëhen plot një vit që kur në Lodeve të Francës u nda nga jeta poeti Ali Podrimja. Vdekja e tij ato ditë bëri jehonë të madhe në mediat vendore e ndërkombëtare, pasi, bazuar në veprat e tij, u cilësua madje si vdekje e dashur dhe e kërkuar e një poeti të madh. Disa muaj me radhë u fol për poetin dhe vdekjen e tij, madje në Gjakovë, në vendlindjen e poetit, iu kushtua në tërësi edhe mitingu tradicional i poezisë.

Por, me kalimin e kohës, sikur u zbehën fjalët e mëdha që u thanë për poetin. Zbehja vazhdoi të rritet dhe tash në njëvjetorin e vdekjes, siç shihet ky përvjetor nuk do të shënohet ashtu siç edhe e ka merituar Podrimja. Të pakten në Gjakovë, nuk ka shenja për ndonjë organizim të mirëfilltë.

Në Drejtorinë komunale për Kulturë, si institucion i thirrur për këtë rast, thonë se deri në këtë moment nuk kanë paraparë ndonjë organizim, por nuk kanë mohuar se këtë gjë mundet ta bëjnë klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. “Ne si drejtori e kemi lënë që me këtë të merret klubi letrar ‘Gjon Nikollë Kazazi’, sepse mendojmë se ata janë më të thirrur për këtë gjë. Besoj se ata do të organizojnë diçka”, ka thënë shkurt Bardhyl Oseku, shef i sektorit të kulturës në këtë drejtori.

Por, të kontaktuar nga gazeta, zyrtarë të këtij klubi thonë se jo gjithçka varet nga ta, sepse duhet të jetë Komuna ajo që duhet ta mbështesë këtë aktivitet. “Ne si klub gjithsesi se do të organizojmë diçka, por dëshirojmë që ky organizim të jetë sa më madhështor. Për t’u bërë kjo nevojitet ndihma financiare nga Komuna, përkatësisht Drejtoria për kulturë. Aktualisht kryetari Lekaj dhe zyrtarët tjerë janë në udhëtim jashtë shtetit dhe porsa të kthehen ne do të bisedojmë me ta për të parë se çfarë mund të bëjmë bashkarisht”, ka thënë kryetari i KL “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti.

Megjithatë, Kurti ka thënë se edhe në rast të mospërkrahjes nga ana e Komunës, klubi do të organizojë diçka, qoftë ajo edhe një manifestim modest apo ndonjë orë letrare.

E nëse njerëzit në Kosovë dhe Gjakovë mund ta kalojnë këtë përvjetor pa ndonjë aktivitet apo me ndonjë aktivitet modest, kjo nuk mund të thuhet edhe për zyrtarët e lartë komunalë, përfshirë edhe kryetarin Pal Lekaj. Një delegacion komunal i prirë nga Lekaj tashmë kanë udhëtuar për në Lodeve të Francës, qytet i cili sipas të gjitha gjasave do ta shënojë në menyrë dinjitoze këtë përvjetor.(zeri)