Home Blog Page 910

Sot varroset drejtori i  Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha

0

Drejtori i  Drejtorisë për Shëndetësi në Malishevë, dhe ish-pjesëtar i UÇK-së,Hajdin Berisha,do të varroset sot.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, ndërsa homazhet në nder të tij do të zhvillohen në orën 14:00 në Shtëpinë e Kulturës, kurse  mbledhja përkujtimore në orën 15:00.

Berisha ka ndërruar jetë dje.

Superkupa “Izet Gjinovci” në koleksionin e Rahovecit

0

Rahoveci është fitues i Superkupës së Kosovës – edicioni Izet Gjinovci.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” mposhtën Kastriotin e Ferizajt me rezultat 38:34.

Ndeshja ishte dramë e vërtetë.

Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 22:18.
Ferizajasit u kthyen në pjesën e dytë dhe krijuan epërsi deri në tri gola, 28:25.

Por më pas kampioni, Rahoveci, shfaqi dukshëm më tepër për trofeun e dytë të vitit.

Për Rahovecin është trofeu i parë i Superkupës.

Ky edicion i Superkupës quhet Izet Gjinovci në nderim të ish-sekretarit të përgjithshëm të FHK-së.

Kapitenit të Rahovecit, Ardian Osa, trofeun e Superkupës ia dorëzuan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Saraçini e Latifi i ndanë edhe medaljet e arta për lojtarët e Rahovecit.

Ndeshja e Superkupës ka paralajmëruar garë shumë interesante në Superligë, që nis pas një jave./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sigal Prishtina në gjysmëfinale

0

Sigal Prishtina është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Superkupën e Kosovës.

Bardhekakltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 78:73 (14:23, 20:19, 22:15, 22:16).

Ndeshja në fakt ishte mjaft interesante në Prizren, ku po zhvillohet ky turne. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar çerekun e parë 14:23, derisa periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34:42.

Por, Bardhekaltrit në pjesën e dytë ishte më të përqendruar dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe e kthyen në favor të tyre për të triumfuar 78:73.

MVP i ndeshjes ishte Jalen Moore i Sigal Prishtinës me 23 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shqipëria me rikthim fantastik triumfon ndaj Ukrainës

0

Është mbyllur sfida në “Epet Arena” me fitoren 2-1 të Shqipërisë përballë Ukrainës.

Pas një pjese të parë pa gola, ishin ukrainasit që shënuan të parët me Konoplia 49’. Të besuarit e Silvinjos reaguan me anë të Ismajlit 54’ dhe Asanit 66’ për të rrëmbyer fitoren në këtë ndeshje të parë të Ligës së Kombeve.

Andriola Kambo viziton Rahovecin si ambasadore e ‘Hardh Fest 2024’

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, priti sot në një takim Drejtoreshën Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, e shoqëruar nga administratorët e njësive të Bashkisë së Tiranës, shkruan PrizrenPress.

Gjatë takimit, kryetari Latifi falënderoi delegacionin për vizitën dhe uroi mirëseardhje në Rahovec për festën e vjeljes së rrushit, HardhFest 2024.

Andriola Kambo është emëruar Ambasadore e HardhFest 2024 dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e festivalit, i cili pritet të mbledhë vizitorë nga vende të ndryshme për të festuar traditat e verës dhe kulturën e Rahovecit./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Almir Oda përforcimi më i ri i Ballkanit

0

KF Ballkani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se skuadrës i është bashkuar mesfushori Almir Oda.

Oda i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, është vetëm 20-vjeçar dhe karrierë deri më tash kishte bërë në Austri.

Ballkani e sheh Odën si një përforcim të duhur drejt arritjes së objektivave dhe i dëshiron mirëseardhje në ekip.

“Tifozë të dashur, kemi kënaqësinë që skuadrës tonë kampione, iu bashkua edhe një aset i rëndësishëm i futbollit kosovar”.

“Mesfushori Almir Oda, i ciki karrierën e tij e ka zhvilluar në Austri, tashmë është veshur portokall e zi”.

“Klubi i dëshiron mirëseardhje 20 vjeçarit dhe suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, thuhej në njoftimin e Ballkanit.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Trepça kalon në gjysmëfinale

0

Në Prizren filloi Superkupa e Kosovës në basketboll. Trepça depërtoi në gjysmëfinale, por jo pa vështirësi, pasi mundi Borën me rezultat 85:76 (22:23, 19:21, 20:18, 24:14).

Ndeshje tërësisht e barabartë u zhvillua në pjesën e parë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke bërë që të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë në Prizren. Çereku i parë ishte 22:23, derisa i dyti 19:21, ku skuadra prishtinase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 41:44.

Në periudhën e tretë, prishtinasit u shkëputën në 48:57, por mitrovicasit u rikthyen dhe shifrat pas 30 minutash ishin 61:62. Në dhjetë minutat e fundit, kampionët e Kosovës u rikthyen për të bërë përmbysjen dhe për të fituar 85:76.

MVP i ndeshjes ishte Sammy Hunter i Trepçës me 24 pikë e 12 kërcime./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

9 vite martesë! Anjeza Shahini e kujton me një seri fotosh përvjetorin e dashurisë!

0

Në vitet 2000, Anjeza Shahini ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste, shumë e dashur për publikun, me zërin e saj.

Por, jeta e këngëtares ndryshoi totalisht kur u martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Artistja vendosi të largohej nga vendi, larg famës dhe angazhimeve të saj në muzikë.

Sot, Anjeza ka kujtuar 9 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj përmes disa fotove të ndara në rrjet.

Gipsy Kings performojnë sonte në Hardh Fest

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se grupi i njohur botëror Gipsy Kings do të performojë sonte në Hardh Fest, përcjell PrizrenPress.

Ministri Çeku e cilësoi takimin me grupin si një mundësi për të diskutuar mbi artin, kulturën dhe trashëgiminë që ata përfaqësojnë.

“Ishte kënaqësi e veçantë takimi me ta, një diskutim i këndshëm për artin, kulturën dhe trashëgiminë që ata përfaqësojnë,” ka deklaruar Çeku.

“Gipsy Kings janë gati që sonte të sjellin hitet e tyre për publikun e vendit tonë dhe të dhurojnë një performancë fantastike,” shtoi ai./PrizrenPress.com/