Home Blog Page 911

Kryetari i Malishevës i shpreh ngushellime familjes për vdekjen e drejtorit Hajdin Berisha

0

Komuna e Malishevës ka njoftuar sot për ndarjen nga jeta të Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, veteran i luftës së UÇK-së dhe ish-nënkryetar i Komunës.

Berisha, nga fshati Gurbardh i Malishevës, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas vetes një kontribut të çmuar në shërbim të komunitetit dhe vendit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.

“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, tha kryetari Kastrati, në një telegram ngushëllimi.

Për detaje rreth kohës së varrimit dhe organizimeve të tjera për nder të të ndjerit, Komuna e Malishevës do të informojë qytetarët në koordinim me familjen e Hajdin Berishës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Limaj për vdekjen e bashkëpunëtorit: Hajdini ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i tronditur nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të mikut të afërt, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëluftëtarit Hajdin Berisha.

“Hajdini ishte kryetari i degës së Nismës në Malishevë, shërbeu si nënkryetar i Komunes dhe aktualisht si Drejtor i Shëndetësisë në Malishevë. Ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional në liri, derisa në luftë ishte shembull i guximit dhe vetmohimit”, ka shkruar Limaj në Facebook.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ja kushtove gjithë jetën tënde”, ka theksuar Limaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ndahet nga jeta Hajdin Berisha, kryetar i NISMA-s në Malishevë

0

Hajdin Berisha, kryetar i NISMA Socialdemokrate në Malishevë është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga NISMA përmes një njoftimi zyrtar, përcjell PrizrenPress.

Berisha ishte një figurë kyçe brenda strukturave të NISMA Socialdemokrate, duke shërbyer si kryetar i degës së partisë në Malishevë, nënkryetar i Komunës dhe aktualisht si drejtor i Shëndetësisë në Malishevë.

Gjatë karrierës së tij, ai njihej për përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe për integritetin e tij moral dhe profesional.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ia kushtove jetën dhe veprën tënde,” shkruan NISMA Socialdemokrate në mesazhin e saj të ngushëllimit.

Hajdin Berisha ishte i njohur edhe për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, i cili ishte shembull i guximit dhe sakrificës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bashkimi gati për Superkupën e Kosovës, përballet me Yllin në çerekfinale

0

Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se është gati të nisë rrugëtimin e tij në Superkupën e Kosovës për sezonin 2024/25. Ekipi do të përballet me rivalin Ylli në çerekfinale të dielën, më 8 shtator, në ora 20:00  shkruan PrizrenPress.

Pas një periudhe parapërgatitore intensive, KB Bashkimi deklaron se është përgatitur maksimalisht dhe është i gatshëm për sfidat që e presin. Ekipi ka punuar me përkushtim dhe disiplinë për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe të bashkuar për këtë sezon të ri.

“Kemi punuar me përkushtim dhe disiplinë për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe të bashkuar. Me mbështetjen e tifozëve tanë dhe angazhimin tonë, besojmë se do të kemi një sezon të suksesshëm,” thuhet në deklaratën e klubit.

Ndeshja pritet të zhvillohet me një atmosferë të zjarrtë, ku tifozët e Bashkimit do të jenë një shtysë e madhe për ekipin drejt suksesit në këtë kompeticion./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Zhegrova reagon pas humbjes së Kosovës

0
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka reaguar sot pas humbjes së Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Deputetët e Vetëvendosjes nga Prizreni vizitojnë mërgimtarët në Budapest

0

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga Prizreni, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, janë në një vizitë në Budapest të Hungarisë.

Gjatë qëndrimit të tyre, ata po takohen me mërgimtarët që punojnë atje.

Në këtë vizitë, është i pranishëm edhe kuvendari i këtij subjekti politik në Komunën e Prizrenit, Selman Sokoli.

Mërgimtari Skodran Muhadri ka shprehur falënderime për vizitën në një postim në Facebook.

“Falenderim për vizitën. Shumë faleminderit dhe respekt për shokun Selman dhe Arbërin, si dhe për deputetët e nderuar të Kuvendit të Kosovës, Artanin dhe Arbwrin. Ju falënderoj shumë për kohën dhe momentet e mrekullueshme që kaluam së bashku.”/PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe mjekër

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ish-kitaristi i Guns N’ Roses interpreton himnin e Kosovës

0

Himni i Republikës së Kosovës është interpretuar nga ish-kitaristi i grupit Guns N’Roses, Ron “Bumblefoot” Thal, në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”, në Rahovec.

Përmes një videoje të publikuar para koncertit në rrjetet sociale, ai i ka quajtur njerëzit e Kosovës “njerëz të mrekullueshëm”.

“Hardh Fest”- Festivali i vjeljes së rrushit në Rahovec ka filluar dje. Në natën e parë të festivalit ka marrë pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Rreth 2000 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë

0

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e rreptë sa i përket gjobave të trafikut.

Vetëm dje (6 shtator) u shqiptuan 1998 gjoba trafiku.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Ndërkaq u raportua edhe për 24 aksidente me persona të lënduar, e 32 të tjerë me dëme material.

21 persona u arrestuan në këtë vazhdë kohore, 17 u dërguan në mbajtje dhe një person u dërgua në vuajtje të dënimit.

Sonte Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore

0

Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, në një duel që pritet të prodhojë një ndeshje të fortë.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho në konferencën e fundit para duelit me Ukrainën, ka thënë se të besuarit e tij, synojnë të marrin rezultat pozitiv në duel me ukrainasit.

“Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj”.

“Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike. Por nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por që do të futemi një fushë për të luajtur fortë dhe për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje”, ka theksuar Sylvinho.

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri fillon në orën 20:45.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

”Dardanët” me reagim të ashpër pas humbjes

0

Ndonëse entuziasmi ishte i madh dhe pritshmëritë ishin më lartë se asnjëherë, Kosova “zhgënjeu” edhe një herë.

Kombëtarja dardane u mposhtë si vendase me rezultat 3-0 nga Rumania.

”Kjo sonte është e tepërtttt! Këta tifozë nuk e meritojnë këtë zhgënjim. Nëse nuk e ndjeni këtë fanellë si na tifozët, nuk e meritoni ta veshni fanellën Dardane”, thuhet në postimin e tifogrupit në rrjetet sociale.

Kosova ndeshjen e ardhshme për këtë muaj e luan të hënën më 9 shtator ndaj Qipros në Larnaca.