9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 9104

Doli nga shtypi numri i njëmbëdhjetë i periodikut “Kosovo’s New Diplomat”

0

Kosovo’s New DiplomatMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka botuar numrin e njëmbëdhjetë të periodikut dymujor, “Kosovo’s New Diplomat”.

Në këtë numër trajtohen tema, ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës, si dhe janë pasqyruar aktivitete dhe qëndrime të bartësve të diplomacisë kosovare dhe ambasadorëve e personaliteteve të ndryshme botërore rreth Kosovës.

Ky numër i “Kosovo’s New Diplomat”, i botuar në 16 faqe, fokusohet në dy procese shumë të rëndësishme të cilat kanë karakterizuar këtë periudhë, numrit të njohjeve gjatë muajit qershor si dhe vendimit të Këshillit Evropian për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit (SAA), ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu, në brendësi të këtij numri mund të lexoni:

– Pesë pyetje për Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, me titull “Kroacia, vëmendje të posaçme marrëdhënieve me Kosovën”.
– Një shkrim për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe forumit që është mbajtur në Prishtinë, rreth kësaj çështjeje.
– Thekse nga takimi i Kryeministrit Thaçi dhe Ministrit Hoxhaj me Zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.
– Një shkrim rreth anëtarësimit të Kosovës në Bankën e Këshillit të Evropës.
– Një shkrim nga Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, me titull “Kroacia ta udhëheq Ballkanin drejt BE-së”.
– Prezantimin e gjerë të aktiviteteve të shumta si dhe konkluzioneve të konferencës ndërkombëtare “Java e Tolerancës dhe Pajtimit”, që është zhvilluar në muajin maj në Kosovë.

Buletini dymujor “Kosovo”s New Diplomat” është një kanal inovativ i komunikimit të rregullt ndërmjet MPJ-së dhe qytetarëve të huaj që kontaktojnë ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, si dhe mysafirët e Ministrisë.

Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, PDF format dhe në ueb faqen e MPJ-së.

“Kosovo”s New Diplomat” është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit “KS TALKS EU” të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar./PrizrenPress.com/

Këkohen format për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve

0

Rexhepi-RoosemontMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Freddy Roosemont dhe këshilltaren e kësaj zyre, Katy Verzelen. Në këtë takim u diskutua për rritjen e numrit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që paraqiten si azilkërkues në shtetin e Belgjikës.

Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në çështjen e kthimit, në bazë të Marrëveshjes për ri-pranim është duke funksionuar në mënyrë të duhur. Megjithatë, ministri Rexhepi theksoi se është shqetësim real rritja e numrit të azilkërkuesve në Belgjikë.

”Është shqetësues numri i madh i atyre që janë të manipuluar qoftë nga krimi i organizuar ose nga agjencitë turistike. Çdonjëri që kërkon azil, e merr refuzimin dhe kthehet”, tha ministri Rexhepi, transmeton RTK.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët u pajtuan që bashkërisht të kërkohen format për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve për në Belgjikë dhe të punohet në promovimin e migrimit legal-qarkor.

Drejtori i përgjithshëm të Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Freddy Roosemont, tha se Republika e Kosovës është në listën e vendeve të sigurta dhe me një procedurë shumë të përshpejtuar, brenda 15 ditësh, pothuajse të gjithë kërkuesit kthehen në vendet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Belgjikës po punojnë në zvogëlimin e numrit të personave që vijnë në Belgjikë me një shpresë që nuk është reale”, tha Roosemont.

Të dyja palët u pajtuan në nevojën e informimit të opinionit mbi gjendjen reale të azilkërkuesve. Ministri Rexhepi shprehu falënderimin për mediat në punën e tyre në këtë drejtim. Në këtë takim u tha se për në shtetin e Belgjikës mund të udhëtohet vetëm duke gjetur format e migrimit legal.

Bota jonë dhe bota “Online”

0

Prof. Dr. Luan KarçanajShkruan: Prof. Dr. Luan Karçanaj

 

Jetojmë në kohën e mikroelektronikës digitale, të mikrokompjuterit, të internetit, të komunikimeve multimediale, në kohën kur teknologjia ka depërtuar në mënyrë kapilare në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike, arsimore, kulturore, në biznes, etj., dhe ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, të jetesës së njerëzve dhe marrëdhëniet midis tyre. Me evoluimin e industrisë shkalla e integrimit të këtyre elementëve u rrit jashtëzakonisht shumë. Sot flitet për nanoteknologji. Sipas një studimi të bërë nga shkencëtari Roger Moor, që njihet me emrin ligji i MOOR-it, densiteti i komponentëve në një element (chip) dyfishohet në çdo 18 muaj, çka do të thotë se sot prodhohen chip-e me miliarda transistorë në përbërje të tyre. Viti 1970 kulmon me prodhimin e mikroprocesorit apo CPU-së që ndodhet në qendër të sistemeve mikro-kompjuterike. Tani e në vazhdim arkitektura e sistemeve elektronike do të ishte e njëjtë me arkitekturën e kompjuterit, pra do të ndërtohej me ‘Hardware” dhe me “Software”.

Programimi do të merrte në vazhdim një rëndësi të veçantë. Natyrisht, viti 1970 krijoi premisat dhe i parapriu prodhimit të mikro-kompjuterëve. Viti 1980 do të ishte viti i fillimit të prodhimit të tyre, të mikro-kompjuterëve që njihen me emrin tashmë aq popullor “kompjuterë personal” apo me shkurtimin PC (Personal Computers) të huazuar nga anglishtja. Në fillim të ngadalshëm, me kapacitet shumë të vogël kujtese operative, me disketa “5 inch” dhe të vështirë në përdorim, PC-të pësuan ndryshime shumë të mëdha nga një gjeneratë në tjetrën dhe sot me parametra tejet të lartë janë bërë mjeti më i fuqishëm në përpunimin dhe komunikimin e të dhënave multimediale etj. Automatizimi i proceseve të prodhimit, kontrolli i trafikut ajror dhe programet e hapësirës nuk do të bëheshin të mundur, pa monitorimin e kompjuterizuar, të vazhdueshëm dhe në kohë reale.

Në 25 vitet e fundit, PC-të kanë kaluar përmes një zhvillimi të paparë teknologjik, që ka revolucionarizuar prodhimin shoqëror dhe komunikimin në çdo sektor të jetës. Ky revolucionarizim duket se do të vazhdojë për shumë vite të tjera. Çdo ndryshim sjell ndryshime të tjera. Kështu ndodh edhe me teknologjinë. Zhvillimi i vrullshëm i industrisë së PC-ve për përpunimin e fluksit të informacionit në ndërmarrje prodhimi, biznese, banka, spitale, shkolla, universitete, institucione të tjera arsimore-kulturore, shkencore etj, shtroi nevojën e krijimit të rrjetave kompjuterike të natyrave të ndryshme, nga ato më të thjeshtat deri në ato me shtrirje lokale (LAN) apo me shtrirje të gjerë gjeografike (WAN). Për ndërtimin e rrjetave, krijimin e nyjeve të rrjetit, protokolleve të komunikimit, të aplikacioneve në server, etj kontribuuan shkencëtarë dhe krijues nga e gjithë bota.

Nyjet e rrjetit përfshijnë të gjitha pajisjet, që nga PC-të e përdoruesit (klientët), host-et (server-at) e deri tek pajisjet (hardware) e rrugëzimit të informacionit në rrjet. Edhe në vitet ‘60 dhe ‘70 ekzistonin rrjeta kompjuterike. Por ato lidhnin vetëm kompjuterët e mëdhenj me kapacitet të lartë përpunimi, ku ruheshin dhe përpunoheshin të dhënat, me terminale të thjeshtë, të cilët kishin kapacitet tepër të vogël kujtese dhe përpunimi. Nëpërmjet terminaleve përdoruesit dërgonin të dhënat ose/dhe kërkesat në kompjuter dhe merrnin përgjigjet apo rezultatet e përpunimit. Të gjitha këto arritje të mëdha çuan në idenë e krijimit të internetit, ide që lindi për herë të parë, në kohën e luftës së ftohtë (vitet 60), kur Ministria e amerikane e mbrojtjes kërkoi ngritjen e Agjencisë së Projektimit ARPA (Advanced Research Projects Agency) për shkëmbimin e shpejtë me mjete elektronike të burimeve dhe informacioneve midis Qeverisë, Ushtrisë, Institucioneve shkencore dhe bizneseve të natyrës ushtarake, në një rrjet kompjuterik të përbashkët, që u quajt ARPANET.

Për fat të mirë aftësitë reaguese të ARPANET-it në rastin e një lufte atomike, nuk u vunë në provë, por ai shërbeu si prototip për ngritjen e rrjetave të tjera kompjuterike. Shumica e shkencëtarëve pjesëmarrës në zhvillimin e ARPANET-it punonin në universitete dhe institucione kërkimore shkencore. Në fillimin e viteve 70, ndaj tyre por dhe mjaft institucioneve të tjera, u shtrua detyra e krijimit të një rrjeti kompjuterik, që të përfshinte të gjithë bashkësinë e Institucioneve shkencore. Rrjeti mori emrin CSNET (Computer Science Net). Për komunikim të drejtpërdrejtë, në vitin 1982, të dyja këto rrjete u integruan në një të vetme. Në mesin e viteve 80, u integruan në të edhe rrjete të tjera dhe aksesi u zgjerua edhe për persona privatë. Me këtë filloi zgjerimi i shpejtë i këtij rrjeti. Që nga kjo kohë e në vazhdim, në treg shfaqen vazhdimisht pajisje të reja rrjeti, që rrisin mundësitë ndëraktive në rrjet.

Megjithatë deri në vitin 1991 interneti nuk ishte më shumë se një rrjet. Ai ishte i fuqishëm, eficent dhe shumë premtues, por i aksesueshëm vetëm nga shkencëtarë dhe ekspertë të fushës së kompjuterëve. Ndyshimi radikal erdhi nga dy zbulime (shpikje) të mëdha: I pari lidhet me punën disa vjeçare të shkencëtarit Tim Berners-Lee të Qendrës së Kërkimeve Bërthamore Europiane (CERN) në Gjeneve të Zvicrës, që hodhi bazat e gjuhës HTML (Hypertext Markable Language), e cila me konceptet bazë të adresës së internetit, të faqeve dhe të urave lidhëse (Links) u bë themeli i rrjetit global botëror (WWW= World Wide Web). Pra viti i fillimit të internetit si një sistem global i bashkësisë së rrjeteve kompjuterike, që përdor kompletin e protokolleve standarde të saj (TCP/IP) për tu shërbyer miliarda përdoruesve në të gjithë botën konsiderohet viti 1991, vit i publikimit të shpikjes së Tim Berners- Lee.

Shpikja e dytë ka lidhje me daljen në dritë të Web Browserit (shfletuesit- Web) të parë, me ndërfaqe grafike për përdoruesin USG (Graphical User Interface) të quajtur “Mosaik”, i cili duke përdorur ikonat, mënjanoi vështirësitë për t’u lidhur dhe kërkuar informacione (tekst, figurë, video) në faqet-web të internetit. Me kalimin e kohës numri i Web Browserave ka ardhur duke u rritur. Më të përmendurit janë: Internet Explorer, Netscape, Firefox, GoogleChrome, etj. Interneti, ky rrjet i rrjeteve, që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, qeveritare, akademike, biznesi me shtrirje lokale dhe globale, është bërë sot një pasuri e përbashkët për gjithë njerëzimin. Mediat tradicionale të komunikimit, telefonia, muzika, filmat dhe televizioni janë riformatuar apo ridefinuar duke u bërë pjesë e internetit nëpërmjet protokolleve VoIP (Voice over IP) dhe IPTV (Internet Protocol Television).

Telefonat inteligjentë celularë, duke shfrytëzuar këto protokolle, janë bërë pjesë e internetit në komunikimet multimediale. Bota “Online” virtuale ofron një univers burimesh, shërbimesh (shkëmbime e-mail-i, mesazhi, bisede, video, etj) dhe informacionesh. Nuk mund të ndërtohet një hartë për këtë botë virtuale, sepse dhe po të kishte, do të duhej të ndryshohej çdo ditë, madje çdo minutë. Vazhdimisht vijnë faqe të reja dhe hiqen faqe të vjetra interneti. Të kesh sukses në internet do të thotë të ndërtosh një hapësirë, sipas masës tënde, për të zgjedhur çdo herë në mes të mundësive të pafundme që na ofron rrjeti atë që në atë moment na intereson. Fleksibiliteti i pafund i internetit është një risi e paprecedent, që duhet shfrytëzuar maksimalisht.

 

Rexhaj: Publikimi i konkursit, abuzim me pushtetin dhe parapërgatitje për manipulim të zgjedhjeve

0

Arbër-RexhajLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerësoi se hapja e konkursit nga Drejtoria për Arsim në Prizren për drejtorë të shkollave, në prag të zgjedhjeve lokale, paraqet abuzim të pushtetit nga PDK-ja.

Kryetari i VV-së në Prizren, Arbër Rexhaj tha se veprimi i tillë në prag të zgjedhjeve lokale hyn në funksion të shpërdorimit të sektorëve të Kuvendit Komunal, me qëllim të riciklimit të militantëve partiakë në pozita të drejtorëve.

“Meqë me vendim të KQZ-së drejtorëve të shkollave iu është përcaktuar detyra e menaxherit të qendrave votuese në kohë zgjedhjesh, zgjedhja dhe rizgjedhja e personelit partiak po bëhet më qëllim të kapjes së këtyre pozitave nëpërmjet vendimeve administrative komunale. Të emëruar si drejtorë të shkollave në komunën e Prizrenit tradicionalisht kanë qenë pjesëtarë të strukturave partiake të PDK-së”, tha Rexhaj.

Drejtoritë komunale,sipas tij, tashmë nuk janë komunale. “Ato janë shenduar plotësisht në komisione partiake të PDK-së, përmes të cilave po bëhet mirëmbajtja e pushtetit të saj. Pushteti tashmë nuk është i qytetarëve. Ai është tëhuajsuar në dobi të interesave klanore dhe meskine të njerëzve që nuk ngopen dot. Andaj vetëm një vullnet i përbashkët gjithëqytetar mund ta çrrënjosë përfundimisht këtë qeverisje të padrejtë, soji i të cilës nuk është hasur që nga koha e aparteidit të paraluftës”, tha Rexhaj.

Sipas tij, shumë persona që ushtrojnë funksionin e drejtorëve të shkollave, nuk janë vetëm anëtarë të thjeshtë, por persona me funksione të larta partiake. /PrizrenPress.com/

• Ismet Buduri, drejtor i shkollës “Xhevat Berisha”, delegat i Këshillit të Përgjithshëm PDK-së
• Simir Krasniqi, drejtor i shkollës “Luciano Matroni”, delegat i Këshillit te Përgjithshëm të PDK-së
• Haki Gajraku, drejtor i shkollës “Abdyl Frasheri”, delegat i Këshillit te Degës te PDK-së
• Besim Hajdari, drejtor i shkollës “Besim Nrecaj”, delegat i Këshillit të Degës, si dhe kryetar i PDK-se nëndegën e Malësisë në Prizren
• Merita Mazrreku, drejt. e shkollës “Luigj Gurakuqi”, delegate e Degës së PDK-se në Prizren
• Hilmi Rexhaj, drejtor i shkollës “Haziz Tolaj”, delegat i këshillit të PDK-se në Prizren
• Hazer Shala, drejtor i shkollës “Idriz Seferi”, delegat i këshillit te PDK-së në Prizren
• Nue Qollaku, drejtor i shkollës “Zef Lush Marku”, delegat i këshillit te PDK-së në Prizren
• Shaip Buduri, drejtor i shkollës “Gjon Buzuku”, anëtarë i kryesisë , si dhe delegat në Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së

 

Për liberalizimin e vizave, kritere shtesë gjatë vjeshtës

0

Pa visaKuvendi i Kosovës pritet që me procedura të shpejtuara të miratojë të enjten pakon prej tetë ligjeve që dalin si nevojë e përmbushjes së kritereve teknike nga procesi i liberalizimit të vizave. Me këto ligje, Kuvendi pritet të përmbyllë pjesën e vet të punës nga aspekti legjislativ për këtë sezon, kurse një angazhim shtesë pritet të ndodhë gjatë vjeshtës.

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, deputeti Lutfi Haziri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se këto ligje rregullojnë fusha nga aspekti i rendit dhe ligjit të kërkuara nga Komisioni Evropian në kuadër të dialogut që Prishtina zhvillon me Brukselin për procesin e liberalizimit të vizave.

“Janë ligje që rregullojnë çështjen e azilit, azil-kërkimit, menaxhimit të kufirit dhe çështjeve tjera që kryesisht kanë të bëjnë me një siguri dhe kontroll më të madh të lëvizjes së njerëzve brenda shteteve të Shengenit”, ka thënë Haziri.

Me këtë pako ligjore, Kosova nuk pritet të rrumbullakojë legjislacionin e nevojshëm që Komisioni Evropian u kërkon vendeve që mëtojnë të futen në liberalizim. Një pako e re ligjore mund të iniciohet pas raportit të vjeshtës së Komisionit Evropian, ku nëse jo ligje të reja, mund të kërkohet harmonizimi edhe i legjislacionit aktual me atë të BE-së.

Deputeti Haziri ka thënë, po ashtu, se në këtë fazë, Brukseli po kërkon më shumë aspekte teknike të miratimit të ligjeve, kurse një problem edhe më të madh në këtë drejtim ai e sheh fazën e zbatimit të tyre për çka Kosova shpesh nuk ka dhënë shembuj të mirë të implementimit.

“Problemi më i madh në Kosovë në këtë fushë, përveç legjislacionit të miratuar, është i legjislacionit sekondar dhe zbatimi i ligjit. Por, tash nuk po flitet për zbatim të ligjit, kryesisht po flitet për miratim të ligjeve që parasheh një numër të madh të ligjeve që do të ndryshohen dhe adoptohen, ndërkaq një pjesë e tyre janë ligje që do të miratohen për herë të parë në Kuvend”, ka shpjeguar Haziri.

Përderisa ana legjislative konsiderohet si një aspekt teknik, të cilin Kosova mund ta plotësojë, një nga problemet më të mëdha që po kërcënon seriozisht liberalizimin e vizave, është fluksi i madh i të papunëve, që përmes migrimeve ilegale mësyjnë rrugën për në vendet e Bashkimit Evropian.

Largimi i njerëzve nga Kosova kryesisht ndërlidhet me azil-kërkimin dhe punësimin e jashtëligjshëm nëpër vendet e BE-së, çka nga Brukseli është cilësuar si veprim i papranueshëm.

Deputeti Lutfi Haziri është shprehur se duke i pasur parasysh të gjitha problemet aktuale, mund të pritet që në vjeshtën e këtij viti, Brukseli t’i caktojë një kalendar të saktë Kosovës, të cilin shteti më i ri evropian duhet ta respektojë ose do të humbë tutje hapin në këtë proces.

“Kosova do ta marrë një kalendar të saktë brenda të cilit duhet t’i realizojë edhe detyrat teknike, por duhet të mbajë edhe fjalën sa i përket ndaljes me çdo kusht të azilkërkuesve dhe vendosjen e sundimit të ligjit brenda Kosovës. Njëri nga parametrat matës në liberalizimin e vizave është sundimi i ligjit, lufta kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive të ngjashme”, ka thënë deputeti Haziri.

Për dukurinë në rritje të migrimit ilegal, ka folur të mërkurën edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka kërkuar nga qeveria që të dalë me masa urgjente dhe të krijojë një fond ngjashëm siç është vepruar me fondin zhvillimor për komunat në veri të Kosovës.

“Do të ishte me rëndësi që qeveria e vendit ta gjejë një mundësi, krahas aktiviteteve të zakonshme që kanë ministritë, departamentet e komunat, meqenëse është një situatë urgjente, të ndahet një buxhet, të krijohet një fond për vetëpunësim. Kushdo që ka ide se si të vetpunësohet të ketë mundësi të aplikojë për një fond të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Kosova po ballafaqohet me probleme serioze qoftë teknike apo praktike në kuadër të zbatimit të kritereve për liberalizimin e vizave, të enjten pritet që në Prishtinë të qëndrojë Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule. Ai pritet të mbajë një fjalim edhe para Kuvendit të Kosovës.

VV: Ikja e qytetarëve, pasojë e politikave të gabuara

0

vvKosova po ballafaqohet për herë të dytë brenda 24 vitesh me problemin masiv të largimit të të rinjve nga Kosova. Derisa nga viti 1989 e deri në vitin 1999 migrimi ishte pasojë e aparatit represiv të pushtetit të huaj në Kosovë, sot largimi nga Kosova është produkt i pushtetit, si pasojë e politikës së dështuar ekonomike.
Kështu u tha në konferencën për media të Vetëvendosjes.

“Sot në Kosovë jetojnë rreth 141 000 qytetarë me ndihma sociale, me nga 49 cent, ndërsa një pjesë e tyre me 34 cent në ditë. Radhitja e Kosovës në listën e 9 vendeve me mizerien më të madhe në botë dhe papunësia në lartësinë prej 45 % flasin për një gjendje alarmante para së cilës, përveç Qeverisë së Kosovës, nuk mund t’i mbyll sytë askush. Dhe kjo nuk është e habitshme pasi që kjo qeveri mandatin për ndërtimin e shtetit ia ka deleguar ambasadave në Prishtinë, ndërsa mandatin për përkujdesje sociale po e deponon tek taksapaguesit evropianë”, tha Faton Topalli nga Vetëvendosje.

Kosova është vendi me numrin më të madh të të rinjve, në rajon edhe në Evropë. Mosha mesatare e meshkujve në Kosovë është 23.3 vjet, ndërsa e femrave, 23.4 vjet. Sipas VV-së, nëntëdhjetë për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë, ndërsa armata e të papunëve rritet çdo ditë.

“Varfëria që ka përfshirë rreth 63% të popullsisë në Kosovë, mungesa e vendeve të reja të punës dhe arsimi i dobët janë shkaktarët kryesorë të migrimit masiv të të rinjve nga Kosova. Të ballafaquar me problemin e mbijetesës, varfërisë, mungesës së vendeve të punës, hapësirës të ngushta të banimit, arsimit të dobët dhe jo adekuat, ata kanë mbetur thjeshtë pa asnjë perspektivë në vendin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës po përpiqet që problemin e migrimit masiv të të rinjve ta zgjedh me masa policore. “Si duket kjo është e vetja metodë që ai dhe stafi i tij e njohin për të reaguar ndaj problemeve”, tha ai.

Ndërkaq, Dardan Sejdiu tha se duke pas parasysh tregun e punës në shumicën e vendeve të Bashkësisë Evropiane, dënimet e larta ndaj ndërmarrjeve ekonomike nëse ato punësojnë punonjës ilegalë dhe mungesën e bazës ligjore për tu vendosur legalisht në këto vende, del që çfarëdo përpjekje për të migruar përfundon me shpenzime të larta, borxhe, mund dhe zhgënjim.

“Emigracioni, ikja masive, e qytetarëve të Republikës së Kosovës e cili po shihet dhe shpërfaqet tani më qartazi është pasojë e një politike të dështuar, tash më 15 vjeçare. Për 15 vite çdo qeverisje ka dështuar të ndërtojë një vend i cili krijon mundësi, vende pune, mirëqenie dhe prosperitet. Përkundrazi për këto 15 vite, secila qeveri, e posaçërisht shpejtësia me të cilën qeverisjet e fundit kanë degraduar dhe shkartuar potencialin zhvillimor të Kosovës kanë krijuar ndjenjën e pafuqisë dhe po vazhdojnë luftën e tyre për të humbur shpresën qytetarët për një jetë të mirë dhe normale në Kosovë”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Si e priti Haziz Hodaj kryeministrin Thaçi?

0

Thaci ne GjonajShefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvedin e komunës së Prizrenit, Haziz Hodaj, i cili në LDK dhe në organin më te lartë komunal është përfaqësues nga fshati Gjonaj, i kanë dalë “telashe” për shkak të pjesëmarrës së tij në pritjen që banorët e Hasit, pra edhe të fshatit Gjonaj ia bënë fundjavën që shkoi kryeminstrit të Kosovës, Hashim Thaçit, kur me disa bashkëpunëtorë të tij erdhi në këtë zonë për t’iu uruar hasjanëve dy komunat e reja, një në Rogovë dhe tjetra në Gjonaj.

Bashkëpartiakë të Hodajt kanë thënë se ai nuk ka qenë dashtë të merrte pjesë në një ceremoni dhe pritje aq solemne për kryetarin e PDK-së,për fatin se kjo vizitë kishte qëllime fushate, kurse në një të përditshme, përmes një shkrimi, Hodajt i është bë edhe pyetja “Je me ne, apo me arushën ?” Që ti jep arsyet dhe sqarimet e tija pse edhe ai, si kuadër i LDK-së ishte në këtë pritje ku edhe e morri fjalën, Hodaj ka botuar në faqen e tij të Facebook-ut tërë tekstin e fjalës së tij në këtë takim me kryeministrin Thaçi, kurse në interesimin e “Zërit” që ta sqaroi pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në këtë takim, Hodaj të martën ka theksuar se Hashim Thaçin në Gjonaj e ka pritë si kryeministër të Kosovës, e asesi si kryetar të një partie politike.

“Unë jam përfaqësuesi i fshatit Gjonaj, jam ai që kam kërkuar komunë edhe njëherë, ndërsa ai është kryemnistër i vendit. Në këtë relacion kanë qenë të gjitha kontaktet. Ju e keni edhe fjalen time të botuar për këtë rast në facebook. Natyrisht që ai ka ardhur me e përuru komunën e re në Gjonaj dhe kam qenë i obliguar që ta falënderoj për refleksionin pozitiv që e ka pas ndaj kërkesës sonë. Kjo ka qenë e tëra”, ka thënë Hodaj duke shtuar se edhe ai ka kërkuar themelimin e komunës në Gjonaj,por siç thitë ai, pa i shkel ligjet përkatëse, pa e shkel Kushtetuten.

Kuvendari i LDK-së në KK-në e Prizrenit, Haziz Hodaj, ka pohuar se njëherë ka qenë në shënjestër të PDK-së në lokalitetin e Hasit, kurse pastaj kanë pasuar edhe goditjet nga ithtarët e LDK-së. “Të gjtha këto unë i marr të natyrshme,sepse edhe unë unë jam njeri publik dhe shpresoj se e kam krijuar një imunitet edhe ndaj këtyre goditjeve që nuk janë të rralla dhe nuk janë pa një qëllim”, ka thënë për “Zërin” Hodaj, i cili në pyetjen tonë se mos për këtë çështje kishte ndonjë vërejtje edhe nga qendra e LDK-së, ka theksuar se deri më tash, pos disa fjalëve të thëna shkarazi, për këtë rast askush nuk i ka thënë asgjë.

Një koleg i tij partiak, me të cilin Hodaj vazhdimisht ulet afër nëpër seancat e KK-së, Xhavit Ukaj, përmend Fcebook ia ka tërhequr vërejtjen menjëherë për pritjen që ia ka bë Thaçit në Gjonaj. “Pritja nga ana juaj e tepërt, sikur të ishte një kryeministër i LDK-së”, ka shkruar Ukaj duke rikujtuar se kryeministri i Kosoves ka qenë edhe fshatin Piranë dy herë për korrje, por asnjëherë nuk i është bërë një pritje e tillë për shkak se ai edhe fushatën e korrjeve e ka përdor për fushatë zgjedhore dhe nuk do ta presim edhe poqëse Piranes ia jep edhe Republikën e jo se jo komunën, e cila po iu ipet vetëm për hir të fushatës zgjedhore”, i ka shkuar Uka kilegut të tij, Haziz Hodajt.

Lilburni dhe Suhareka fillojnë realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në arsim dhe kulturë

0

Kuqi shbaNjë ditë pas nënshkrimit të binjakëzimit, Lilburni dhe Suhareka, kanë filluar aktivitetet për jetësimin e synimeve të përbashkëta në lëminë e arsimit dhe kultures në mes të këtyre dy qyteteve.

Delegacioni nga Suhareka në përbërje kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, Fadil Elshani, drejtor i Gjimnazit “Jeta e re”, Pal Baftiaj, përfaqësues i Caritasit, Bedri Berisha, profesor i Gjuhës Angleze dhe Berat Gegaj, drejtor i OJQ Kosovo Parneters, fillimisht u takua me drejtues të shkollës së mesme “Providence Academy”në Lilburn.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për fillimin e bashkëpunimit për regjistrimin e nxënësve të Suharekës, për një muaj studim dhe për mbështetjen e programit nga të gjitha palët e përfshira: Komuna e Suharekës, Qyteti i Lilburn-it, OJQ “Kosovo Partners” dhe komuniteti i Grace-it.

Kryetari Kuçi dhe kryetari Crist, kanë zhvilluar një takim shumë të frytshëm me presidentin e “Kolegjit Gëinnet” dr. Anthony Pinter, ku me këtë rast kryetarëve i’u konfirmua regjistrimi i dy nxënësve të Suharekës për vijimin e studimeve të plota në këtë kolegj me kushte lehtësuese dhe shumë të favorshme.

Nxënësit të cilët do të vijojnë këto studime janë: Joni Elshani dhe Flurim Aliu. Poashtu, Dr. Pinter dhe dy kryetaret diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën kulturore/arsimore në mes Gjimnazin “Jeta e re” dhe “Kolegjit Gëinnet”, përmes programeve një mujore dhe një vjeçare të shkëmbimit të studenteve në mes të dy institucioneve tona shkollore. Në ndërkohë kryetari Kuçi e ftoi dr. Anthony Pinter dhe përfaqësuesit të “Kolegjit Gëinnet” për të vizituar komunën e Suharekës./PrizrenPress.com./

Komuna ndan 10 mijë euro për festivalin “Nine Eleven” dhe 15 mijë për “Dokufest”

0

DokuFest6-26Ekzekutivi i Prizrenit, ka marë vendim që të përkrah me 10 mijë euro Festivalin “9/11 – Nine Eleven Dedication Festival”. Ky festival deri më tani është mbajtur në Prishtinë.

Vendimi nuk ka qenë unanim, pasi që disa zyrtarë kanë votuar kundër. Vendimi gjithashtu është përcjellë me diskutime, me ç’rast është kërkuar që të konfirmohet mbështetja edhe për festivalin “Dokufest” që tradicionalisht mbahet në Prizren.

Edhe pse ndarja e mjeteve për festivalin “Dokufest” nuk ka qenë e paraparë në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, kjo pikë është shqyrtuar dhe qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendim që “Dokufestin” ta përkrah me 15 mijë euro.

Ndërkohë kryetari i komunës ka theksuar se pos 15 mijë eurove komuna do të ofroj edhe përkrahje logjistike për “Dokufestin”, duke ofruar shërbime të transportit, zërimit, pajisjeve, etj.

Në këtë takim ka kaluar edhe një propozim tjetër i DKRS-së, që ka pas të bëj me organizimin e kursit të notit nga Asociacioni për Kulturë, Rini dhe Sport “Arena”, që është mbështetur me 4 mijë euro.

Qeveria komunale ka miratuar edhe vendimin e propozuar nga Drejtoria për Shërbime Publike për lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin me elemente të betonit të disa rrugëve lokale (lagjja Hajzeraj – Nashec, rrugët Oso Kuka, Meriman Jakupi dhe Mbreti Gent në Prizren) dhe kanalizimit në rrugën Emin Abazi në Prizren, me participim.

Gjithashtu është aprovuar edhe kërkesa Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për lejimin e shpalljes së tenderit për rregullimin e infrastrukturës mjedisore te banesat për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe rasteve sociale, njofton “Ec Ma Ndryshe”.

Drita e gjelbër i është dhënë edhe propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë për ofrimin e mbështetjes financiare për 19 pacientë që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në këtë mbledhje ka kaluar edhe propozimi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rreth lejimit të shpalljes së tenderit për subvencionimin e fermerëve të komunës së Prizrenit me farë të grurit./PrizrenPress.com/

Permendore lotit

0

LuanKalana-poetLuan Kalana

…shpirtit margaritar të poetit

Loti del nga sytë
por buron nga zemra.
vargu del nga shpirti,
por at’ e pjell mendja.

Me rrënjët nga gjaku,
loti rjedh në faqe,
vargun e nxjer truri,
margaritar në molusqe.

C’të jetë derdhja e lotit ,
çelës mister pa mbarim,
sytë nga qepa kullojnë lot,
jo si lotë kur qeshim ?!

Trimat nuk lotojnë,
s’kanë burime derti,
lotèt e nënave lumë,
me to mbushet deti.

Nga gëzimi kur lind bebja,
para se të shohë botën,
të qarrat, tingujt e para,
syçkë mbyllur nxjerr lotë..

Untitled-7 Në vdekje njeriun e qajnë,
s’e ngrenë dot mbi tokë,
veç emrit dhe hirit mbetet,
qajnë strehët, derdhin lotë.

Bari kur është me vesë,
s’nxjer ujin, pra derdh lotë,
në qiell kur del ylberi,
rrezet ngjyrosen me lotë.

Keni dëgjuar kur thonë,
kur vdes njeri e bie shiu,
qielli qan si për të zonë,
ishte i mirë,shpirt njeriu.

Kapi një peshk në det,
qante si femijë, lotonte
e puthi, e lëshoi në ujë,
në botën e lotëve t’notonte.

Siç rjedhin shkrojnat në letër,
nga kazani musht del rakia,
nga zjarri i shpirti të poetit,
pika-loti fjalët e dashuria.

Poezitë perla kur lexojmë,
penat gërvishtin e vajtojnë,
minierë ari monumenti i lotit,
lotë mjalti të ngrira pikojnë…