8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Komuna ndan 10 mijë euro për festivalin “Nine Eleven” dhe 15 mijë për “Dokufest”

DokuFest6-26Ekzekutivi i Prizrenit, ka marë vendim që të përkrah me 10 mijë euro Festivalin “9/11 – Nine Eleven Dedication Festival”. Ky festival deri më tani është mbajtur në Prishtinë.

Vendimi nuk ka qenë unanim, pasi që disa zyrtarë kanë votuar kundër. Vendimi gjithashtu është përcjellë me diskutime, me ç’rast është kërkuar që të konfirmohet mbështetja edhe për festivalin “Dokufest” që tradicionalisht mbahet në Prizren.

Edhe pse ndarja e mjeteve për festivalin “Dokufest” nuk ka qenë e paraparë në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, kjo pikë është shqyrtuar dhe qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendim që “Dokufestin” ta përkrah me 15 mijë euro.

Ndërkohë kryetari i komunës ka theksuar se pos 15 mijë eurove komuna do të ofroj edhe përkrahje logjistike për “Dokufestin”, duke ofruar shërbime të transportit, zërimit, pajisjeve, etj.

Në këtë takim ka kaluar edhe një propozim tjetër i DKRS-së, që ka pas të bëj me organizimin e kursit të notit nga Asociacioni për Kulturë, Rini dhe Sport “Arena”, që është mbështetur me 4 mijë euro.

Qeveria komunale ka miratuar edhe vendimin e propozuar nga Drejtoria për Shërbime Publike për lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin me elemente të betonit të disa rrugëve lokale (lagjja Hajzeraj – Nashec, rrugët Oso Kuka, Meriman Jakupi dhe Mbreti Gent në Prizren) dhe kanalizimit në rrugën Emin Abazi në Prizren, me participim.

Gjithashtu është aprovuar edhe kërkesa Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për lejimin e shpalljes së tenderit për rregullimin e infrastrukturës mjedisore te banesat për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe rasteve sociale, njofton “Ec Ma Ndryshe”.

Drita e gjelbër i është dhënë edhe propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë për ofrimin e mbështetjes financiare për 19 pacientë që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në këtë mbledhje ka kaluar edhe propozimi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rreth lejimit të shpalljes së tenderit për subvencionimin e fermerëve të komunës së Prizrenit me farë të grurit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit