10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

VV: Ikja e qytetarëve, pasojë e politikave të gabuara

vvKosova po ballafaqohet për herë të dytë brenda 24 vitesh me problemin masiv të largimit të të rinjve nga Kosova. Derisa nga viti 1989 e deri në vitin 1999 migrimi ishte pasojë e aparatit represiv të pushtetit të huaj në Kosovë, sot largimi nga Kosova është produkt i pushtetit, si pasojë e politikës së dështuar ekonomike.
Kështu u tha në konferencën për media të Vetëvendosjes.

“Sot në Kosovë jetojnë rreth 141 000 qytetarë me ndihma sociale, me nga 49 cent, ndërsa një pjesë e tyre me 34 cent në ditë. Radhitja e Kosovës në listën e 9 vendeve me mizerien më të madhe në botë dhe papunësia në lartësinë prej 45 % flasin për një gjendje alarmante para së cilës, përveç Qeverisë së Kosovës, nuk mund t’i mbyll sytë askush. Dhe kjo nuk është e habitshme pasi që kjo qeveri mandatin për ndërtimin e shtetit ia ka deleguar ambasadave në Prishtinë, ndërsa mandatin për përkujdesje sociale po e deponon tek taksapaguesit evropianë”, tha Faton Topalli nga Vetëvendosje.

Kosova është vendi me numrin më të madh të të rinjve, në rajon edhe në Evropë. Mosha mesatare e meshkujve në Kosovë është 23.3 vjet, ndërsa e femrave, 23.4 vjet. Sipas VV-së, nëntëdhjetë për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë, ndërsa armata e të papunëve rritet çdo ditë.

“Varfëria që ka përfshirë rreth 63% të popullsisë në Kosovë, mungesa e vendeve të reja të punës dhe arsimi i dobët janë shkaktarët kryesorë të migrimit masiv të të rinjve nga Kosova. Të ballafaquar me problemin e mbijetesës, varfërisë, mungesës së vendeve të punës, hapësirës të ngushta të banimit, arsimit të dobët dhe jo adekuat, ata kanë mbetur thjeshtë pa asnjë perspektivë në vendin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës po përpiqet që problemin e migrimit masiv të të rinjve ta zgjedh me masa policore. “Si duket kjo është e vetja metodë që ai dhe stafi i tij e njohin për të reaguar ndaj problemeve”, tha ai.

Ndërkaq, Dardan Sejdiu tha se duke pas parasysh tregun e punës në shumicën e vendeve të Bashkësisë Evropiane, dënimet e larta ndaj ndërmarrjeve ekonomike nëse ato punësojnë punonjës ilegalë dhe mungesën e bazës ligjore për tu vendosur legalisht në këto vende, del që çfarëdo përpjekje për të migruar përfundon me shpenzime të larta, borxhe, mund dhe zhgënjim.

“Emigracioni, ikja masive, e qytetarëve të Republikës së Kosovës e cili po shihet dhe shpërfaqet tani më qartazi është pasojë e një politike të dështuar, tash më 15 vjeçare. Për 15 vite çdo qeverisje ka dështuar të ndërtojë një vend i cili krijon mundësi, vende pune, mirëqenie dhe prosperitet. Përkundrazi për këto 15 vite, secila qeveri, e posaçërisht shpejtësia me të cilën qeverisjet e fundit kanë degraduar dhe shkartuar potencialin zhvillimor të Kosovës kanë krijuar ndjenjën e pafuqisë dhe po vazhdojnë luftën e tyre për të humbur shpresën qytetarët për një jetë të mirë dhe normale në Kosovë”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Më Shumë

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit