18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Këkohen format për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve

Rexhepi-RoosemontMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Freddy Roosemont dhe këshilltaren e kësaj zyre, Katy Verzelen. Në këtë takim u diskutua për rritjen e numrit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që paraqiten si azilkërkues në shtetin e Belgjikës.

Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në çështjen e kthimit, në bazë të Marrëveshjes për ri-pranim është duke funksionuar në mënyrë të duhur. Megjithatë, ministri Rexhepi theksoi se është shqetësim real rritja e numrit të azilkërkuesve në Belgjikë.

”Është shqetësues numri i madh i atyre që janë të manipuluar qoftë nga krimi i organizuar ose nga agjencitë turistike. Çdonjëri që kërkon azil, e merr refuzimin dhe kthehet”, tha ministri Rexhepi, transmeton RTK.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët u pajtuan që bashkërisht të kërkohen format për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve për në Belgjikë dhe të punohet në promovimin e migrimit legal-qarkor.

Drejtori i përgjithshëm të Zyrës së Emigracionit në Belgjikë, Freddy Roosemont, tha se Republika e Kosovës është në listën e vendeve të sigurta dhe me një procedurë shumë të përshpejtuar, brenda 15 ditësh, pothuajse të gjithë kërkuesit kthehen në vendet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Belgjikës po punojnë në zvogëlimin e numrit të personave që vijnë në Belgjikë me një shpresë që nuk është reale”, tha Roosemont.

Të dyja palët u pajtuan në nevojën e informimit të opinionit mbi gjendjen reale të azilkërkuesve. Ministri Rexhepi shprehu falënderimin për mediat në punën e tyre në këtë drejtim. Në këtë takim u tha se për në shtetin e Belgjikës mund të udhëtohet vetëm duke gjetur format e migrimit legal.

Më Shumë

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit