Lilburni dhe Suhareka fillojnë realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në arsim dhe kulturë

Kuqi shbaNjë ditë pas nënshkrimit të binjakëzimit, Lilburni dhe Suhareka, kanë filluar aktivitetet për jetësimin e synimeve të përbashkëta në lëminë e arsimit dhe kultures në mes të këtyre dy qyteteve.

Delegacioni nga Suhareka në përbërje kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, Fadil Elshani, drejtor i Gjimnazit “Jeta e re”, Pal Baftiaj, përfaqësues i Caritasit, Bedri Berisha, profesor i Gjuhës Angleze dhe Berat Gegaj, drejtor i OJQ Kosovo Parneters, fillimisht u takua me drejtues të shkollës së mesme “Providence Academy”në Lilburn.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për fillimin e bashkëpunimit për regjistrimin e nxënësve të Suharekës, për një muaj studim dhe për mbështetjen e programit nga të gjitha palët e përfshira: Komuna e Suharekës, Qyteti i Lilburn-it, OJQ “Kosovo Partners” dhe komuniteti i Grace-it.

Kryetari Kuçi dhe kryetari Crist, kanë zhvilluar një takim shumë të frytshëm me presidentin e “Kolegjit Gëinnet” dr. Anthony Pinter, ku me këtë rast kryetarëve i’u konfirmua regjistrimi i dy nxënësve të Suharekës për vijimin e studimeve të plota në këtë kolegj me kushte lehtësuese dhe shumë të favorshme.

Nxënësit të cilët do të vijojnë këto studime janë: Joni Elshani dhe Flurim Aliu. Poashtu, Dr. Pinter dhe dy kryetaret diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën kulturore/arsimore në mes Gjimnazin “Jeta e re” dhe “Kolegjit Gëinnet”, përmes programeve një mujore dhe një vjeçare të shkëmbimit të studenteve në mes të dy institucioneve tona shkollore. Në ndërkohë kryetari Kuçi e ftoi dr. Anthony Pinter dhe përfaqësuesit të “Kolegjit Gëinnet” për të vizituar komunën e Suharekës./PrizrenPress.com./

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit