6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9106

Bllaca dënohet me 4 vjet e gjysmë burg

0

BllacaGjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin në rastin “Bllaca 3”, ku Nazim Bllaca është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999.

Sipas aktgjykimit, Bllacës do t’i llogaritet arresti shtëpiak prej 30 nëntor 2009 deri më 30 nëntor 2010, që i bie që ish-agjenti i SHIK-ut do t’a vuaj dënimin prej 3 vjet e gjysmë.

Vendimi u dha në mungesë të të pandehurit, kjo për arsyeje ende të panjohura. Mbrojtja e tij ende nuk është prononcuar para mediave

Ligji për Amnistinë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

0

Albulena Haxhiu VVDeputetë të Grupit parlamentar të Vetëvendosje!-s, ata të Lëvizjes për Bashkim dhe deputeti Emin Gërbeshi, dorëzuan sot kërkesën lidhur me Vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për Amnistinë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, se po i përdorin të gjitha mjetet ligjore, juridike dhe institucionale në këtë rast edhe Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar marrëveshjen Thaçi-Daçiç dhe dëmet që rrjedhin prej saj.

“Pra, sot ne dërguam projektligjin për amnisti në Gjykatën Kushtetuese, i cili projektligj rrjedh si pasojë ose si rezultat i marrëveshjes Thaçi-Daçiç për vlerësim të kushtetutshmërisë. Kërkesës sonë iu bashkëngjitën edhe dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli si dhe deputeti i pavarur Emin Gërbeshi. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuhet që brenda tetë ditëve, dhjetë deputet mund ta kontestojnë në aspektin përmbajtësor dhe procedural çdo projektligj. Andaj ne e kontestuam këtë projektligj në dy aspekte: në atë përmbajtësor, për shkak se me miratimin e këtij projektligji u shkelën të drejtat e njeriut, pra u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës Neni 31, 32 dhe 24, barazia përpara ligjit. Pra, projektligji i cili ia pamundëson shfrytëzimin e mjeteve të efektshme juridike palës së dëmtuar në rastin kur në veprat të cilat janë amnistuar janë cenuar të drejtat e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, përveç Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me miratimin e këtij projektligji u shkel edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, konkretisht Neni 6, 8, 13 dhe 14. Kështu edhe në aspektin procedural, për shkak të shkeljeve flagrante që iu bënë Rregullores së Punës vetëm dhe vetëm për t’i akomoduar kështu interesat e Daçiçit.

“Ne besojmë që Ligji për Amnisti, është ligji më i dëmshëm që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Haxhiu ka sqaruar se VV është për një Ligj për amnistinë sikurse e kanë dhe shumë vende të Bashkimit Evropian.

“Jemi për një Ligj për Amnistinë sepse të drejtën për amnisti nuk mund t’ua mohoj askush të burgosurve tanë. Jemi për amnistinë, ku personat që hetohen, gjykohen dhe dënohen, shteti të mund të tregohet human dhe t’i amnistojë. Pra, një pjesë e dënimit 20%, 25% ose 30%, mirëpo ne kundërshtojmë fuqishëm këtë aktualin, i cili ka për qëllim, ose objekt trajtimi amnistimin e personave nga ndjekja penale dhe vuajtja e plotë e dënimit”, ka thënë ajo.

Plagoset një person në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Aksident shiritatNjë zënkë në mes dy personave ka përfunduar me plagosje të armës.Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se rreth orës 22:10 min, në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren, saktësisht tek “Ura e Arastës”, ka ndodhur një zënkë në mes të dy personave, e cila ka kulmuar me shkrehje të armës që për pasojë njëri ka përfunduar me plumb në gjurin e këmbës.

“Pas pranimit të informacionit, policia e Prizrenit dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes, është përpiluar raporti hetimor i cili do t’i kalojë Prokurorisë për procedim penal”, tha Berisha.

I plagosuri është shtuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.Ndërkaq, i dyshuari, pas kryerjes së aktit ka ikur në drejtim të panjohur. /PrizrenPress.com/

Hapet ekspozita “një komb një kulturë”

0

kultureNë Prishtinë është hapur për herë të parë ekspozita e trashëgimisë se kulturës materiale “Një komb një kulturë” dhe kjo falë bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me institucionet e trashëgimisë kulturore të shtetit shqiptar.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, është ndjerë i nderuar dhe i lumtur që e ka bërë hapjen e kësaj ekspozite që, siç tha ai, është e jashtëzakonshme.

“Sot ndjehem jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur kur këtu bashkërisht do të hapim ekspozitën e trashëgimisë kulturore ‘Një komb një kulturë’, më lejoni t’i falënderoj për punën e jashtëzakonshme të gjithë ata që kanë qenë të involvuar e sidomos Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve të Shqipërisë dhe Muzeun e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Visar Zhiti, ka thënë se kjo ekspozitë e dëshmon më së miri se Kosova dhe Shqipëria kanë një kulturë të përbashkët.

“Po shpalosim nga trashëgimia mijëvjeçare e popullit tonë që e dëshmon më së miri kjo ekspozitë e madhe me objekte arkeologjike e ikonografike e që paraqitet për herë të parë në Kosovë duke qenë pjesë e arealit të përbashkët”, ka thënë Zhiti.

Edhe Apollon Baqa, drejtor i Institutit të Monumenteve të Tiranës, ka thënë se rruga që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë quhet rruga e kombit dhe është bashkimi fizik i dy vendeve tona. Ai ka pohuar se kjo ekspozitë ka për qëllim që përveç bashkimit fizik t’i bashkoj edhe shpirtërisht dy vendet.

“Kjo ekspozitë synon që të bëjë bashkimin shpirtëror, të dëftoj se në kemi të njëjtën kulturë, nuk ka kulturë shqiptare kosovare por ka kulturë të shqiptarëve dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Baqa.

Në këtë ekspozitë janë futur objektet që janë gjetur në Shqipëri dhe objektet që janë gjetur në Kosovë. Sipas Baqës, kjo tregon që kjo kulturë është e përbashkët dhe nuk është e ndarë. Sipas tij, e përbashkët kryesore është se shteti i parë që ka qenë është shteti Dardan, monedha e parë ka qenë monedha Dardane, të cilat janë të dyja vendeve.

Vetëm dashuria është bota tjetër…

0

Preq ZogajPak ditë më parë në Ministrinë e Kulturës u promovua një libër i ri me poezi me titullin intrigues, “Fundi, një fëmijëri tjetër” i poetit Preç Zogaj. U celebrua në një godinë ministrie, por pa ndonjë zyrtarizëm, ani se me praninë e ministrit të Kulturës, Visar Zhiti, gjithashtu poet. Se si duket që fill pas një fushate zgjedhore, njëqind vetë kishin lënë prapa vapën dhe ishin mbledhur enkas për poezinë, pasi me autorin shiheshin rregullisht në media, në ligjërimet e tij politike, apo recensat për librat e rinj. Ndoshta ky është dhe lajmi me këtë rast, që njëqind vetë dalin nga një sallë me nga një libër poetik në duar. Dhe kështu ata do të venë për pushime, me poezinë më të re me vete, jo vetëm librin e ri të Preçit, po dhe librat poetikë të Fatos Arapit, Luljeta Lleshanakut, Agron Tufës etj. Sapo nis e shfleton librin e Zogajt has një shënim sintezë të Rudolf Markut: “Një libër i mrekullueshëm poetik, nga një poet i rrallë për nga ndjeshmëria, magjia e të shkruarit, sinqeriteti dhe intensiteti emocional”. Nuk mundesh, pas kësaj, të mos shtegtosh me kujtesën tënde si lexues i hershëm dhe mik i tyre, në kohën kur ata të dy së bashku me Ndoc Gjetjen, në vitet ’70, e kishin kthyer Lezhën në një lagunë të artë të poezisë moderne shqiptare. (Vetëm një vit më parë në qytetin e tyre buzë Drinit e rrëzë kalasë u paraqit një përmbledhje poetike e tre poetëve, “Dhimbja nuk ka mëshirë”, një kushtim Ndocit, ndarë nga jeta tre vite më parë, si për të na thënë se ajo “lagunë”, aq sa ç’është e përveçme për secilin, është dhe e përbashkët.)

Një veçori e poezisë së Zogajt, edhe e këtij libri të ri, është se ai gjendet jashtë politikës, nuk e “ndot” poezinë me zgjyrën e saj. Jo se “pa luftë…po shkon dalëngadalë jeta ime”, siç thotë ai në një poezi, porse në thelb ai është një poet metafizik, çka u vu në dukje dhe në ceremoninë e librit të fundit. Për njerëzit që nuk merren me poezinë, që nuk e njohin gjuhën dhe mistikën e saj, kjo ngjan si e pakuptimtë, përderisa autori gjendet në ekranet e televizioneve duke komentuar për politikën. Por tjetër është kjo zeje dhe tjetër gjuha e poezisë. Preçi ngaherë si qytetar dhe intelektual është i përfshirë: publicist, politikan, deputet, ministër, autor librash politikë, i pari lëvrues i këtij zhanri ndër ne, duke nisur me “Rënia e zgjedhjeve”. Veçse nëse në të gjitha këto ai ka qenë me kohë të pjesshme, duket se për një gjë ka qenë gjithnjë me kohë të plotë, poezinë. E dëshmon këtë jo vetëm kalibri i lartë i poezisë së tij, por dhe intensiteti i botimeve kësodore, ku në çdo tre-katër vite kemi nga një botim të tij në poezi, për të kujtuar vetëm të fundit: “Kalimi” (1999), “Pas erës së re” (2004), “Gjallë unë pashë” (2009), “Nuk ndodh asgjë veç dashurisë” (2010) dhe tash “Fundi, një fëmijëri tjetër”, ku poeti e ka përsosur dhe më shumë metaforikën e tij shprehëse. I vetëdijshëm për klasin e poezisë që shkruan, ai shprehet se e kupton, e lexon dhe e flet gjuhën e poezisë, si një kujtesë mbase për doktoraturën e letërsisë, lexuesin bashkëkohor, veçanërisht atë të shkollave. (Është bukur që në takime të tilla mblidhen shkrimtarë, gazetarë, miq të poetit, dashamirë të artit, po ku mungojnë rregullisht mësuesit e letërsisë, përçuesit e parë të poezisë te nxënësit, ngaqë nuk thirren.)

Ky libër i Preçit do të bëjë rrugën për te lexuesi, por poezia e tij tashmë e ka prekur “fundin”, nëse i besojmë asaj se poeti gjithë jetën shkruan një libër dhe nga Zogaj ky libër është (për)kryer. Poezia e tij e ka prekur qiellin e saj. Ajo është një vezullim e prarim i së bukurës, ani se në një vend dhe në një botë ku “gjithnjë e më të vështirë e ka njerëzorja”. Por mbase për poezinë kështu ka qenë qysh nga Sokrati, që i pati lexuar filozofitë e jetës para nesh. Ky poet që vjen nga kreshtnajat e Camajt është besnik deri në vdekje i poezisë e për këtë gjendet në shoqëri me Çezare Pavezen e mjeshtër të tjerë të mëdhenj të lirikës botërore. Ai kurrë nuk ka folur për poezinë e tij nga shkrepi i diellit ku është ngjitur, por ai është poeti i së vërtetës së vet, për çka poezia e tij nuk do të ketë kohë kalendarësh. Ndaj dhe qasja jonë për të qenë me të kësaj vere nuk është diçka në stilin e moralistëve të librit. Ej, njerëz, lexoni!… Jo, është një thirrje për ta njohur sot një poezi që magjinë e saj nuk e ka vetëm për pasnesër, vetëm për atë lexuesin e largët në kohë që nuk do të mund të njohë poetin për së afërmi. Atëherë kur do të gjallojë një njerëzi tjetër, pasardhësit, që nuk do të ketë se ç’të lëvdojë a qortojë në sjelljen e poetit si njeri i ndërlidhur me politikën, në mënyrën e tij, ku çuditërisht në dy zgjedhjet e fundit, me 2009 dhe tani, ai “del” nga politika kur ajo ka prekur pushtetin. Nëse kjo gjë sot shihet nga pozitat militante të palëve, nesër ka gjasë të analizohet me rebelimin e poetit, të Preçit në këtë rast, por dhe të çdo poeti tjetër, që ka dhe shqisën e frenimit ndaj pushtetit, librit të pragmatizmit politik. Ndryshe nuk do të kishim mbërritur askund te liria, as te Safoja e brishtë, që na e sjell dhe njëherë “Fundi…” i Zogajt, për të na thënë njëlloj si atëherë se “gjëja më e bukur është ajo që dashurohet”, teksa për poetin tonë “vetëm dashuria është bota tjetër”. Ashtu si poezia e tij është po aq tronditëse sa bukuria, kur thotë “vdekja është e ardhmja ime”. Janë përjetimet e një moshe jo më të re, po as të vjetër, ku fytyra nuk është ajo e para dhe vdekja nuk është më një e paqenë e panjohur.

Poeti në këtë libër të ri, si asnjëherë më parë, kumbon së brendshmi, së thelli, rrëfehet, filozofon, pikëllohet, qan, gazmon, praron me vargun me një vezullim befasues, nga thellësia e unit të tij, krejt i tij. “Ku nuk kam qenë kësaj vere/ ku nuk kam shkuar…/ Kam fjetur, jam zgjuar pa qenë unë”, shkruan ai. Është vera e kaluar a e sivjetme, por është sidomos vera e përjetshme e poezisë së tij. Preç Zogaj nuk u hutua nga ndryshimi i sistemit, nuk iu tret poezia, ai e bëri si rrallëkush plotërinë poetike të tij dhe ja ku është sot, në fundin e një fillimi. Ndaj duhet kuptuar kur thotë se është ndier i lumtur nga poezia. Poezia e Zogajt është një polemikë estetike me fatin e poetit, fatin e Shqipërisë, fatin e njeriut në përgjithësi, në kërkim të shpirtërores, me pak a shumë trishtim, rrokëzuar herë-herë me një gegnishte elegante, me paskajoren dikur të bjerrë. Kjo, si prej origjinës së poetit, si prej një reference të përhershme të tij, që lëviz nga deti i Shëngjinit te Mali i Velës, ku iu hap dritarja e fëmijërisë e ku është gjallë dhe kjo fëmijëria tjetër prej burri. Është poeti që e ndien vendin e vet deri në asht. “Çdo mëngjes/ me rrëzon Shqipëria/me lajmin e keq”, shkruan ai si zë i ndërgjegjes së çdonjërit nga ne.

Një libër me poezi në korrik nuk është diçka e pazakontë, as që ndodh për herë të parë, librat dalin në çdo stinë, por kësaj here, në kontekstin e kësaj vere, një libër si ky është domethënës. Preç Zogaj ka qeshur jo pa ironi, kur rrethi i pjesëmarrësve në takimet e librave të tij, herë është ngushtuar e herë është zgjeruar, herë ka qenë pak “blu” e herë pak “rozë”, sipas tryezës politike ku ai është gjendur, diku ka marrë pjesë lideri i së djathtës e diku tjetër ai i së majtës. Kjo fundja ishte puna e të tjerëve, e tija ishte poezia. Kurse në këtë fushatë zgjedhjesh, politikani-poet befas u vetëgjend jashtë saj dhe ndoshta për këtë arsye në promovimin e fundit nuk ishin as Kryeministri në ikje, as Kryeministri në ardhje, me të cilët ai ka qenë për mjaft kohë afër, teksa ishin si gjithnjë, miqtë e tij të pandërruar, mes tyre dhe jo pak politikanë.NDUE DEDAJ

Thaçi vizitoi punimet në autostradë

0

Hashim thaqi ne autostradKryeministri Hashim Thaçi vizitoi punimet në autostradën Vërmicë – Prishtinë – Merdar.

Ai me këtë rast theksoi se kjo autostradë do të përfundojë në fund të këtij viti, ndërsa në vjeshtë do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup.

Kryeministri, Hashim Thaçi tha se punimet në autostradën Vërmicë-Prishtinë-Merdar, po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se çdo gjë po shkon sipas planifikimeve të bëra. Kryeministri Thaçi tha se ky është një projekt i cili i ka munguar Kosovës dhe rajonit dhe si i tillë, është projekt që ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, derisa bëri të ditur se në vjeshtën e këtij viti do të nis, autostrada Prishtinë-Shkup. Këto komente Thaçi i bëri sot gjatë inspektimit të punimeve në sektorin 7 dhe 8 të ndërtimit të autostradës.

“Ky është projekti i Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës moderne, projekti historik për të ardhmen evropiane,moderne dhe zhvillimore të vendit tonë. Ky është projekti i cili po bie edhe vende të punës dhe projekti i cili po rrit edhe mirëqenien e qytetarëve. Jemi në periudhën intensive të punës për përmbylljen e këtij projekti të rrugës së kombit, për të hapur mundësi menjëherë në vjeshtën e këtij viti, projektit të ri që do të lidh Prishtinën me Shkupin”, tha ai,transmeton RTK.

Edhe Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se deri më tani kanë përfunduar rreth 70 % e punimeve në autostradë. Mujota tha se projekti po kontribuon edhe në rregullimin e ambientit.

“Sot kemi pa një aktivitet tjetër të rëndësishëm në bashkëpunim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës,Ministrisë së Ambientit dhe Kompanisë Energjetike dhe Kompanisë Bektel – Enka. Pas ndërtimit që po ndodh është bërë e mundshme që të kemi edhe mbrojtje të ambientit përkatësisht rregullim të ambientit. Në pjesën ku janë hedhur depozitat e hirit deri më tani janë vendosur rreth 450 mijë metra kub material dhe 32 hektarë toke do të kthehet në tokë të gjelbëruar”, theksoi ai.

Ministri Mujota tha se nëse punohet me dinamikën e deritashme, punimet do të përmbyllen në fund të këtij viti.

Haradinaj për Lubonjen: Serbi dhe greku kanë pasur përherë zagarët e vet nder shqiptarët

0

Ramush Haradinaj 1Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për akuzat e rënda të publicistit shqiptarë Fatos Lubonjës.

“Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës dhe jemi duke punuar fuqishëm, jemi duke sjell tek popullata ide vërtet të mençura, ide të cilat janë vërtet të qëlluarat për t’i nxjerrë nga ky kolaps shqiptarët jo vetëm të Kosovës po gjithë shqiptarët. Duke qenë të bindur në kualitetin e ideve dhe projekteve tona zhvillimore të cilat do ti hedhim në zbatim shumë shpejt pasi të dalim fitues në zgjedhjet një herë lokale po pastaj edhe parlamentare, nuk jemi të habitur me “zgjidhjen e zagarëve” pasi që thonë se sa më e fortë goditja aq më e madhe piskama, sa më tepër që ne të punojmë jemi të vetëdijshëm se aq më shumë zëra “zagarësh” do të dëgjojmë në sfond, duke akuzuar mua dhe familjen time” u shpreh Haradinaj duke ju referuar shkrimit të Fatos Lubonja ku e akuzon për vrasës.

“Unë nuk e di nëse ai e ka pasur rastin ta lexojë aktvendimin e gjykatës së Hagës ku edhe pse jo praktik e gjykatave, aty thuhet se Ramush Haradinaj jo se nuk ka bërë, nxit apo ndihmu keqtrajtimin e shqiptarëve, serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë, por ai ka marrë masa dhe ka bërë përpjekje të pa rreshtuar që këto gjëra të ndalohen maksimalisht. Megjithatë unë kam zgjedhur një kurs të veçan veprimi nga të tjerët, nuk e kam ndërmend të merrem me askënd, e thash edhe më herët është koha e “zagarëve”, prandaj edhe nuk është çudi, Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet nder shqiptarët !.., ka përfunduar ish-kryeministri Haradinaj.

S’ka fakte që Mertol Genc është zënë në bordele

0

Flamuri turkAmbasada turke në Kosovë nuk ka informacione që drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Mertol Genc, është zënë nga Policia e Kosovës në njërin nga bordelet në qytet, siç është raportuar dje në disa media.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtaren e lartë të ambasadës turke, Ahenk Dereli e cila ka thënë se ambasada nuk ka të dhëna që Mertol Genc është zënë nga Policia e Kosovës në shtëpi publike ilegale.

“Ne nuk kemi informacion që diçka e tillë ka ndodhur. Dje e kemi parë në media dhe e kemi ngritur si çështje në Ambasadë, por nuk kemi të dhëna që një rast i tillë të ketë ndodhur”, ka thënë për Indeksonline, Ahenk Dereli, zyrtare e lartë në Ambasadën Turke në Kosovë.

Rasti është thënë që ka ndodhur në tetor të vitit 2009, por që deri më sot nuk është raportuar asnjëherë.

Indeksonline ka marr përgjigje edhe nga Policia e Kosovës sipas së cilës, me datën 27.10.2009, Policia e Kosovës ka inicuar një rast Trafikim me Qenie Njerëzore, ndërsa kallëzimi për këtë rast është dërguar në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës.

“Në rastin në fjalë janë arrestuar dy shqiptarë/kosovarë për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa janë identifikuara dy viktima te trafikimit shtetase moldave”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Po ashtu sipas policisë, në këtë rast, dy shtetas turk kanë qenë në cilësinë e dëshmitarëve dhe janë intervistuar me këtë status sikurse të gjithë dëshmitarët apo të pranishmit e tjerë.

Berati e Gjirokastra mbështesin propozimin: Prizreni në UNESCO

0

Prizren ura e guritMegjithëse në urgjencën e daljes nga UNESCO pas dy sinjaleve në vijim, Berati dhe Gjirokastra si metropole të trashëgimisë botërore ftojnë vëllanë e tyre të vogël qytetin e Prizrenit të bëhet pjesë e një projekti rajonal.

Rivitalizimi është fjalëkalimi i kësaj iniciative të sipërmarrë nga inxhinieri Pavlo Shkarpa dhe të realizuar nga dy arkitektet Rigena Marashi dhe Milena Keta. “Formula e rivitalizimit është një formulë e thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Po nuk e njohe një gjë që nuk e dashuron. Nëse nuk e dashuron nuk e ndërton.

Ne njohëm Prizrenin, njohëm historinë e tij, njohëm trashëgiminë e tij, njohëm vlerat e tij materiale dhe shpirtërore, këngën, kostumet, dhe pamë dhe arkitekturën e Prizrenit, një arkitekturë vërtet shumë e bukur”- tha Shkarpa. Studiues të forumit Antipatrea si dhe intelektualë të institutit të Monumenteve po aq dhe Bashkia e Tiranës nisën këtë lobing veror për Prizrenin në UNESCO, duke u mbështetur tek piktakimet e ndjeshme si në objekte muzeale të ngjashme ashtu edhe në trashëgiminë shpirtërore të muzika dhe artit dekorativ.

“Ne në Prizren referuam projektin ‘Vëlla Berati dhe motër Gjirokastra kërkojnë vëlla Prizrenin në UNESCO'”- citon AS Marashin. “Duke qenë se Gjirokastra e Berati aktualisht janë në UNESCO, duke qenë se edhe Prizreni është një qytet i trevave shqiptare, bëmë këtë lloj lidhjeje, pasi edhe vetë historia në vite tregon se ka pasur lidhje mes këtyre qyteteve. Edhe elementët që kanë bërë që Gjirokastra dhe Berati të jenë në UNESCO janë të vlefshme edhe për Prizrenin”- tha Keta, transmeton Koha.net.

Nga ana e tij arkitektët për Beratin kanë rikonceptuar këtë sezon turistik logon e hyrjes së Beratit në Unesco duke realizuar në pak hapësirë të përfaqësohen një ansambël vlerash që nga Onufri, Banesa tradicionale, Kodiku i Purpurt si dhe bashkëjetesa fetare e simbolizuar nga Ura e Gorricës brenda një mozaiku të përbërë imazhesh.

Vendlindja e Skënderbeut sipas legjendave popullore

0

SkenderbeuSkëndërbeu është luftëtar i madh me famë të përbotëshme, po legjendat popullore, për fat të keq, ja kanë xhveshur këtë tipar të lavdishëm, për shkak të shtypjes së rëndë që ushtruan turqit e të disfatave të mëdha që pësuan shqiptarët nga kryengritjet e tyre të pandërprera; po dhe myslimanizimi në masë i popullsisë, ku zhvilloi veprimtarinë Ai, sa ishte gjallë, i dha dorë këtij problemi.

Fatosi ynë i madh, duke luftuar në krye të popullit të tij heroik, i gozhdoi hordhitë e tërbuara turke ndër malet e Shqipërisë për 25 vjet me radhë, dhe e shpëtoi Evropën e qytetërimin e saj nga rreziku u njëmendët. Fama e tij mori dhenë dhe shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë të huaj e kanë përjetësuar kujtimin e lavdinë e tij, gjatë shekujve, por më shumë se ata janë përpjekur e kanë bërë vetë shqiptarët për Heroin e tyre kombëtar, të cilin e adhuronin dhe e mbanin si simbol lirije. Po, veçanërisht, ajo që ka rëndësinë më të madhe është fakti se kujtimi e lavdia e Atij kanë mbajtur të gjalla ndjenjat e lirisë së popullit tonë gjatë shekujvet të robërisë së zezë, i kanë ushqyer shpresat dhe e kanë nxitur atë vazhdimisht për kryengritje të pandërprera, shumë kohë para se të delnin komitat e partizanët. Shqiptarët s’e kanë harruar kurrë Skëndërbeun, megjithëse turqit barbarisht kanë përdorur çdo mjet e mënyrë për t’i çdukur Atij edhe emrin.

Venlemi[1] i Skëndërbeut si dhe data e lindjes së tij – siç dihet- kanë mbetur të panjohura për historinë. Dhe aqë më keq ngatërrohet çështja, po të kqyret nga ana e gojëdhanave popullore. Simbas këtyreve, nga ç’ka dij unë, puna qëndron kështu:

Pesë katunde e një qytet përbrënda Shqipërisë e një qytet i madh jashtë saj po kontestojnë venlemin e Skëndërbeut, si shtatë qytetet e Greqisë së vjetër atë të poetit të madh të vjetërisë, Homerit; në Mat madje thuhet dhe se Ai ka lindur në një shpellë mali. Legjendat e cilit kombi tjetër në botë kontestojnë venlemin e një kreshniku të tyre si të tonit?

SKËNDËRBEU KA LINDUR NË MAT

Qëposa shkela në Burrel në korrik 1929, hetova për venlemin e Skëndërbeut; hetimet i vazhdova dhe më pas, e po paraqes këto thasha të vjetra, që janë lakonike e të cokta:

1- Kanë thënë gjet mas gjeti se Skandërbegu ka le në Shqefën të Prellës. Në Shqefën gjinden do pesëmëdhetë shtëpe, çi quhen Kastriot e rrjedhin prej fisit të Skandërbegut e nga ky shkak këto shtëpe kanë zakon çi cilitdo meku çi të vejë e t’i therrin nonji berr, nuk i venë kurrë kryet e berrit përpara në sofër, po kryet i man i zoti i shtëpesë. Kastriotët kanë qanë nji kabile me Skandërbenë, duen me thanë.

2- Na kanë thanë ata pleçt’ e vjetër se Skandërbegu ishte i dalë prej Muzhake.

3- Thojshin të vjetrit se Skandërbegu nuk ka le as në Shqefën as në Muzhakë, po në Gjur të Bardhë. Në Gjur të Bardhë gjëndet Qyteza e Skandërbegut.

Duke u bazuar mbi këto gojëdhëna, e quaj me vënd që të çfaq edhe unë mendimin tim. Kështu gjej rastin të marr pjesë përvujtisht edhe në gjurmimet historike mbi vëndlindjen e Skëndërbeut, se të dhënat folkloristike e studimi i bërë mbi to janë dokumentacione të vlefshme:

a- Për Muzhakën si vëndlindje të Skëndërbeut s’kam hetuar gjë gjer më sot, se më është dukur si tezë që nuk vlen vëmëndje të madhe.

b- Dikush më ka thënë atëhere se Skëndërbeu rrjedh prej Dukagjinit të Prellës e këtë thashë të tij po e quaj si varjant të asaj “Skandërbegu ka le në Shqefën të Prellës”.

c- Kallëzonjësit kanë qënë fshatarë matjanë, por emrat e tyre më mungojnë se kallëzimin si më lart ma kanë bërë që para gushtit 1934.

Të falem, Matje, vënd i Skëndërbeut, i atij Trimi që i dha Shqipërisë nder e lavdi ndër shekuj e stërnipërve të tij, rrugën e mbarë u rrëfeu. Je e lume, se Ai të ka dashur shumë e të ka bekuar; u bë dhe nuni yt e të pagëzoi e ta vuri emrin Matje, emër të bukur e kuptimplotë, se ti, si ka thënë vetë Ai me gojën e tij “mat e peshon mirë para se të vendosësh e me maturinë tënde këshilla urtie i ke dhënë. Je e lume, se dhe ti i ke qëndruar besnike e ke qënë krahu i djathtë i tij në luftë.

Male madhështore të rrethojnë e lumi yt vrapëtor ndrin e kaltëron së largu. Kepa e shkrepa, pllaja, pyje e thelliradhe arnajtë vegjël ka toka jote. Kullat e tua të forta, me sheshena e fëngjita, të japin bukuri të madhe, ashtu si janë të shpërndara qafë-më-qafë e kodër-më-kodër.

Hyra dhe unë brënda në to si mik e u shtrova në krye të vatrës; piva kafenë e fortë e hëngra buk’e kripë. Vajta dhe në Shqefën, në kasollet e atij fisi, i cili njifet me emër të math, me emrin Kastriot, e në ato kohë e pritte Kreshnikun si gjind të vetë të shtrënjtë dhe i shtronte përpara në sofër kokën e berrit të pjekur, nder ky, të cilin nuk ja bënin tjetërkuji as ai i pari i fisit as pasardhësit e tij gjer në ditët tona dhe i bënte nderime të veçanta.

– A mund të jetë Shqefni i Prellës venlemi i Skëndërbeut? -Të shohim.

Gjatë verës së vitit 1934, që shkova përsëri në Mat, rashë më disa gjurma, prej të cilave mund të zbulohet diçka. Veç gojëdhënave popullore edhe emrit “Kastriot” të fisit në Shqefën gjeta dhe dy shënja materiale, që janë “Burgjet e Hutrës” e mbeturinat e gërmadhave të “Kullës së tendës së Skëndërbeut” e kam pra ku bazohem. Dhe po çfaq mendimin tim. Së pari, Shqefni i Prellës gjëndet në një pllajë të një bjeshke, që është zgjatim i vargmalit Skandërbeg. Toka kudo përbëhet prej guri kalqeror dhe është krejt i thatë. Përrenj të thellë tejekëtej po e veçojnë e po e ngushtojnë shum’e më shumë fushoren, ku sot ndodhet fshati. Si në pllajë, ashtu edhe në bjeshkë nuk lëshon hie ndonjë pemë dhe madje nuk shihet gjëkundi as shënjë kaprunee pleqtë thonë se ky vend kështu ka qënë, i zveshur që par’e më parë, mbasi e ka nëmur Skëndërbeu. Dhe ujë për të pirë gjëndet vetëm në gërrotët e përrenjve.

Ky vend, lart e poshtë, para 500 vjetëve e më lashti akoma, ka qënë krejt ndryshe. Pylli, që është faktor i qënësishëm i begatisë së tokës, e pra i mirëqënies së njeriut, e mbulonte krejt bjeshkën e pllajën, e me lymin e tij ushqente barin e kullotave e bisqet e lisave dhe begatonte tokën, që punonin bujqët e Skëndërbeut. Mund të bazohemi edhe në legjendën e Hutrës, ku përmëndet ligjata, ajo sëmundje bagëtish, e cila zhvillohet në ujrat e ndënjura.

Por s’munt të themi dot se Gjon Kastrioti këtu ka pasur banesë princërore për familjen e tij, ku ka lindur djali i tij, më i vogëli. Përkundrazi, duke marrë parasysh faktin se Shqefni është një vend i mënjanuar e s’e zë rrugë kalimi me rëndësi nga Kruja, nga fusha e Tiranës e nga Dibra, bindemi se Ai s’mund të qëndronte familisht këtu; po dhe sikur të themi se e mbante familjen të fshehur nga frika e turqëve, prapë s’na mbushet mëndja, se këtu s’ka patur as ndonjë fortesë për mbrojtje.

Në Shqefën gjëndet një ledh gërmadhash, ku, si thonë fshatarët, ka qënë Kulla e Skëndërbeut, që i shërbente këtij, kur vinte për të parë pronat e për të mbledhur të ardhurat, ose kur kalonte me ushtëri. I pashë ato me kujdes e s’mu mbush mëndja që në vendin e tyre të ketë qënë ndonjë banesë princore.

Shënja të tjera, vërtet konkrete gjinden pak më poshtë dhe janë burgjet e Hutrës, që përfshijnë dhe disa gërmadha pranë tyre. Për Burgje të Hutrës sot tregohet një vrimë, e ndërtuar brënda në tokë, si punë guve, e fshatarët thonë se në të Hutra mbante bulmetrat.

Duke u mbështetur pra mbi gjithë këto, na besojmë me siguri se Gjon Kastrioti nuk do të ketë patur këtu në Shqefën banesë të mirë, ku të mbante familjen e ku të jetë lindur i biri. Ai q’i zbardhi faqen kombit tonë me siguri do të ketë patur ndonjë kullë të rëndomtë. Ç’ka thotë gojëdhana popullore duket se është trilluar nga fakti që ky katund ka qënë pron’e Skëndërbeut e sidomos për arësye të emrit, që ka patur fisi Kastriot i Shqefnit. Shqefni sot është një katund e ndër banorët e tij përmbledh edhe Kastriotët. Fisi i këtyreve, në gusht të vitit 1934, kur vajta unë atje, përbëhej prej 15 familjesh, që banonin në një lagje, si më vehte. Shkova apostafat për të parë këta njerëz, po që në fillim pata përshtypje të keqe, kur së largu pashë shtëpitë e tokat e tyre. Pasi ato dukeshin si kacoqee gjanin më fort me kasolle bagëtish, sesa me banesa njerëzish: dhe tokat e tyre gurishte, të thata e të zhveshura, më bënë të pyes vehten se ku rrojnë e si shkojnë këta njerëz.

Nuk qëndrova me kaqë në hetimet e mija. Kur u ktheva nga Shqefni, rashë në bisedim, atë ditë dhe më pas, me disa matjanë të sajueshëm e mora tekstualisht të këtilla përgjigje prej tyre:

-Me xhithë çë pleçt’ e vjetër thojshin se janë fis me Skandërbegun, ne nuk e besojmë, se ata i ka lanë Ora m’udhë e s’janë kurxha as për pushkë as për fjalë.

-I kishin vjedhë ene, xhanë e xhallë, se kanë pas qanë barij të ti ene pranaj kurrë s’un u shkojnë mbarë as dhetë as delet as loëpët.

Dhe Ali Zejneli, nga Urxalla e Macukllit, flet keq e me indinjatë për ta.

-“Ata shpërthumtit e Shqefnit q’i mëshefën grunin Skandërbegjut?”.

“Njerëzit e parë të fisit Kastriot do të kenë qënë bujqër e më fort barinj të Skëndërbeut, n’atë kohë, dhe si njerëz të shërbimit kanë trashëguar edhe emrin e tij Kastriot.

Pastaj sikur nuk shkon që të afërtit e një princi, i cili madje e shkoi jetën në luftra, të jenë bujqër të tij.

GJURI I BARDHË

Nga të katër katundet e Matit, që haen për venlemin e Skëndërbeut, Gjuri i Bardhë, simbas legjendavet e besimit popullor, ka prioritet. Këtë tezë e forcon dhe historia nga ana e saj.

Ky katund gjëndet në një pozitë topografike t’atillë, që zotëron rrugën, e cila, duke ardhur nga fusha e Krujës dhe e Tiranës, hyn në malësi të Matit; është mu në shteg të qafës së njëemërtë (Qafa e Gjurit të Bardhë), që formohet atje ku ulet mali i Gujës e fillon të ngrihet ai i Dërdhanës. Këta male janë vargënim i atyreve të Krujës. Gjon Kastrioti e ka patur qendër me rëndësi dhe e ka pasë forcuar me kështjellë, brënda së cilës kishte ndërtuar edhe banbesën e tij princore, ku shkonte familisht e banonte kohë mbas kohe, sidomos në verë. Për rëndësinë e Gjurit të Bardhë, s’ka dyshim, se këtë gjë veç që e thotë historia, e dëshmojnë edhe gërmadhat e shumta që quhen Qyteza ose Kalaja e Skëndërbeut. Kalaja sigurisht do të ketë qënë e vjetër, po Gjon Kastrioti dhe Skëndërbeu vetë e kanë pasur rindërtuar, zgjeruar e forcuar.

“Pozita strategjike, siç e përshkruam më lart, shtrimënia e gërmadhave, afërija me kryeqytetin, Krujën, e me detin dhe klima e mirë e Gjurit të Bardhë; të gjitha këto janë fakte me rëndësi, që i mungojnë Shqefnit, Dukagjinit e Muzhakës dhe kështu i japin prevalencë atij, duke forcuar në këtë mënyrë atë që thotë gojëdhëna popullore se Skëndërbegu nuk ka le as në Shqefën as në Muzhakë, por në Gjur të Bardhë. Gjurbardhasit, të bindur se në katundin e tyre ka lindur Ai, mbahen krenarë.

Mendimi i përgjithshëm i matjanëvet që dritën e parë e ka parë në Gjur të Bardhë, ka qënë aqë i fortë, sa që disa prej tyre, në të kaluarën, duke marrë parasysh, rrethanat e vështira të Gjon Kastriotit e fuqinë dhe egërsinë e turqëve mizorë, kanë besuar se Ai ka lindur jo në një pallat, po në një shpellë të malit, diku afër Gjurit të Bardhë. I ati i tij, simbas tyre, para se të nisej për në luftë, e futi të shoqen me gjithë fëmijë në atë shpellë, nga frika e invadorëvet barbarë. Turqit u këllisnin tmerrin popullsive që pushtonin me mizoritë e tyre të pa shëmbëllta, kudo që shkelnin; përdhunonin madje dhe vatrat familjare të tyre.

Këtë legjendë të çuditëshme unë e kam dëgjuar në Mamuras, më 11 tetor 1959, nga Rustem Pepa, i cili rrjedh nga Gjoçaj i Selitës të Matit por është i shpërngulur këtu pas çlirimit. Dhe më tërheq fort vërejtjen se si është ruajtur kjo në Gjoçaj, në këtë katund, që është shumë larg nga Gjuri i Bardhë, skaj më skaj me të, ndërsa Shqefni, Muzhaka e Dukagjini janë afër. Fjalët tekstuale të Rustem Pepës po i parashtroj këtu:

– Skandërbegju, mas së thanmes të pleçve të hershëm, ka le në nja shpellë të Gjurit Bardhë, ku ka qanë futë e ama prej frikët të Turçve. I ati i Skandërbegjut m’at kohë luftonte kundër turçvet, çë kishin arth me zaptue Shqipnenë me ushtre të madhe.

SKËNDËRBEU KA LINDUR NË DIBËR

Dibra si kemi thënë më lart, jep zë se Skëndërbeu ka lindur në tokën e saj, në Kastriot dhe ka se ku mbahet: Kastrioti, i cili gjëndet nga veri perëndimi i Peshkopisë, përmban shumë monumente materiale, që kanë lidhje me Kreshnikun e janë thurrur me legjenda të bukura; dhe emrin e tij medje e ka marrë nga mbiemri i Atij. Unë vajta në këtë katund historik – ku me të vërtetë mund të jetë përkundur së pari djepi i Atij — hetova mjaft dhe gjithëçka munda të gjej po e parashtroj këtu, së bashku me vrojtimet e mija. Ishte dita 29 korrik 1954: Në mbrëmje, tre fshatarë kastriotas, të zgjedhur nga këshilli, më thanë tekstualisht këto për Kastriotin:

Kastrioti ka qanë xhytet i math prej 8000 shpajsh ….. Kastriotasit, mbas vdekjes së Skandërbegjut kanë ikë n’Itali e ne jemi t’ardhun dikush prej Leshi, dikush prej Toskëneje.

Pastaj ata më folën për Kodrën e Gështenjës, Kodrën e Madhe e për kopshtin e Gjonit, që gjëndet afër katundit, përtej përrojt të Kastriotit.

Të nesërmen, më 30 korrik 1954, u nisa me njërin nga ata, i cili më tha rrugës:

– Ja kopshti i Gjonit, për të cilin të folëm mbrëmë, duke më treguar një rrëpinë përtej përrojt.

Dhe e vura re mirë kopshtin. Ky është një copë kërre e ngushtë dhe shum’e pjerrët dhe nuk ta mbush mendjen gjëkundi që të ketë qënë ndonjë kopësht me rëndësi, dhe aqë më fort kopësht i një princi.

Gjon Kastrioti ka pasë ene shtëpé këtu, po s’i din kush trojet.

Kuptohet se kallëzonjësi nuk e beson që kopshti të ketë qënë i Gjon Kastriotit. Prej Kopshtit të Gjonit u ngjitëm pak më lart e qëndruam në një tepe të vogël.

– Këtu i thonë bunar i Kodrës Kështejës. Kala këtu s’ka pasë. Kalaja ka qanë në majë Sohodoll e në Bëllisje. Pranë bunarit á nji gropë, ç’ë ka çelë Murat Kaloshi me italianët e ka çitë pare alltani.

Ndër shënjat e këtushme ka rëndësi gropa që ka hapur Murat Kaloshi së bashku me ata të huajtë, të cilët erdhën apastafat nga Italia për të bërë gërmime këtu. E thuhet për ta se gjetën miaft pare flori e sende të tjera të vlefshëme. Simbas këtyreve, ajo godina, së cilës i duken themelet, sigurisht ka qënë shtëpia e pasanikut kastriotas, që iku në Itali, si duket pas vdekjes së Skëndërbeut.

Pak më lart Kodrës së Kështejës, nga verilindja, gjëndet një vënd tjetër më i madh e më i ngritur. Quhet “Kodër e Madhe”, forma e lugut me konkavitetin e saj i ngjan konveksitetit të kodrës dhe ka bërë shumë njerëz të besojnë se e ka gërmuar Skëndërbeu e me dheun e tij ka sajuar Kodrën për të mëshehur hazinenë e tij brënda saj. Këtë mith e beson deri diku edhe shoqëruësi im, i cili ma përshkroi kështu:

Ka ana e epër, á nja gjur, i vu me dorë, e tregon se a shenja e derës, ku duhet me hapë tokën, për me gjetë paret e mshehme, ç’i kanë vuë në kohë të luftave të Skandërbegjut.

Këtu ka le Skandërbegju dhe ky katun e ka emnin prej fisit të tij, prej Kastriotit.

I erdhëm rrotull kodrës dhe unë vura re mirë anët e saj të shkarrëzime e të zhveshura dhe konstatova se natyra e tokës është prej argjili të fortë, të përzier e të ngjeshur me gurë të vegjël, kështu që i reziston rrebeshit të ujrave që vjen prej shiut, breshërit e borës, po nuk i thashë gjë fshatarit të vjetër, që të mos trazoja besimin e tij ndaj veprave dhe mrekullive të Skëndërbeut.

Pastaj unë hodha sytë rrethepërqark, duke pyetur shokun për çka shihja, dhe ai m’u përgjegj fjalë për fjalë:

Nga lindja e Kodrës a Kisha e Kastriotit e duken themelet e saj e ka shumë vorre, çi janë ka dy metra të gjatë.

Të tjerë njerëz nga Kastrioti dhe nga fshatrat rrotull, më konseguentë ndaj besimeve të vjetra, thonë se Skëndërbeu dhe jo tjetërkush ka mëshehur një hazine të madhe përbrënda Kodrës dhe e ka nomatisur që të mos mundet ta prekë kush: madje ka pas’ lënë dhe një gjarpër të përbindshëm për të ruajtur atë. Më 2 gusht 1957, duke udhëtuar prej Zall-Dardhe për në Fush-Aliaj, pa hyrë në këtë fshat, takova një plak të vjetër, i cili më tha:

– Kur pete ujë bolla, çi ruëte hazinenë, kryet i kishte në Drin e bishtin ke Kodra e Madhe e Kastriotit.

Sidoqoftë Kastrioti në kohë të tij ka qënë një qendër me rëndësi të madhe dhe një vënd strategjik shum i fortë, mbasi mbrohej jo vetëm prej fortifikatash po dhe prej malit Korab nga lart e prej lumit Drin nga poshtë. Studimi pra i monumenteve të tij ka rëndësi të madhe për historinë e Fatosit tonë; nga ana tjetër forcon dhe pretendimin e Dibranëve se ka qënë venlemi i këtij.

SKANDËRBEGJU KA LINDUR NË KRUJË

Shumë veta në Krujë brënda e në malësi të saj pretendojnë se Skënderbeu ka lindur brënda në Krujë, ku tregohet edhe vëndi i shtëpivet të prindërve të tij. Bazohen në faktin se Kruja ka qënë kryeqytet i tij e i prindërve…. E pra dhe vëndi i banimit.

Po megjithëkëtë thashat e vjetra popullore të Krujës, nga çka dij unë, heshtin mbi këtë pikë. Gjithashtu dhe fshatarët e malësisë së Krujës, përkundër matjanëve e dibranëve, nuk ngulin këmbë se Ai ka lindur në Krujë.

Turqia këtu në Krujë, për arësye që kuptohen, ka lojtur një propagandë të keqe reaksionare. Pashallarët dënonin, dëbonin, internonin e madje vrisnin këdo që guxonte të zirte fill edhe emrin e tij. Dhe kujtimi i këtyre masave të mbrapshta e barbare mbahet mënt akoma.

SKËNDËRBEU KA LINDUR NË STAMBOLL

Por, pavarësisht nga të gjitha këto, Ali Zejneli, na çudit fort. Beson se Kreshniku ka lindur në Stamboll dhe, kur qëlloi më 22 gusht të vitit 1929 dhe i vajta unë në shtëpi, kërkonte të ma mbushte mëndjen me këto fjalë, që po i riprodhoj këtu tekstualisht:

Skandërbegju ka qanë nip i Mretit te Stamolles se e ka bao e motra e Mretit, e si u rret e u ba burr i fortë, i lypi Mretit mretllëk. Mreti i Stamolles nuk i dha mretllëk ene Skandërbegju erth teposhtë e ra në Shqypné. M’at’here Mreti i Stamollës i u lëshue me luftë e i ra me top e me pushkë e me potere, çi vloi tok’ e truëll, njersa e çkuli ka gjyteti e Skandërbegju ra në Kruë e zu ven. Mreti i Stamolles mrapa i bediti Lek Dukagjinin po s’un muni me e kapë, se Skandërbegju ka qanë evlia ene e ruete Zoti.

Miku, që gjeta unë në Mat, qysh në 1929, ky fshatar, përfaqëson atë klasë malësorësh, e cila jo vetëm ndjenjat kombëtare e zakonore dhe besimin e thellë ndaj Skëndërbeut i ka pajtuar plotësisht me fenë musulmane, por ka përfunduar në kompromiz dhe me politikën dhe kulturën turke – po me atë ama që i përket perandorisë së herëshme otomane – dhe në këtë kompromiz, ka shtyrë dhe heroin e tij kombëtar të adhuruar dhe ka bërë këtë madje ndërmjetës pajtimi e nyje bashkimi ndërmjet shqiptarëve e Turqisë së kohëvë të lavdishme dhe gjen rast nga ana tjetër, të këndellë e të lartësojë dhe prestigjin e krenarinë e vet kombëtare. Kështu pa dashur derziu e cënon keq shqiptarizmën, por ne duhet t’ja falim fajin se çlironjësin e tij të madh nuk e bën vasal të sundonjësit të huaj. Jo! Përkundrazi po ekzalton faktin se Ai ikën prej Sulltanit të Turqisë, bie në Shqipëri e ngre regjëninë shqipëtare dhe duke u perlyfytur me Mretin e plotfuqishëm të Stamolles, triumfon.

Përgatitur për shtyp nga Ylian Liperi

Dibra si kemi thënë më lart, jep zë se Skëndërbeu ka lindur në tokën e saj, në Kastriot dhe ka se ku mbahet: Kastrioti, i cili gjëndet nga veri perëndimi i Peshkopisë, përmban shumë monumente materiale
Ali Zejneli, na çudit fort. Beson se Kreshniku ka lindur në Stamboll dhe, kur qëlloi më 22 gusht të vitit 1929 dhe i vajta unë në shtëpi, kërkonte të ma mbushte mëndjen me këto fjalë, që po i riprodhoj këtu tekstualisht

Gjatë verës së vitit 1934, që shkova përsëri në Mat, rashë më disa gjurma, prej të cilave mund të zbulohet diçka. Veç gojëdhënave popullore edhe emrit “Kastriot” të fisit në Shqefën gjeta dhe dy shënja material