13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Thaçi vizitoi punimet në autostradë

Hashim thaqi ne autostradKryeministri Hashim Thaçi vizitoi punimet në autostradën Vërmicë – Prishtinë – Merdar.

Ai me këtë rast theksoi se kjo autostradë do të përfundojë në fund të këtij viti, ndërsa në vjeshtë do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup.

Kryeministri, Hashim Thaçi tha se punimet në autostradën Vërmicë-Prishtinë-Merdar, po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se çdo gjë po shkon sipas planifikimeve të bëra. Kryeministri Thaçi tha se ky është një projekt i cili i ka munguar Kosovës dhe rajonit dhe si i tillë, është projekt që ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, derisa bëri të ditur se në vjeshtën e këtij viti do të nis, autostrada Prishtinë-Shkup. Këto komente Thaçi i bëri sot gjatë inspektimit të punimeve në sektorin 7 dhe 8 të ndërtimit të autostradës.

“Ky është projekti i Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës moderne, projekti historik për të ardhmen evropiane,moderne dhe zhvillimore të vendit tonë. Ky është projekti i cili po bie edhe vende të punës dhe projekti i cili po rrit edhe mirëqenien e qytetarëve. Jemi në periudhën intensive të punës për përmbylljen e këtij projekti të rrugës së kombit, për të hapur mundësi menjëherë në vjeshtën e këtij viti, projektit të ri që do të lidh Prishtinën me Shkupin”, tha ai,transmeton RTK.

Edhe Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se deri më tani kanë përfunduar rreth 70 % e punimeve në autostradë. Mujota tha se projekti po kontribuon edhe në rregullimin e ambientit.

“Sot kemi pa një aktivitet tjetër të rëndësishëm në bashkëpunim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës,Ministrisë së Ambientit dhe Kompanisë Energjetike dhe Kompanisë Bektel – Enka. Pas ndërtimit që po ndodh është bërë e mundshme që të kemi edhe mbrojtje të ambientit përkatësisht rregullim të ambientit. Në pjesën ku janë hedhur depozitat e hirit deri më tani janë vendosur rreth 450 mijë metra kub material dhe 32 hektarë toke do të kthehet në tokë të gjelbëruar”, theksoi ai.

Ministri Mujota tha se nëse punohet me dinamikën e deritashme, punimet do të përmbyllen në fund të këtij viti.

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit