25 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

10 shtëpi të vjetra të Prizrenit i përpiu koha

Ndër qytetet më unike në Ballkanit pa dyshim që mbeten Prizreni, Berati e Gjirokastra. Kjo për shkak të trashëgimisë së lashtë kulturore, historisë e besimeve të ndryshme. Prizreni gëzon një pozitë të mirë gjeografike, duke prekur dhe bërë bashkë kulturat prej më të ndryshmëve në tërë këto vite, e për këtë dhe shumë arsye të tjera Prizreni mban emrin “qyteti muze”.Vetëm brenda perimetrit të “Shadervanit” janë Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse dhe ajo Katolike. Tash edhe objekti i besimtarëve hebraikë, të gjitha këto e dallojnë këtë qytet dhe e bëjnë të veçantë.

E veçanta e Prizrenit është se qyteti tani ka 34 ura dhe një vistër shtëpish të vjetra që ishin margaritarë apo perla të këtij qyteti. Në 10 vjetshin e fundit janë zhdukur më shumë se dhjetë visare të këtilla. Ka të atilla që janë bërë ose parkingje veturash ose janë bërë vetëm një kujtim i largët që ka pasur ky qytet. Prizreni ka dy kala, ka kalanë që i bën roje Prizrenit, afërsinë që ka me Bjeshkët e Sharrit, rajon ky që kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të ngjallë kureshtjen, për shkak se të ofron më shumë me bukuritë e tij.

Objektet e zanatlinjve

Në kohën kur Prizreni u pushtua nga Perandoria Osmane pati humbur epitetin e të qenit i rëndësishëm, por për një kohë shumë të shkurtër ai u bë përsëri një nga qendrat më të fuqishme të asaj kohe. Prizreni, është njëri ndër qytet që për shkak të trashëgimisë së pasur dhe të lashtë ka dashur fati që këtu të jenë ruajtur disa shtëpi karakteristike të moçme që në vetë ruajnë një bagazh të fuqishëm të trashëgimisë së banimit që nga lashtësia.

Disa nga këto shtëpi i përkasin ndërtimit të shekullit të XVI dhe ky fakt flet mjaft. Ende mbeten disa nga këto visare, tregon Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së, siç janë shtëpi familjare dhe atë të familjeve Zijabeu, Rekathati, Paçarrizi dhe Kantargjiu. Ai thotë se janë ruajtur shtëpitë e vjetra si ajo e Musa Shehzades, pastaj ato shtëpi tradicionale dhe të zanatlinjve kanë arritur të ruhen falë përkushtimit të pronarëve, kurse tanimë ashtë rinovuar shtëpia e Shuaip Spahiut, kryeministrit të parë shqiptar të LSHP-së. Derisa vetë është funksionalizuar shtëpia e Musa Shezadesë.

Kërkohet më shumë përkujdesje për shtëpitë e vjetra

Shtëpi tradicionale të ndërtuara për bejlerët, zanatlinjtë, bujqit, tregtarët dhe personalitete shtetërore të asaj kohe janë me karakteristika të veçanta për secilin, me çka nga mënyra e organizimit hapësinor, stili dhe elemente të tjera dekorative na bëjnë me dije se çfarë shtrese i takon shtëpia e caktuar.

Shtëpia e familjes Rekathati është në pronësi private, por ajo megjithatë është një pasuri kombëtare, pasi pasqyron gjendjen sociale, ekonomike dhe shoqërore të Prizrenit dhe Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX. Kurse shtëpi tjetër e ndarë mes vëllait dhe motrës është ajo e familjes Misërliu dhe familjes Bujari.

Sipas Aktan Misërliut, inxhinier, kjo shtëpi është e shekullit XVI dhe ka karakteristika shumë të veçanta dhe kjo është një perlë e këtij qyteti. Por, ai thotë se kjo shtëpi është nën mbrojte të shtetit, por, për fat të keq, ende nuk ka arritur që shteti të investojnë sa duhet këtu

(Kosova Sot)

Më Shumë

Osman Hajdari largohet nga drejtimi i QKUK-së – kandidon për drejtor të Spitalit të Prizrenit

Ka ndodhur një ndryshim në udhëheqjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Osman Hajdari është liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së...

Ndahet nga jeta tekniku i farmacisë në Spitalin e Prizrenit, Ersan Çipa

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar për ndarjen nga jeta të teknik-ut të farmacisë, Ersan Çipa, në moshën 53-vjeçare. “Në...

Lajmet e Fundit