18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

102 raste të dhunimit janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar

Rastet e dhunimit në Kosovë, janë bërë dukuri shqetësuese vitet e fundit. Vetëm gjatë vitit 2021, në Policinë e Kosovës (PK) janë raportuar 102 raste të veprës penale “Dhunimi”.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje nga Policia e Kosovës, dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, në këtë numër të rasteve të raportuara, hyjnë të gjitha grupmoshat dhe pa dallime gjinore.

Tutje, Policia thekson se janë të përkushtuar për parandalimin dhe reduktimin e rasteve të tilla.

“Policia e Kosovës trajton  me seriozitet të lartë të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale. Ndër vite, policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të  raportuar të gjitha rastet, veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale, dhuna në familje etj, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndryshe, rasti i fundit ku një 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga pesë persona, ka nxitur reagime të shumta, ndërsa kërkohet dënim meritor për kryerësit e kësaj vepre penale.

Më Shumë

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Rahoveci, bashkëfinancues i edicionit të 4-t të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Rahovecit është bërë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke theksuar...

Lajmet e Fundit