2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

1300 zyrtarë të dyshuar për korrupsion

Preteni-AKKDrejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka thënë se për korrupsion deri më tani janë ushtruar mbi 500 kallëzime penale, me përfshirjen e më shumë se 1 300 zyrtarëve të niveleve të ndryshme.

Preteni ka treguar se shumica e kallëzimeve penale janë pranuar nga prokuroritë, ka pasur ngritje aktakuzash, por jo edhe gjykime.

“Kemi ushtruar më shumë se 500 kallëzime penale me përfshirjen e më shumë se 1 300 zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Shumica e kallëzimeve penale janë pranuar nga prokuroritë dhe të njëjtat kanë vazhduar me hetime penale, ka ngritje aktakuzash, por gjykime ende”, ka thënë Preteni në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se në mesin e një mijë e treqind personave të dyshuar për korrupsion ka zyrtarë të niveleve të ndryshme nga të gjitha institucionet por, sipas AKK-së, ligji pamundëson publikimin e emrave të tyre.

“Po, pohoj edhe një herë, se në mesin e atyre 1 300 emrave të zyrtarëve të lartë, ka zyrtarë të niveleve të ndryshme nga të gjitha institucionet: qendrore, lokale, gjyqësore, të pavarura dhe të tjera. Emrat ne i dërgojmë në prokurori, është obligim ligjor i Agjencisë Kundër Korrupsionit të mos i publikojë emrat e personave të dyshuar”, është shprehur Preteni, duke mohuar të ketë presion apo ndërhyrje mbi AKK-në. “Në Kosovë nuk është rrezik të luftosh të keqen. Është rrezik nëse je pjesë e së keqes”, ka theksuar ai.

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Viti i humbur dhe “epopeja” mashtruese e A.K

Arben Veselaj Kosovën e zunë sërish ethet e fushatës zgjedhore këtë fundvit, kapluar nga mjegullat dhe rrethuar nga të panjohurat. Edhe kësaj here, si prej...

Lajmet e Fundit