Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda Qendrës Emergjente, gruaja rreth 69-vjeçare ka pësuar politrauma shumë të rënda dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve, duke u konstatuar vdekja e saj.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë vazhdon të mbetet burri i saj, i cili ndodhet në sallën e operacionit në QE, ku po intervenojnë ekipet vaskulare, KMF dhe anesteziologjisë./Klankosova.tv/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit