4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

16 palestinezë të vrarë në Gazë, qindra të plagosur

Ushtria izraelite ka vrarë 16 e ka plagosur disa qindra palestinezë gjatë protestave që u mbajtën në kufirin ndërmjet Gazës e Izraelit në prag të hapjes së Ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Koha.net.

Shënimet për vrasjen dhe plagosjen i përcjell agjencia Reuters duke u thirrur në përfaqësues të organizatave shëndetësore.

Forcat izraelite kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj mijëra palestinezëve që kishin shkuar për të marrë pjesë në demonstrata.

Hapja e Ambasadës amerikane po ndodh në kohën kur palestinezët shënojnë 70 vjetorin e pushtimit.

Të gjitha fraksionet palestineze në Gazë kishin përkrahur ftesën për marshin milionësh të kthimit dhe kishin paralajmëruar se do të kaloheshin rrethojat e kufirit.

Izraeli më parë ua kishte tërhequr vërejtjen palestinezëve se do ta rrezikonin jetën po t’i afroheshin kufirit.

Protesta mbahet në prag të shënimit të “Nakba” ose “katastrofës”, me të cilën shënohet dita kur është themeluar Izraeli më 15 maj 1948 e kur nga fshatrat e tyre qenë dëbuar qindra mijëra palestinezë.

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem hapet nesër.

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Lajmet e Fundit