8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Arrestohet Artan Abrashi i Vetëvendosjes

Në pikën kufitare në Vërmicë sot është arrestuar anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi. Lajmi e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për medie.

Sipas VV-së, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.

“Sistemi gjyqësor dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të keqpërdoren nga ky pushtet kriminal, duke përndjekur e arrestuar aktivistë të Lëvizjes për aksione të mëhershme politike. Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar”, thuhet në komunikatën e VV-së, teksa bëjnë thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë.

“Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”, përfundon kumtesa e VV-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit