19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Nuk duhet të lejojmë veteranë të Kukësit e të Bllacës

Xhevat Klaiqi

Statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e kanë fituar diku 50 mijë persona. Sa e paimagjinueshme dhe e çuditshme!

Sa shumë ushtarë paskemi pasur e nuk e paskemi ditur!

Prokuroria e Kosovës duhet patjetër të merret me këtë çështje sa kriminale aq edhe përbuzëse për luftën dhe njerëzit që me të vërtetë luftuan dhe dhanë gjithçka nga vetja, e shumë nga ata dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Askush nuk mund ta përbuzë në këtë mënyrë luftën dhe mundin e atyre që luftuan dhe e fituan statusin e veteranit të vërtetë. Nuk duhet lejuar që të bëhet veteran asnjë, ama bash asnjë njeri i cili luftën e ka shikuar nga TV-ja ose nga kampet e refugjatëve.

Vërtet sikur Kosova të kishte 50 mijë ushtarë të uniformuar, atëherë pse na është dashur intervenimi ushtarak i NATO-s, a vetëm sa për të na i marrë “meritat e fitores”, mbi shtetin paramilitar serb.

Më ka rënë të lexoj në profile të ndryshme të “FB” se XY personi e ka fituar statusin e veteranit edhe atë pa qenë kurrë në Kosovë gjatë luftës e të mos flasim për pjesëmarrje në luftë ose se është bërë veteran vetëm e vetëm se paska mbledhur mjete financiare nga bashkatdhetarët tanë. Atëherë shtrohet pyetja: e këta inkasantët që punuan shumë vite në Kosovë për mbledhjen e 3% athua edhe këta duhet të jenë veteranë të luftës?

A thua si do ta ndjejnë veten ata njerëz të cilët Qeveria në ekzil i mashtroi me marrjen e shumave të mëdha parash në emër të luftës? Shtrohet pyetja tjetër se a më veteran është ai që i dha ato para për luftë apo ai që i mblodhi ato para nga njerëzit të cilët ndanë nga kafshata e gojës për ta ndihmuar luftën?

E them me përgjegjësi të plotë se unë dhe shumë njerëz që i njoh kemi punuar shumë vite para këtyre “veteranëve” të kampeve të Bllacës dhe të Kukësit ku kemi punuar dhe kemi qenë të armatosur për t’i mbrojtur lagjet tona nga bandat vrastare çetnike, neve që e mbajtëm gjallë shkollën shqipe për vite të tëra nuk na takon asgjë përveç një letërnjoftimi të shtetit të Kosovës e të cilin duhet ta paguajmë me para.

Shumë bile, gjysma nga ky numër i veteranëve duhet vullnetarisht të lajmërohen dhe të hiqen nga lista e veteranëve në të kundërtën Prokuroria e Shtetit duhet të angazhojë njerëz lagje më lagje e të dihet saktë se kush janë ata manipulator.

Një ditë, një mik i imi në “FB” e të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, ma dërgoi regjistrin e parave të cilat i ka dhënë për Kosovën dhe nga gjithë ato para që ka dhënë nuk ka fituar së paku ta shkollojë një fëmijë me ndonjë bursë nga shteti, sepse këto bursa ndahen nga kryetarët e komunave dhe u jepen së pari militantëve partiakë, pastaj fëmijëve të atyre që kurrë asnjë cent nuk e kanë dhuruar as në 3%, as në fondin “Vendlindja thërret”.

Më Shumë

Prizrenin e pushtojnë lypsarë nga Kukësi e Tropoja, Policia: Pa kontrolle kufitare nuk zgjidhet çështja

Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, mes turistëve të shumtë, gjen çdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë. Shumica dërrmuese e tyre...

Sunny Hill Festival nis sonte

Sonte nis festivali muzikor Sunny Hill Festival në Prishtinë, ku do të performojë ylli botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa. Kjo ngjarje kulturore mbledh adhuruesit...

Lajmet e Fundit