-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

20-vjetori i sulmeve terroriste në ShBA

Sulmet e 11 shtatorit 2001 ndodhën brenda një periudhe prej më pak se 102 minutash, duke shkaktuar vdekjen e 2,996 njerëzve në atë ditë. Ky është sulmi më i rëndë terrorist në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Joe Biden do të vizitojë tri vendet ku u ndezën shkëndijat e luftës: qyteti i Nju Jorkut, ku në orën 8:46 të mëngjesit të një dite shtatori me diell, një avion i kompanisë American Airlines u përplas në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe ku, 17 minuta më vonë, një avion i kompanisë United Airlines goditi kullën jugore, shkruan “Epoka e re”.

Ai gjithashtu do të vizitojë Pentagonin, ku 34 minuta më vonë, u përplas një avion i kompanisë American Airlines.

Ndërsa nënpresidentja amerikane Kamala Harris do të vizitojë memorialin në Shanksville të Pensilvanisë, ku u rrëzua avioni i katërt i rrëmbyer, i kompanisë United Airlines.

Zëvendës këshilltarja e sigurisë kombëtare Elizabeth Sherwood-Randall thotë se ajo që ka rëndësi, ndërsa bota po kalon dy dekada nga sulmet e 11 shtatorit 2001, është se nuk ka pasur një sulm tjetër të madh terrorist në ShBA.

Më Shumë

Fletëvotimet e dyshimta në Rahovec, Kryeziu i quan lëshime teknike: E kemi paraqitur rastin

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën  “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja. Menaxheri i kësaj qendre, Sakip...

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan plot 100 aksidente. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 26...

Lajmet e Fundit