9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Tri aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Prizren

Në Prizren janë raportuar tri aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën Transit, në mëngjes.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me vozitës meshkuj shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndim trupor ka pësuar njëri vozitës i cili është dërguar dhe mbetet në tretman mjekësor në qendrën rajonale mjekësore në Prizren. Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, njofton policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në rr. “Sylejman Vokshi” po ashtu në mëngjes.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një automjeti me vozitës mashkull shqiptar dhe një këmbësori në lëvizje moshë e mitur femër shqiptare. Këmbësorja ka pësuar lëndim trupor ku edhe ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën rajonale mjekësore Prizren. Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Mohlan të Prizrenit para mbrëmjes. “Raportohet aksident trafiku në mes të një automjeti me vozitës mashkull shqiptar dhe një biçiklisti me drejtues moshë e mitur mashkull shqiptar”, njofton policia.

Çiklisti ka pësuar lëndim të rëndë trupor ku edhe ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën rajonale mjekësore në Prizren, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetën.

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit