17.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

30 ditë paraburgim për Burdushin

Sipas aktvendimit të Gjykatës së Prizrenit, Burdushi do qëndrojë në paraburgim deri më 28 gusht, pasi që pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Prizrenit ka vendosur që Hysri Peqanin “Burdushin”, ta lë 30 ditë prapa grilave.

Paraburgimi prej një muaji i është caktuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe veprën penale “shantazhi”.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me prokurorinë, ku pjesëtarët e Policisë kanë arrestuar Peqanin në lokalin ku ai kryen veprimtarinë e tij.

Lajmin për arrestimin e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përkatësisht, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

Gjyqtari i procedurës paraprake Luan Berisha, ka konsideruar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Në këtë rast Prokuroria dyshon se prej datës 17 mars e deri me datën 26 korrik 2019 në biznesin e tij “Burdushi Shpirtëror”, ka ushtruar veprimtarinë e tij të kundërligjshme, duke u thirrur si “mjek popullor” ka ofruar shërbimë mjekësore, pa pasur kualifikime apo licencë të posaçme ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dyshimi tjetër i Prokurorisë është se me datë 11 prill 2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror e kishte kanosur të dëmtuarën F.S, me arsyetimin se do të zbulojë gjëra në lidhje me të dhe familjen e tezes së saj.

Si vazhdim i kësaj, e dëmtuara ia kishte kërkuar shumën prej 2 mijë eurove, ndërsa i pandehuri Hysri derisa nuk kishte pranuar të ja kthejë paratë njëkohësisht e kishte kanos të dëmtuarën, duke i thënë që nëse e lajmëron rastin në polici ai do ta thërret familjen e tezes së saj për ti treguar se për çka është fjala.

Bëhet e ditur se vitin e kaluar, Hysri Peqani ishtë dënuar me 1 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit, e gjithashtu gjykata e Prizrenit për tri vitet e ardhshme i’a kishte ndaluar atij ushtrimin e profesionit.

Më Shumë

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit