7.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

300 afganët e parë në Shqipëri pritet të mbërrijnë sot në orën 17:00

Nuk dihet numri i saktë, por rreth 2 mijë afganë pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Top Channel ka mësuar se 300 afganët e parë pritet të vijnë në vendin tonë rreth orës 17:00.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në Shqipëri të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë.

Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët. Mësohet se shumë prej tyre do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti. Veç Qytetit Studenti, një tjetër skenar përfshin edhe strehimin e një pjesë të tyre në disa hotele në qytetin bregdetar të Durrësit, edhe pse kapacitetet e strukturave akomoduese janë më të kufizuara për shkak të fluksit të turistëve.

Talebanët morën kontrollin e Afganistanit para dy ditësh pas tërheqjes së trupave amerikane. Udhëheqësit afganë dhe bashkëpunëtorët me vendet e huaja janë larguar nga vendi pasi atje u rrezikohet jeta nga hakmarrja e talebanëve. Mijëra afganë kanë pushtuar aeroportin e kryeqytetit, Kabulit, i cili është ende nën kontrollin e forcave ndërkombëtare, në përpjekje për tu larguar nga vendi. /TCH/

Më Shumë

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit: Plagë e hapur që kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një ndër ngjarjet...

Lajmet e Fundit