Në Zhur u mbajt dëgjimi publik rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022

Dje është mbajtur dëgjimi i tretë publik për hartimin e buxhetit për vitin 2022, në fshatin Zhur, me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës.

Mbledhjen e hapi kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, më pas mbledhja vazhdoi me prezantimin e drejtoreshës së Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti, e cila dha informacione në lidhje me buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, si dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2022-2024.

Më tej, drejtoresha njoftoi për buxhetin komunal për subvencionet, duke dhënë informacione të hollësishme në lidhje me vlerat e ndara gjatë tre viteve të fundit për OJQ dhe shoqata.

Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe drejtorët komunal, të cilët pranuan propozimet dhe kërkesat e banorëve të këtij rajoni.

Ky është dëgjimi i tretë publik për për hartimin e buxhetit për vitin 2022

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit