25.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

32 të dyshuar për përkrahje të ISIS-it, para drejtësisë

Tridhjetë e dy kosovarë, të dyshuar se kanë luftuar përkrah militantëve të grupeve terroriste “Al-Nusra” dhe ISIS do të dalin sot para drejtësisë.

Emrat e tyre janë radhitur në tri aktakuza të ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës për shkak të menaxhimit më të lehtë të rastit. Të pandehurit, të cilët vijnë nga regjione të ndryshme nga tërë Kosova dyshohen për vepra të njëjta penale.

Shumica dyshohen se kanë qenë pjesë e organizatave terroriste “Al-Nusra” e ISIS, dhe si të tillë janë trajnuar në kampe të ekstremistëve dhe kanë luftuar përkrah grupeve terroriste në Irak e kryesisht në Siri.

Shumica prej tyre, gjatë deklarimeve dhënë para prokurorit të rastit Blerim Isufaj, e kanë mohuar që kanë qenë pjesë e grupeve terroriste, derisa janë arsyetuar se kanë shkuar në Turqi për biznese të ndryshme, shkruan ‘Zëri’.

Por ka edhe të tillë, që e kanë pranuar se kanë qenë në Siri por thonë se kanë qenë të mashtruar.

32 të dyshuarit, disa në paraburgim, disa në arrest shtëpiak e disa nën masën e lajmërimit në stacion policor, këtë javë kanë qenë në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore. Për 21 prej tyre është mbajtur seanca përgatitore derisa seanca për 11 të pandehur të tjerë e paraparë për t’u mbajtur të mërkurën është shtyrë për të premten (sot).

Kujtim Bytyqi (34), Hadi Nura (27), Besim Shabani (33), Betim Ibrahimaj (28), Adil Bushi (28), Ekzon Latifi (21), Jetmir Bushi (25), Artan Kadriu (28), Bekim Halili (41), Zejadin Berisha (31) dhe Jeton Hajdini (40) pritet të paraqiten në gjykatë te gjyqtarja Hajrije Shala. Kjo e fundit, seancën e planifikuar për të mërkurën e ka shtyrë për të premten në mungesë të të akuzuarit Jeton Hajdini. /Zëri/

Më Shumë

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin...

Fury – Usyk: Sonte meçi i gjigantëve të boksit/ Ja kur dalin në ring boksierët

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të...

Lajmet e Fundit