18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin u shpallën fajtorë Orhan dhe Albert Ademaj. Të dy u dënuan me 35 vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, Apeli tashmë ka vendosur që këtë çështje penale ta kthejë në rigjykim e vendosje, duke e anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/776367217955014

Në vendimin e siguruar nga Sinjali thuhet ankesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të mbrojtësve të dy të akuzuarve janë aprovuar si të bazuara.

Pas vlerësimit të pretendimeve ankimore nga ankesat e ushtruara, Apeli ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe shkelje të tjera që kushtëzojnë anulimin e tij.

Apeli ka vlerësuar se dispozitivi i aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren nuk është i qartë, nuk është i kuptueshëm dhe se është dashur të vërtetohet ekzistimi i vëprës penale të vrasjes së rëndë.

Në aktvendim po ashtu thuhet se shkeljet esenciale nga Gjykata në Prizren kanë ndikuar në vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

“Si rezultat i manifestimit të shkeljeve esenciale te dispozitave të procedures penale, si dhe shkeljeve të tjera sikurse janë se gendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, dhe se aktgjykimi përfshihet edhe me shkeljet e ligjit penal, edhe vendimi për marrjen e sanksionit penal, nuk është i drejtë.- thuhet në fund të aktvendimit.

Ndryshe, me aktvendim të posaçëm ëahtë vendosur që dy të akuzuarve t’u vazhdohet masa e paraburgimit.

/GazetaSinjali/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë

Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku. Kështu bën me dije raporti i policisë. Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar...

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit