Fillon ndërtimi i disa tualetëve publike para objektit të administratës në Prizren

Të hënën e 20 majit, punimet për ndërtimin e tualetëve publike filluan para objektit të administratës komunale në Prizren.
Komuna e Prizrenit, në partneritet me organizatën USAID, ka nisur implementimin e projektit për ndërtimin e këtyre tualetëve.
Nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi, shprehu gëzimin për fillimin e këtij projekti të nevojshëm për qytetin, duke theksuar rëndësinë e tij në kontekstin e zhvillimeve urbane. Detajet për projektin, i cili ka një vlerë prej 135 mijë eurove, me 20% financim nga USAID-i, u prezantuan nga drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj. Drejtoresha ekzekutive e OPDMK, Antigona Shestan, shprehu gëzimin për fillimin e ndërtimit të tualetëve, duke theksuar kërkesat e komunitetit për këtë infrastrukturë të rëndësishme, veçanërisht për personat me nevoja të veçanta.
Përveç OPDMK-së, edhe organizata të tjera shoqërore në Prizren kanë bërë thirrje për përmirësimin e situatës së tualetëve publike në qytet./TV Prizreni

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit