5.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

32 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

Sot 32 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve te Verrat e Llukës në komunën e Deçanit.

Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndërshqiptare.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër shqiptarë.

Për këtë ngjarje dhe dukuri një prej nismëtarëve për pajtimin e gjaqeve, Lulëzim Etemaj, ka botuar një monografi.

Më Shumë

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit