8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Sekuestrohen armë nëpër dasma, policia bën apel për mospërdorimin e tyre

Në Prizren është sekuestruar një pistoletë me gaz pasi me të njëjtën një person ka shtënë në ajër në një gazmend familjar.

Policia pasi e ka pranuar informatën se në fshatin Korishë ka gjuajtje me armë zjarri ka shkuar në vend të ngjarjes ku është identifikuar personi që ka shtënë në ajër si dhe është gjetur arma.

I dyshuari e ka pranuar veprën dhe kundër tij është filluar procedura penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë javës së fundit është konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve që kryesisht janë përdorur në ahengje familjare.

Prandaj, policia ka bërë sërish apel te qytetarët që të mos përdorin armët e zjarrit as në të tilla raste.

“Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend, shkakton rrezik për qytetarët, andaj Policia e Kosovës është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen”, thotë njoftimi

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Lajmet e Fundit