Slavia i ndërpret Ballkanit ëndrrën evropiane

Ballkanit i duhet të mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Conference League. Klubi kosovar ka dështuar të përfshihet në gjashtëmbëdhjetëshen më të mirë që do të përpiqen që ta fitojnë këtë garë.

 

Ëndrrën e Ballkanit e ka ndërprerë humbja nga Slavia Prague të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0.
Deri te goli çekët kanë ardhur në minutën e shtatëdhjetë e pestë kur ka realizuar Lingr.
Në minutën e pesëdhjetë e tetë Ballkani ka kërkuar penallti, por gjyqtari ka heshtur. Ermal Krasniqi e ka liruar fushën, ku deri te lëndimi erdhi një ndërhyrje e mbrojtjes mysafire.

Sikur Krasniqi të shënonte nga një rast në përfundim të pjesës së parë, atëherë rrjedha e lojës mund të ishte ndryshe, por kjo nuk ka ndodhur.
Slavia e ka dominuar lojën me krijim të rasteve, ani se Ballkani e ka poseduar më shumë topin.
Aktualisht tabelën e grupit G e kryeson Sivasspor me dhjetë pikë, që pasohet nga Cluj me shtatë pikë, pastaj vjen Slavia që gjithashtu ka shtatë pikë dhe Ballkani e fundit me katër pikë.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit