13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Armë të shumta ilegale: Arrestohen edhe dy persona në Prizren e Skenderaj

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Sinjali mëson se vetëm mbrëmjen e së hënës, Policia ka zbuluar disa persona, në Prizren e Skenderaj, që janë kapur me armë ilegale.

Fillimisht në Prizren, Policia ka kapur një 19-vjeçar, i cili pasi u kontrollua nga zyrtarët policorë, iu gjet një armë e ftohtë, thikë, që u sekuestrua, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave, ndaj të njëjtit është iniciuar rasti me urdhër te Prokurorit të Shtetit.

 

 

Ndërsa rasti tjetër u zbulua në fshatin Prekaz i Epërm i Skenderajt, ku Policia ka kryer bastisje pas denoncimit të një rasti, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit. Gjatë kontrollit në këtë shtëpi, është gjetur një armë dhe disa fishekë, që dyshohet se i ka poseduar pa autorizim pronari i shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit