15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Prishtina e eliminoi Ballkanin, Llapi kalon në gjysmëfinale me penallti

Prishtina, Llapi, Vushtrria dhe Gjilani janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

 

Prishtina ka mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi”. Rezultatin e zhbllokoi Kreshnik Uka nga penalltia në fund të pjesës së parë, derisa fitoren e bardhekaltërve e vulosi Genc Hamiti, në minutën e 58-të. Gjilani fitoi me lehtësi në duel me Trepçën’89 në “Riza Lushta”, me rezultat 5:1, ndeshje në të cilën spikati kapiteni Albert Dabiqaj, i cili realizoi pesë gola. Ndërkaq, golin e vetëm për “minatorët” e realizoi Ardian Muja. Punë shumë më të vështirë pati fituesi i këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi në duel me Malishevën në “Zahir Pajaziti”. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina biletën për gjysmëfinale e siguroi vetëm pas penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2, rezultat i cili mbeti i pandryshuar edhe në vazhdime. E në serinë e penalltive më me fat ishin llapjanët, të cilët fituan 6:5. Në mesin e katër skuadrave më të mira në garat e kupës u përfshi edhe skuadra e Ligës së Parë, Vushtrria, e cila në çerekfinale e mundi skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin, me rezultat 1:0.

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Lajmet e Fundit