9.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea këtë verë

Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea këtë verë, ka konfirmuar Giuseppe Marotta, drejtori menaxhues i Inter-it.

Belgu u dërgua në huazim te ish-klubi i tij vitin e kaluar nga Chelsea, pasi dështoi të tregojë veten në Londër pas transferimit prej 97 milionë paundësh nga klubi italian në vitin 2021.

Vendimtar në fushatën e fitimit të Scudetto-s së Inter-it 2020-21 nën Antonio Conte-n, Lukaku nuk ka arritur të përmbushë ato standarde të larta dhe do të kthehet sërish te Chelsea këtë verë.

“Huazimi ishte për një sezon, kështu që më 30 qershor, pavarësisht se sa mirë luan, ai do të kthehet te Chelsea”, tha Marotta për “Sky Italia”.

“Ky ka qenë një sezon i paprecedentë. E kam fjalën sigurisht për Kupën e Botës. Problemet që kemi përjetuar i kanë përjetuar edhe klubet e tjera dhe lojtarët që luajtën në Kupën e Botës”.

“Lukaku është një shembull i tillë. (Marcelo) Brozovic nuk është Brozovic që ne njohim. Lukaku nuk e ka gjetur aftësinë që i nevojitet për të luajtur futbollin e tij më të mire. Ai nuk është ende në maksimumin e tij apo lojtari që kemi parë në vitet e kaluara”, shtoi Marotta.

Siç është vënë në dukje nga Marotta, sezoni i Lukaku-t me Inter-in është dështuar nga çështjet e fitnesit dhe pikëpyetjet që rrethojnë përshtatshmërinë e tij si numri nëntë i nivelit të lartë.

Ai ka humbur 12 ndeshje në Serie A këtë sezon për shkak dëmtimi, ndërsa kur ka luajtur shpesh është shfaqur i ngadaltë, duke i munguar ritmi. Lukaku ka shënuar vetëm tre gola në ligë dhe dy në Champions League.

Me periudhën e tij të fundit te Chelsea që përfundoi në rrethana të vështira pas një interviste vetëm disa muaj pas bashkimit, në të cilën ai deklaroi dashurinë e tij për Inter-in dhe dëshirën e tij për t’u kthyer në Itali, nuk është e qartë se sa ngrohtësisht do ta mirëprisnin tifozët rikthimin e tij.

Ndërkohë, Inter arriti çerekfinalet e Champions League për herë të parë që nga sezoni 2010-11 të martën mbrëma kur siguruan një fitore të përgjithshme 1-0 ndaj Porto. Golin e vetëm e shënoi Lukaku.

“Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme, grupi u bashkua dhe luajtëm një ndeshje të mrekullueshme”, tha Simeone Inzaghi pas barazimit 0-0 në Portugali, pasi i mundi 1-0 në shtëpi tre javë më parë.

“Ishte pjesë e parë e shkëlqyer. Në pjesën e fundit të ndeshjes vuajtëm të gjithë bashkë. Në futboll, fati vlen relativisht, por në të dy ndeshjet, ne e merituam kalimin në çerekfinale. Tani, është e drejtë të shijojmë një vepër që ka munguar prej kohësh”, theksoi trajneri. Albanian Pos

Më Shumë

Prizreni ngrohet përnjëmend nga dielli (VIDEO)

Arbana së shpejti pritet të bëhet burim i nxehtësisë për Prizrenin.   Në 10 hektarë tokë, do të shtrihet projekti për ngrohtoren e qytetit financuar nga...

Kurti raporton sot në kuvend për takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Seanca nis në ora...

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit