7.8 C
Prizren
E enjte, 31 Tetor, 2024

Kabashi emocionohet duke folur për Komandant Drinin: Dora që e vrau nuk ishte shqiptare

Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Kabashi, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për shokun e tij të luftës, Ekrem Rexha i njohur edhe si komandant Drini. Ai, gjatë kohës kur foli për të u emocionua dhe nuk mund t’i mbante lotët teksa kërkonte drejtësi për vrasjen e tij.

Rexha ishte vrarë pas lufte afër shtëpisë së tij në Prizren, ndërsa ende nuk ka të dënuar për këtë rast. Kabashi, tregon se ai ishte plagosur dy herë edhe gjatë luftës dhe se disa njerëz që janë burgosur për vrasjen e tij nuk kanë dalë fajtor.

“Edhe na si shokë i kemi thënë vazhdimisht se. Ka qenë i plagosur dy herë në luftë. Uroj të gjenden ekzekutorët. Ata njerëz që kanë rreh gjoks se unë e kam vrarë kanë hongër burg dy-tri vjet. Për ato fjalë kanë shku në burg. Përndryshe ende nuk është gjet. Unë besoj se edhe policia e Kosovës dhe organet kanë fakte të mjaftueshme. Sepse asgjë në fund është statisfaksion për të gjithë”, tha ai.  

Kabashi shtoi se humbja e “Drinit” është mëkat dhe se ka humbur edhe Kosova pasi ai ka qenë vizionar i madh. Ai tha se nuk ka mundur të jetë shqiptar ai që e ka vrarë atë.

“Admirimi për Drinin vazhdon ende. Është gjynah, gjynah për Kosovën. Është i papërsëritshëm. Kanë me kalu vite dhe dekada për të krijuar një kuadër të tillë. Është gjynah i madh një njeri i tillë. Veq shqiptar nuk është ai që e ka bërë këtë. Jam i bindur. Nuk mund të flas një orë për të. Është figurë komplekse. Cdo preokopim i tij, ka cilido aspekt. Duhet të flitet për orë të tëra sepse ka qenë vizionar i jashtëzakonshëm. Cdo fjalë e tij, cka ka thënë ai. Është bërë realitet”, shtoi ai.

Teksa u pyet se kujt ka mundur t’i pengojë Ekrem Rexha, ai është përgjigjur kështu.

“Serbët. Serbia. Sepse e ka pasur rrezik permanent”, përfundoi Kabashi. /Gazeta Express/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe programi i USAID-it nisin partneritetin për edukim dhe praktika në drejtësinë komerciale

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe programi i USAID-it Drejtësia Komerciale janë pajtuar për bashkëpunim në këtë fushë të drejtësisë. Sipas njoftimit të Universitetit, ky memorandum...

Anëtarja e trupit gjykues jashtë vendit, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për garat automobilistike ku mbetën të vdekur tre persona

Në mungesë të anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi, është shtyrë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku...

Lajmet e Fundit