8.3 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

“Rumania mund të humbasë ndeshjen me Kosovën 0-3, sipas nenit 14 të Kodit Disiplinor të UEFA-s

Rumania triumfoi 2-0 ndaj Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 e luajtur në “Arenën Kombëtare” dhe e ndërprerë pasi një grup ultras “Të bashkuar nën trengjyrëshin” shkaktoi pezullimin e përkohshëm të lojës.

Botimi spanjoll “Mundo Deportivo” (MD) ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në Rumani – Kosovë.

“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do të hapë një hetim të jashtëzakonshëm në lidhje me incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, thotë media spanjolle.

Ndeshja u ndërpre për gati një orë pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha në minutën e 19-të, kur tifozët rumunë filluan të thërrisnin “Serbi, Serbi” dhe u shfaq një pankartë “Kosova është Serbi”. Rumania është një nga vendet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

 

 

“Do të duhet të presim përfundimet e seancës, por federata rumune e ekspozon veten ndaj sanksioneve të rënda. Neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s thotë se federatat kombëtare janë përgjegjëse për ‘shqetësimin dhe braktisjen e fushës’”, vijon MD.

“Përveç kësaj, neni 14, në lidhje me aktet raciste, thotë qartë se ‘nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyen ose sulmojnë për arsye racore, fetare, etj.’, ata janë përgjegjës për mbylljen e pjesshme të stadiumit të tyre, përveç kësaj dhe një gjobë”.

Por vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale të stadiumit për një ose më shumë ndeshje. Dhe madje edhe humbja e ndeshjes 0-3 në “tavolinë”.

“Për më tepër, neni 16 i ligjit dhe rendit dhe sigurisë i UEFA-s e mban përgjegjës shoqatën pritëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e ‘gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër të transmetimit të një mesazhi provokues dhe veçanërisht atyre me ton politik, ideologjik apo fetar’”,  Albanian Post

Më Shumë

E trishtë: Varroset sot i riu 17-vjeçar që humbi jetën me motor në Prizren

  Sot në orën 16:00 do të varroset në varrezat e Arbanës i riu 17-vjeçar nga Prizreni, i cili humbi jetën dje në një aksident...

Puna nuk ndalet, Smajl Latifi vazhdon punën për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi (video)

Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk...

Lajmet e Fundit