10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjet e fundit për këtë vit dhe mori disa vendime me rëndësi

Kuvendi i Komunës së Malishevës, dje  e ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt dhe të fundit për këtë vit kalendarik, ndërsa në këtë mbledhje janë marrë disa vendime me rëndësi. Në këtë mbledhje e cila është drejtuar nga kryesuesi i saj, Argjend Thaçi, para shqyrtimit të rendit të ditës, anëtarët e asamblesë kanë bërë pyetje për çështje të ndryshme, në të cilat janë përgjigjur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtorët e drejtorive.

Më pas, Kuvendi i Komunës së Malishevës, pas shqyrtimeve, i ka miratuar listën e pronave të paluajtshme të komunës, si dhe e ka shpallur një zonë me interes të përgjithshëm publik, e që ka të bëjë me hapjen e një rruge që lidhë vendbanimet Lladroc me Fshat të Ri. Gjithashtu në këtë mbledhje, KK i Malishevë ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Bujqësi, për caktimin e varrezave për kafshët, të cilat duhet të asgjësohen në rastet specifike, si dhe ka shfuqizuar vendimin për miratimin e planit të integritetit, pasi me ndryshimet e reja legjislative, ky plan, miratohet nga kryetari i komunës.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, i ka miratuar edhe dy kërkesa të qytetarëve.

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Pa gola në “Përparim Thaçi”: Prizreni dhe Rilindja 1974 ndajnë pikët

Prizreni dhe Rilindja 1974 u ndalën në barazim 0:0, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës. Ndeshja u zhvillua...

Lajmet e Fundit