9 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Me fitore të thellë, Trepça i bashkohet Sigal Prishtinës në finale të Superkupës

Sigal Prishtina-Trepça është finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat të thellë 83:61 (27:16, 20:14, 19:10, 17:21).

‘Xehetarët’ e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi e deri në fund ishin në epërsi.

Fituesit aktualë të Superkupës e fituan çerekun e parë 27:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 20:14, për të shkuar në pushim me shifrat 47:30.

Në pjesën e dytë vetëm sa e ngritën epërsinë për të triumfuar 83:61.

Mikaile Tmusiq ishte MVP i ndeshjes me 16 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Finalja Sigal Prishtina-Trepça zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Lajmet e Fundit