9.7 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Kurti uron Sabri Fejzullahun për ditëlindje: Thesar i gjallë i kulturës sonë

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahu, për nder të kremtimit të 77-të vjetorit të lindjes së tij, duke e cilësuar si thesar të gjallë të kulturës shqiptare.

“Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë. E falënderoj për këto rrëfime të paharrueshme nga kujtesa e tij e mrekullueshme dhe për gjithë ato vite të bukura përkushtimi të pakursyer që na ka dhuruar. Gëzuar ditëlindjen dhe shumë suksese të tjera përpara, Sabri”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë për autorin e hiteve të pavdekshme se pak njerëz mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit sikurse Fejzullahu.

“Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj vizite, Sabriu ndau me ne një udhëtim magjepsës përmes gjashtë dekadave të karrierës së tij. Ai e nisi rrugëtimin e tij muzikor më 5 shtator 1965, dhe prej asaj dite ka qenë një forcë e vrullshme që ka formësuar muzikën pop në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar kryeministri.

Kurti ka thënë se ka ndarë bashkëbisedim me Fejzullahun për bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ballkani mposhtet nga Malisheva, titulli larg e më larg

11 pikë larg kreut të tabelës! Kaq është distanca mes Ballkanit dhe Dritës lidere pas humbjes së sotme që suharekasit e pësuan në Malishevë. Skuadra...

Rahoveci promovon efiçiencën e energjisë në Ditën Ndërkombëtare

Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë duke promovuar masat e kursimit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të ripërtërishme....

Lajmet e Fundit