17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Malisheva arrin 100% realizim të investimeve kapitale për vitin 2024

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se kjo komunë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për vitin 2024, duke realizuar 100% të investimeve kapitale të planifikuara.

“Bazuar në raportet financiare, për vitin 2024, ne vazhdojmë të jemi Komuna më e mirë në Kosovë lidhur me investimet kapitale, me 100% të realizimit,” deklaroi Kastrati përmes një njoftimi të tij në Facebook.

Kryetari falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, këshilltarët komunalë dhe administratën komunale për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë vitit. Ai theksoi se ky rezultat është dëshmi e një pune të koordinuar dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve të Malishevës.

“Të unifikuar do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për Komunën dhe qytetarët tanë,” shtoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka...

Lajmet e Fundit