5.2 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

SBASHK-u fton publikisht ministren Nagavci për takim, s’e përjashton mundësinë edhe për grevë të përgjithshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK) i ka dërguar ftesë për takim ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që ta informojnë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat e tyre.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se SBASHK-u ia ka dërguar një sërë shkresash për takim ministres Nagavci, mirëpo sipas tyre Nagavci vazhdon të mos u përgjigjet.

“SBASHK-u ka dërguar shumë shkresa me kërkesën për takime me qëllim që t’ju informojmë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Në vend të vullnetit për takime e bashkëbiseda në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vjet për takim me SBASHK-un”, thuhet në letrën që SBASHK-u ia ka dërguar Nagavcit.

Në letër po ashtu thuhet “Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia”.

Lexoni më poshtë ftesën publike që SBASHK-u ia ka dërguar ministres Nagavci:

Ftesë publike ministres Nagavci për takim me SBASHK-un

Enderuara ministre Nagavci, SBASHK-u të ka dërguar shumë shkresa me kërkesën për takime me qëllim që t’ju informojmë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Në vend të vullnetit për takime e bashkëbisedë në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vjet për takim me SBASHK-un.

Ministre ndoshta të është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit tuaj nuk të kanë njoftuar për kërkesat tona dhe prandaj po të drejtohemi publikisht për të pasur një takim me ne dhe ju lutemi të rezervoni pak më shumë kohë për këtë sepse shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë janë shtuar shumë dhe ne jemi të obliguar të t’i themi të gjitha në atë takim.

Këtë ftesë publike nuk po e bëjmë sa për të pirë nga një kafe e për të bërë fotografi, por për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimor. Po e bëjmë këtë ftesë publike edhe për t’i treguar opinionit se ne jemi për dialog dhe për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për këtë ua kemi drejtuar gjithë ato shkresa në adresën tuaj dhe të shefes së kabinetit tuaj, por juve ju mungon ky vullnet. Ministre, ti e di sa shkresa ua dërguam edhe lidhur me dorëzimin në MASHTI të Draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Të pritëm për disa ditë, por ti as kësaj radhe nuk gjete kohë as 10 minuta për një takim rasti e për ta pranuar një ekzemplar të këtij Drafti. Ne e dorëzuam këtë Draft në MASHTI më 2 tetor dhe një kopje ta dërguam edhe në adresën elektronike më 3 tetor, por ditët po kalojnë ministre e nga ju nuk kemi as edhe një reflektim për këtë çështje.

Ne duke qenë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog, u kemi dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që ata ta mbajnë një takim dhe të na thërrasin neve dhe juve dhe të flasim hapur e të angazhohemi bashkërisht për dialog sepse e kundërta e bashkëbisedave, takimeve dhe dialogut, janë veprimet sindikale dhe kërkesat për to janë duke u shtuar. Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Arrestohet një shqiptar në Vërmicë, kishte dy tajlandeze pa dokumente në veturë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Vërmicë. Sipas policisë ai në veturën e tij kishte dy femra shtetase të Tajlandës pa dokumentacion përkatës...

Javë e vranët në Kosovë – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit