SHKA ‘Malësori’ organizon për herë të dytë ‘Darkën e Lamës’ në Gjonaj të Hasit

Nesër në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj, SHKA “Malësori” organizon për herë të dytë ngjarjen festive “Darka e Lamës”, e njohur si një festë që shënon përfundimin e korrjes dhe feston vitin e bereqetshëm.

Kryetari i shoqatës, Haziz Hodaj, thekson se përgatitjet për të begatuar sofrat me prodhime tradicionale hasjane janë në përfundim, me shpresën për një organizim të suksesshëm.

 

Aktiviteti do të fillojë me hapjen e Muzeut Etnografik të një prej anëtarëve më të vjetër të SHKA “Malësori”, Ramadan Totaj.

Më pas, në mesditë, do të prezantohen gatimet tradicionale hasjane, me fokus të veçantë në ekspozimin dhe shijimin e produkteve vendore. Një program artistik i pasur do ta shoqërojë këtë ngjarje, duke e bërë atë edhe më atraktive.

Një nga atraksionet kryesore do të jetë flia gjigante, simbol i traditës hasjane.

Kryetari Hodaj shpreson që kjo ngjarje të ketë rëndësi të veçantë për zonën e Hasit dhe synon që në të ardhmen të shndërrohet në festë kombëtare. Ai gjithashtu beson se moti i mirë do të kontribuojë në një pjesëmarrje masive.

“Darka e Lamës” në Gjonaj, e cila vitin e kaluar arriti një rekord me flinë gjigante dy metra – më e madhja ndonjëherë në hapësirat mbarëshqiptare – tashmë është një ngjarje kulturore e rëndësishme për komunitetin./TV Prizreni/

 

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Lajmet e Fundit