8.9 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Dy muaj para zgjedhjeve, a është gjithçka gati?

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të vitit që vjen. E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare menjëherë pasi është caktuar data e mbajtjes së tyre.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ai u shpreh se momentalisht kanë vetëm të dhëna nga lista preliminare e votuesve, dhe sipas saj numri i qytetarëve me të drejtë vote në Republikën e Kosovës është 2 milionë 47 mijë e 148 votues.

“Janë më shumë se 160 mijë votues në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021”, u shpreh Elezi.

Tutje ai tregoi se për herë të parë do të kemi krijimin e qendrave komunale të numërimit, të cilat do të vendosen në qendra sportive nga një për çdo komunë, që do të shërbejnë për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Ndryshimi tjetër në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme që ka të bëjë drejtpërdrejt me votuesin, sipas Elezit është edhe numri i kandidatëve që një votues ka të drejtë të votojë në ditën e zgjedhjeve.

“Fillimisht është e domosdoshme që votuesi të zgjedhë në anën e majtë të fletëvotimit një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë. Në zgjedhjet e kaluara ky numër ka qenë deri në pesë kandidatë”.

“Ndryshime të tjera në ligj kanë të bëjnë edhe me votimet jashtë Kosovës. Ka ndryshime thelbësore, ka edhe lehtësira shumë të mëdha sa i përket procesit, fillimisht regjistrimit të diasporës. Në zgjedhjet e kaluara ka pasur vetëm një mënyrë votimi dhe ajo ka qenë dërgimi i pakos me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë. E me ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme janë edhe dy mundësi të tjera: është votimi në përfaqësi diplomatike dhe mënyra tjetër është dërgimi i pakos me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme. Do të jenë gjithsej 22 kuti postare që planifikohet të hapen në shtete të ndryshme të botës”, sqaroi Elezi./klankosova.tv

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Nga plumbi qorr dëmtohet xhami i një dritareje në Prizren, identifikohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren. Në raportin policor thuhet se nga një predhë...

3 milionë euro dëme, Kelmendi reagon pas djegies së ETC-së në Suharekë, “kam disa pikëpyetje”

Pronari i rrjetit të marketeve, ETC, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas djegies së objektit të ETC-së në Suharekë. Kelmendi në një postim në Facebook, ka...

Lajmet e Fundit