4.4 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

LDK-ja hap zyra të reja për fushatën zgjedhore në Prizren dhe Has

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur hapjen e zyrave të reja në Prizren dhe fshatra të ndryshëm për të zhvilluar fushatën zgjedhore për datën 9 shkurt.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, tha  se kjo është një mundësi për të zgjeruar ndikimin e partisë dhe për të afruar programin e saj me qytetarët e Kosovës.

“Ne kemi nisur me fshatin Gjonaj dhe do të vazhdojmë me hapjen e zyrave në lagje dhe fshatra të tjera të Prizrenit. LDK është duke u shtrirë tek secila familje, për t’i ofruar një alternativë të qartë dhe të realizueshme për qytetarët”, tha Selmanaj.

Ai gjithashtu theksoi se rajoni i Hasit dhe Prizrenit do të udhëheqin ndryshimin e madh që do të sjellë LDK, duke përmendur rëndësinë e mikpritjes dhe mbështetjes që kanë marrë gjatë këtyre aktiviteteve.

Me këtë fushatë, LDK synon të rrisë përkrahjen dhe të arrijë një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Marketing

 

Më Shumë

Ismet Kryeziu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Prizren

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar përsëritjen e procesit zgjedhor në Prizren. Ai ka thënë se është manipuluar vullneti qytetar, me prekjen e 60...

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Lajmet e Fundit