13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një përforcim të ri pas largimit të Robert Rikiq, duke lënë të hapur mundësinë për një lojtar të pestë.

Vendimi final pritet të merret nga trajneri i ri, Saša Jankovic, i cili tashmë ka filluar të ndikojë në ekipin prizrenas pas prezantimit të sontëm.

Bashkimi, që gjatë fundjavës mposhti thellë rivalin lokal P.C. Prizrenin, ka arritur të barazohet me pikë me Trepçën në krye të tabelës pas humbjes së mitrovicasve nga Vëllaznimi. Me këtë formë të lartë dhe mundësinë për një përforcim tjetër, Bashkimi synon të konsolidojë forcat për pjesën finale të kampionatit.

Tifozët e klubit prizrenas, po presin me interes të madh çdo lëvizje të re, që mund të rrisë më tej performancën e ekipit në vijim të sezonit, që sivjet po kërkon minimalisht një trofe. /AsistiOnline.com/

Marketing

Më Shumë

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit