17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

41-vjeçari vdes në spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

Një 41-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit.

Ai po trajtohej aty që disa ditë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi.

Viktima ishte në trajtim për shkak se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale./Klankosova.tv

Më Shumë

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit