Rrahën mes vete dy grupe në Prizren, lëndohet njëri dhe tre të tjerë dërgohen në mbajtje

Dy grupe të personave janë sulmuar mes vete ku si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Pjesëmarrje në turmë që shkakton vepër penale dhe huliganizëm”.

“Janë sulmuar mes veti dy grupe të personave dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Marketing


Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit