21.3 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Komuna e Mamushës dhe Islamic Relief Kosova shpërndajnë pajisje bujqësore për 155 fermerë

Komuna e Mamushës dhe Islamic Relief Kosova në kuadër të bashkëpunimit në projektin “Mbështetja e fermerëve të Mamushës me mjete bujqësore” kanë shpërndarë mjete të avancuara për bujqit e kësaj ane.

Sipas njoftimit, ky angazhim synon të mbështesë zhvillimin e bujqësisë lokale.

“Si pjesë e këtij projekti, 155 bujq janë pajisur me plugje të thella me pesë leva dhe disqe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mamushës.

Këto pajisje janë shpërndarë në ceremoninë, ku ka marrë pjesë Kryetari i Komunës, Abdülhadi Krasniç, dhe përfaqësues nga Islamic Relief Kosova. Me këtë rast janë nënshkruar kontratat me bujqit përfitues, për të garantuar shfrytëzimin e duhur të pajisjeve.

Kryetari Krasniç, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova gjatë këtij viti janë mbështetur gjithsejtë 242 bujq me pajisje bujqësore.

Ai është shprehur mirënjohës për këtë mbështetje, që sipas tij kontribuon në zhvillimin e sektorit bujqësor në Mamushë.

“Këto pajisje janë një investim i rëndësishëm për bujqësinë lokale dhe jam i bindur se do të ndihmojnë fermerët në punën e tyre të përditshme. Ne do të vazhdojmë mbështetjen jo vetëm për bujqit, por edhe për sektorët e tjerë të ekonomisë lokale”, është shprehur Krasniç, raporton Telegrafi.

Ky projekt sipas organeve komunale pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen e prodhimit dhe të cilësinë së produkteve bujqësore.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/626637926787976


Më Shumë

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit