10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Tërnava: Edhe pak orë fillon Ramazani, muaji i gëzimit, shëndetit dhe paqes

 

Në një paraqitje për media, ai ka përmendur disa prej të mirave dhe begative që sjellë ky muaj.

“Besimtarët myslimanë me të drejtë e përjetojnë me përkushtim ardhjen e muajit të mirësisë, devotshmërisë, sakrificës, dhe faljes së mëkateve. Muaji që na paraqet gëzim, begati, lumturi, shëndet dhe paqe si te fëmijët, të rinjtë tek gjyshi e gjyshja, tek nëna dhe babai. Andaj, porositemi që të shtojmë adhurimet dhe veprat e mira”.

“Kanë mbetur edhe pak orë e të shfaqet në tërë botën gjysmë hëna e muaji Ramazan, muajin që e dëshirojnë zemrat dhe shpirtat e besimtarëve, muaji që me mall e presim ardhjen e tij për t’iu bashkuar në mëshirë dhe falje, një muaj që begaton edhe më shumë sofrat tona. Për besimtarët është një dëshirë e madhe që t’i shfrytëzojmë të mirat e veçanta që sjellë ky muaj”, ka thënë Tërnava.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit