8.2 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Burimit në komunën e Malishevës

 

Në nderim të martirëve, sot u mbajtën homazhe dhe u bënë nderime në varrezat e të rënëve në Dragobil dhe në vendin e ngjarjes në Burim.

Përveç familjarëve, në këtë ceremoni morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me kabinetin qeveritar të komunës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, si dhe shumë qytetarë.

“Dëshmorët dhe martirët e rënë në luftë janë drita e pavdekshme që ndriçon rrugën e lirisë. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e kombit, liri e cila është fituar me gjakun e tyre”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, gjatë homazheve.

Më 31 mars 1999, në Burim, tek vendi i quajtur “Vrella e Mëhillit” dhe përreth, forcat serbe ekzekutuan, masakruan dhe dogjën 42 qytetarë të pafajshëm. Kjo masakër është një nga krimet më të mëdha të regjistruara në këtë periudhë në Komunën e Malishevës.

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Refuzohet paraburgimi ndaj drejtorit të “Ekoregjonit”, Burim Shala

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të "Ekoregjonit", Burim Shala. Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e...

Lajmet e Fundit